Deborah S. Craig

2016-06-27 15:50:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo njihet për rolin e saj si Marcy Park në Broadway ku fitoi çmimin "William Finn's Tony award", në "County Spelling Bee", e shumë të tjerë. Që në fëmijëri ajo ka performuar në muzikale të ndryshme dhe ndoshta pikërisht këtu ka nisur kariera e saj, e sidomos me çmimin e fituar si peronazhi i parë Korean American në Broadway.

Ajo është shafaqur në emisione të shumta dhe show televiziv si show-n e Pamela Adlon dhe Louis Ck "Better Things", në femisionin "Son of Zorn" në Fox and Jill Solloway ku u ftua për të folur mbi çmimin e saj Golden Globe në serialin komedian "Transparent" në AmazonTV. Ajo ka performuar gjithashtu si e dashura sekrete e James Spader Luli, në dramën më të famshme të NBC, "The Blacklist", gjithashtu si kamarierja Shelley serialin "Hart of Dixie", rol tjetër në dramën e Abramit "Six Degrees" në kanalin ABC. Gjithashtu mund të përmendim shfaqjet e saja në programet më prestigjoze të televizionit amerikan si në emisionin e Lauren Lungerich "Dumb Girls" për MTV, "The Bold and the Beautiful" dhe për seritë në internet "Room8" dhe filmin Disney "Dog with a Blog".

Ajo ka prodhuar filma për aktorë të mëdhenj si Queen Latifah, Adam Sandler, e të tjerë.

Ajo është regjizore, skenariste, producente, aktore si dhe komediane, ndaj punët e saj janë prezantuar në faqen kryesore të FunnyorDie, Huffpo, Buzzfeed, TheBlush dhe ChannelApa.

Ajo ka performuar vetë në serialin në internet "Stupid Hype", "Unicorn Plan-It" për Autostraddle.com, "Honest Andy" për SoNatural dhe në ekskluziven "Call Me Doctor" dhe "Ryan Gosling's Acting Ranch".

Më pas ajo po kërkohej për talentin e saj të gjithanshëm, ndaj Craig punoi për guidën "The Intelligent Homosexual' të Tony Kushner, për teatrin (dir. Michael Greif) dhe për grupin e shkrimtarëve të teatrit qendror La Jolla Playhouse, South Coast Rep, Chalk Rep, Barrington Stage Co., Red Bull Theatre Co., Target Margin Theatre Co., Ma-Yi Theatre Co., Soho Rep, New York Theatre Workshop, NAATCo dhe Project 400. Përveç këtyre, ajo ishte aktorja dhe skenaristja e parë që është pranuar në çmimet Obie të Ma-Yi Theatre Co.

Këngët e shkruara dhe të kënduara nga vetë ajo janë përdorur në filmin "Reading by Braille" dhe "Purity". Kënga e saj "I'm a L-L-L-L Lesbian for you" pati shumë klikime në youtube. Ajo gjithashtu ka qënë një zë i dytë në koncertin për BC/EFA në qendren Lincoln, përkrah emrave Adam Gwon, Thomson dhe Mann, John Bucchino, Kinosian dhe Blair dhe Musical Mondays në LA dhe NY.

Deborah ka çertifikatë për mësimdhënie si instruktore yoge, trajnere për piano klasike, shefe amatore e guzhinës, lojtare intensive e lojës aziatike ping pong dhe është një koreano-amerikane krenare.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore