2017-05-09 15:57:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Met Gala" e mëparshme është organizuar me radhë nga revistat e modës "Vogue" dhe "Bazaar". Nga viti 1995, kur e mori në dorë Anna Vintour, ajo është bërë gradualisht një veprimtari vjetore e "Vogue" të ShBA-së.
"Met Gala" ndahet në dy pjesë: ballo dhe ekspozitë mode. Sivjet, "Comme Des Garçons" do të jetë njëkohësisht tema e ballos dhe e ekspozitës.
Balloja e bamirësisë e Muzeut Metropolitan të Arteve të Nju-Jorkut organizohet në fillim të majit të çdo viti dhe është mbrëmja më madhështore në fushën e modës. Çmimi për të marrë pjesë në këtë ballo, ku shtrohet edhe qilimi i kuq dhe që quhet si "Oscar" i modës, është 25000 dollarë.
Sivjet Balloja e bamirësisë e Muzeut Metropolitan të Artit (shkurt "Met Ball") u zhvillua më 1 maj dhe ekspozita nisi më 4 maj. Në këtë ekspozitë ka 120 vepra të "Comme Des Garçons", që është marka e krijuar në vitin 1981 nga Rei Kawakubo. Përveç Rei Kawakubos dhe Anna Vintour-it, ekspozita bashkëkryesohet edhe nga Katy Perry dhe Pharrell Williams.
Pse tema e "Met Gala"-s të vitit 2017 është Rei Kawakubo?
Vitet e lulëzimit të Rei Kawakubos janë vitet e kulturës hipi dhe në atë kohë, "njerëzit të suksesshëm" kishin dëshirë të visheshin në mënyrë të thjeshtë.
Që nga Londra deri në Antverp, brezi i ri i stilistëve është ndikuar nga "Doktrina Kawakubo", duke krijuar risi interesante në modë. Kurse Kawakubo nisi revolucionin më emocionues në modë, ndonëse është shprehur se nuk e ka pasur në plan për të filluar një revolucion të tillë.
Në këtë kohë, shumë stilistë të veshjeve të modës kanë filluar të ndjekin rrymën e "internetit +". Kështu që vënia në fokus nga "Oskari" i modës i Kawakubos është mjaft domethënës.
Stilistët tashmë janë ndarë dukshëm në të majtë dhe të djathtë. Kawakubo, e lindur në një familje intelektualësh, është e krahut të majtë.
Kawakubo nuk e ka mësuar stilimin me gërshërë dhe metër në dorë. Deri tani, ajo nuk ka bërë asnjë skicë në letër të modeleve të saj, e megjithatë është shquar si "stiliste mbi stiliste".
Kawakubo është mbështetur te një grup i madh asistentësh dhe krijoi me guxim "doktrinën Kawakubo".
"Jam e çoditur, sepse kështu jam unë", është shprehur Rei Kawakubo.
Krijimtaria e "gruas së zemëruar", Vivienne Westwood, është më origjinale, kurse e Kawakubos është më e ndërlikuar. Në kohën kur Vivienne kërkon "burimin anglez" mes veshjeve historike, Kawakubo është e zënë me "shkatërrimin" e kësaj "bote të vjetër". (Du)