Aktorja Lucy Liu, së shpejti me një yll në "Walk of Fame", në "Hollywood"

2018-07-16 15:05:27 CRI Komenti juaj Printoni

插入图片

Aktorja amerikane me origjinë kineze, Lucy Liu, është një ndër figurat e njohura të industrisë së argëtimit në botë, e cila është zgjedhur të hënën për të pasur një yll në "Walk of Fame" në Hollivud në vitin 2019. Përfshirja në rrethin e të famshmëve të Hollivudit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në karrierën e një artisti.

Lista e anëtarëve të rinj u bë publike nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në uebsajtin e "Walk Of Fame".

"Unë jam i bindur se admiruesit, turistët dhe komuniteti i Hollivudit do të jenë të kënaqur me zgjedhjet tona. Ndiejmë vërtet gëzim kur shohim fytyrat e kandidatëve të përzgjedhur tek zbulojnë atë yll madhështor në vendkalimin më të famshëm të Hollivudit!", tha në një konferencë për shtyp Vin Di Bona, producent televiziv dhe një ndër organizatorët kryesorë të kësaj ngjarjeje prestigjoze.

"Walk of Fame" e vitit 2019 përbëhet nga katër kategori: kinematografia, televizioni, muzika dhe teatri/performancat e drejtpërdrejta.

Aktorja e famshme Liu, tashmë 49 vjeç, do të nderohet me dhënien e këtij ylli për sa i përket punës së saj televizive.

Lucy Alexis Liu ka lindur në 2 dhjetor të vitit 1968 në Kuins të Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është aktore, këngëtare, regjisore, artiste, aksionare produksionesh kinematografike etj.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë në serialin "Ally McBeal" (1998–2002), për të cilin u nominua për një çmim "Emmy", " Për performancën më të mirë në një rol dytësor", si dhe për "Screen Actors Guild Award", për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një serial televiziv. Në serialin "Ally McBeal", ajo interpretoi në rolin e Ling Woo, një karakter i lig dhe keqdashës.

Për sa i përket kontributit të saj në fushën e filmit, mund të përmendim këtu disa nga filmat kryesorë të saj. Liu ka qenë një nga tre heroinat protagoniste në filmin "Charlie's Angels" (2000) dhe ka portretizuar O-Ren Ishii në filmin "Kill Bill" (2003). Në "Kill Bill" ne mund të kujtojmë Lucy Liu-n me vështrimin e saj të padepërtueshëm e me shkathtësinë e pabesueshme në artet marciale, e cila të bën të kuptosh se poshtë figurës së bukur të femrës aziatike, mund të fshihet gruaja samurai. Ajo ka interpretuar në rolet kryesore në "Shanghai Noon" (2000) dhe "Chicago" (2002), "Lucky Number Slevin" (2006), "Domino" (2005), "Jerry Magiure" (1996), si dhe në filmin e animuar serial "Kung Fu Panda", ku portretizon karakterin Master Viper. "Kung Fu Panda", i prodhuar nga kompania e njohur "Dreamworks", ka sjellë zërat e aktoreve të njohur si Jack Black, Angelina Jolie, Lucy Liu dhe Dustin Hoffman.

Lucy Liu ka lindur në një familje të thjeshtë emigrantësh. Nëna e saj, Cecilia, një biokimiste me profesion, është nga Pekini, ndërsa babai, Tom Liu, inxhinier nga Shanghai. Të dy prindërit e saj bënin punë të ndryshme për të përballuar jetesën jo dhe aq të lehtë. Pasi Lucy përfundoi shkollën e mesme, ndoqi studimet universitare në Universitetin e Michiganit, në Departamentin e Muzikës, Teatrit dhe Kërcimit, ku u diplomua për kulturën dhe gjuhët aziatike.

Në shtëpinë e saj flitej kinezisht, prandaj ajo nuk mësoi anglisht deri në moshën 5-vjeçare. Në karrierën e saj profesionale, ajo gjithmonë ka provuar të balancojë interesin për trashëgiminë e saj kulturore me dëshirën për të shkuar përtej një eksperience tipike aziatiko-amerikane. Pasuria e saj në 2016-n arriti vlerën e 16 milionë dollarëve ameriknë.

Liu ka studiuar fe të ndryshme, të tilla si budizmi, taoizmi dhe misticizmi hebraik. "Unë jam e dhënë pas të gjitha gjërave shpirtërore, çka ka të bëjë me meditimin, me të kënduarin ose gjëra të ngjashme me to. Kam studiuar filozofinë kineze në shkollë. Ka diçka shumë interesante në metafizikë dhe shpjegimin e saj", është shprehur aktorja e famshme.

Liu njoftoi lindjen e djalit të saj, Rockwell Lloyd Liu, nëpërmjet një shtatzanie surrogate më 27 gusht 2015. Lucy Liu ka zgjedhur të jetë një prind i vetëm dhe t'i përkushtohet djalit të saj me gjithçka mundet.

Që nga lindja e Rockwell, Liu është përfshirë shumë në veprimtari mbi diversitetin në familjet moderne. Një fushatë e madhe në të cilën ajo ishte përfshirë, njihet si fushata e "#HowWeFamily" e Ditës së Nënës, organizuar nga kompania farmaceutike e mirënjohur "Tylenol".

Përveç Liu-t, personazhet e tjera të përfshira në listën e së hënës për vendosjen e një ylli në "Walk of Fame" në Hollivud janë Daniel Craig, Robert De Niro, Guillermo del Toro, Anne Hathaway dhe dhjetëra yje të tjerë të kinematografisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore