Fei Xiang

2016-05-18 15:35:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kris Phillips ka lindur më 20 dhjetor të vitit 1960 në Taipei, Tajvan. Emri i tij i vërtet është Fèi Xiáng, por ai njihet edhe me emrin Kris Phillips.

Ai është një këngëtar dhe ikonë e pop-it kinezo-amerikan. Ai ka babain amerikan , ndërsa nënën kineze. Fëmijërinë e tij e kaloi në Taipei deri pas diplomimit në Taipei American School . Si rrjedhojë anglishtja dhe dialekti Mandarin i tij është mjaft i rrjedhshëm. Më pas ai vazhdoi studimet në universitetin Stanford në vitin 1978. Pas diplomimit, ai u rikthye në Tajavan në vitin 1981 për të ndjekur karierën e tij të aktrimit.

Në 1990-ën, Fei Xiang u largua për në New York dhe ndërmorri trajnime mbi vokalin, me shpresën se do të zgjeronte performancën e tij edhe në Broadway. Nën emrin e tij Kris Phillips, ai u përzgjodh të performonte në filmin e Broadway Miss Saigon (1991). Po në të njëjtin vit, ai mori pjesë në një tjetër film muzikal të broadway Nick and Nora.

Ai performoi me Sarah Brightman në pjesën The Music of Andrew Lloyd Webber, një koncert ky, me orkestër, i cili u performua në 40 qytete të Amerikës. Ai ka performuar në opera si Fantazma e Operës, Jesus Christ Superstar, dhe Sunset Boulevard.

Në vitin 1997, ai u rikthye në Kinë pas shtatë viteve mungesë. Ai firmosi një kontratë me Forward Music dhe publikoi dy albume në Kinë, Having Loved You (2000) dhe Wildflower(2002).

Për të promovuar më tutje teatrin muzikal mes audiencës kineze, ai hodhi në treg albumin "The Broadway" në vitin 2005, i cili përmban dy CD në të cilat ka 36-pjesës së orkestrës së New York-ut. Njëra CD përmban këngët standarte të Broadway në gjuhën angleze, ndërsa CD e dytë prezanton këngët e performuara në dialektin Mandarin. Varianti zyrtarë i versionit kinez të disa pjesëve nga opera e "Fantazma e Operas" ishin të përfshira në album, si dhe pjesa e kënduar nga ai "The Music of the Night" .

Fei Xiang ka performuar në Cabaret, në vitin 2006

Po në atë vit, Fei Xiang u ftua për të performuar në një produksion të "Toy Factory" i muzikalit Cabaret në Singapore. Ky muzikal rezultoi një sukses, madje edhe kritikët e vlerësuan pozitivisht.

Fei Xiang ka punuar mbi këngën për Lojrat Olimpike Verore të vitit 2008 si dhe ka kënduar në përurimin e lojrave në Londër dhe Los Angeles. Ndërsa, në vitin 2009, ai performoi në Australi për herë të parë dy koncerte në Teatrin Lirik të Sidneit. Koncertet ishin vërtet të sukseshme pasi të gjitha biletat u shitën në një kohë rekord dhe spektatorët e vlerësuan talentin e tij. Ende sot, fansat dhe fama e tij shtrihet përtej Azisë duke shkuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore