Magjia e arteve marciale të Kinës

2017-09-14 21:22:10 CRI Komenti juaj Printoni

 

Artet marciale kineze e kanë origjinën nga kultura tradicionale kineze. Ashtu si shumë aspekte të kësaj kulture, pjesa më e madhe e arteve marciale burojnë nga Taoizmi dhe janë të lidhura ngushtë me kultivimin e karakterit dhe disiplinës morale.

Përbërësit kryesorë të arteve marciale përfshijnë kultivimin e virtyteve, teknikat fizike, jetëgjatësinë, përmirësimin e shëndetit, vetëmbrojtjen dhe parandalimin e dhunës.

Nëse do ti referohemi hieroglifit të parë të fjalës "arte marciale" në kinezisht, ai është Wu (武), dhe formohet nga ndërthurja e hieroglifit për "stop" (止) dhe "shtizë" (戈).

Në historinë 5 mijë vjeçare të qytetërimit kinez, arti i parë marcial ishte "Jiao-di", që përkon me një pare luftimi trup me trup, që zhvillohej gjatë betejës së trupave të Perandorit të Verdhë kundër atyre të Chi-you (2852-2205 p.e.s).

Duke ndjekur këtë shumë shkolla të teknikës së luftimit me shpatë u krijuan gjatë dinastive Han (206 p.e.s- 220 e.s) dhe Tang (618-907).

Teknikat e luftimit me shpatë arritën kulmin e tyre gjatë dinastisë Tang, krahas zhvillimit të arteve, kulturës dhe shkencave.

Pas dinastive Song (960-1279) dhe Yuan (1271-1368), taoisti Zhang Sanfeng krijoi artin marcial Tai Chi Quan, gjatë udhëtimit të tij shpirtëror. Ndërsa gjatë dy dinastive të fundit kineze Ming (1368-1644) dhe Qing (1644-1912) komunitetet shpirtërore nisën të praktikonin artet marciale të njohura si Ba Gua dhe Xingyi Quan. Në ditët e sotme këto arte marciale njihen si stile të veçanta të arteve të brendshme marciale.

Artet e jashtme marciale u krijuan dhe u përhapën për publikun e gjerë. Ato shquhen për hijeshinë, lëvizjet harmonike dhe butësinë.

Sistemi i Parë i Gjatë i arteve marciale përfshin stilet e njohura si Cha Quan, Lulja e Kumbullës, Goditja e Topit, por dhe stile më të vjetra të tyre si Porta e 8 ekstremiteteve, e të tjera.

Artet marciale të njohura si Kung Fu e Tempullit Shaolin gjithashtu ndahen në stilin Jugor dhe Verior.

Artet marciale të brendëshme bazohen në zhvillimin e energjisë së brendshme të njeriut dhe kultivimin e saj.

Artet marciale të jashtme bazohen te forca fizike e njeriut, trajnimi i trupit dhe mendjes.

Në të dyja llojet e këtyre arteve marciale përdoren armë të ndryshme si shpatë, shigjetë, sopatë e gjatë dore, shtizë, apo topuz.

Artet marciale kineze kanë një origjinë të thellë filozofike dhe shpirtërore, që ndikon shumë në teknikat dhe parimet e tyre. Format e arteve marciale janë pjesë e kultures dhe qytetërimit kinez, e njohur si një kulture që buron nga Qielli.

Virtytet e arteve marciale lidhen drejtpërdrejt me moralin , që është baza themelore e tyre. Filofozët e lashtë të Kinës kanë thënë se: "Tao është rruga drejt university. Të jesh i virtytshëm do të thotë të ndjekësh ligjet e universit. Ekzistenca jonë varet nga virtyti. Pa virtyt, të gjitha gjërat pushojnë së ekzistuari"

Ai që ka aftësi të arteve marciale beson në ndëshkimin karmik, dallon të mirën nga e keqja, respekton Taon dhe vlerëson virtytin, kupton se të mirat dhe të këqijat shpërblehen në përputhje me rrethanat, eliminojnë të keqen dhe nxisin mirësinë . Sipas tyre të gjitha këto janë pjesë e fuqisë Wu-De.

Artet marciale kanë të bëjnë me parandalimin dhe përfundimin e konflikteve. Nëse analizojmë hieroglifet me të cilat shkruhen llojet e arteve marciale ato janë wu (武), ge (戈, që do të thotë armë) dhe në filozofinë e artit nënkuptohet ndalimi i dhunës. Madje dhe hieroglife të tjera që përkthehen si drejtësi etj.

Sipas filozfit Laozi "Nëse dikush është I aftë për të luftuar kundër 10 apo 100 vetëve, ai nuk duhet ta bëjë këtë kur nuk është e dobishme. Në vend të luftimit ai mund të përdorë butësinë për të pushtuar forcën. Kjo është baza e virtytit të arteve marciale.

Zhang Sanfeng themeluesi i Taiji (Tai Chi) I këshillonte luftëtarët e kohës së tij të ishin të butë si uji. Ai thoshte "Cilësia më e mire është fitorja me butësinë e ujit"

Uji mund të mbulojë gjithçka, me qetësi dhe butësi. Bazuar në këtë filozofi praktika e artit marical Taiji jo vetëm që përdor lëvizjet e buta dhe të ngadalshme, që forcojnë shëndetin dhe zgjasin jetën, por me qëndresë dhe butësi ndal dhunën, pa dëmtuar njerëzit.(Eda Merepeza)

Që nga kohët e lashta, ligjet e universit janë përdorur nga dijetarët kinezë për traditën e arteve marciale.

Përdorimi I arteve marciale dhe virtytit të tyre shoqërohet me ndjekjen e natyrës dhe krijimin e harmonisë.

Shkrimet e lashta të taoizmit, konfucianizmit dhe budizmit përshkohen të gjitha nga virtyti, gjë që ndikoi dhe artet marciale.

Dijetarët kinezë dhe mjeshtrat e arteve marciale tradicionalisht e kanë vënë theksin te mosabuzimi me të mirën dhe largimi I frikës nga e keqja. Një nga virtytet e lashta të arteve marciale është shembulli I Perandorit të Verdhë, I cili u ndesh me udhëheqësin rebel, Chi You, duke e mposhtur me drejtësi. Ndërsa Perandori I dinastisë Tang, Tang Taizong, krijoi sallonin Lingyan për promovimin e besnikërisë dhe guximit, si dy virtyte të arteve marciale.

Në filozofitë kineze të taoizmit, konfucianizmit dhe budizmit, njeriu arrin aftësi të jashtëzakonshme të arteve marciale bazuar në virtyt dhe kultivon virtytin e tij kur I ushtron ato. Një mjeshtër i shquar dhe i respektueshëm i arteve marciale nuk mund të jetë pa virtyt.

Mrekulli
Lajmet Kryesore