Gastrodiplomacia e "Një brez, një rrugë"

2017-06-14 14:45:34 CRI Komenti juaj Printoni

 

"Rruga e Mëndafshit" ka qenë një urë lidhëse midis Kinës dhe vendeve të Europës, të Azisë dhe të Afrikës dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për shkëmbimet kulturore dhe tregtare midis Lindjes dhe Perëndimit.

Ajo e mori këtë emër pasi u dërgua nga Kina një sasi e lartë mëndafshi.

Deri në dinastinë Tang, nga shekulli 7 deri në shekullin e 9-të, " Rruga e Mëndafshit " ishte shumë e zhvilluar dhe plot lulëzim, shkëmbimet e atëhershme midis Kinës dhe vendeve perendimore ishin të shumta në lloje dhe forma. Kafshët dhe shpendët e rralla, enë të kristalta, monedhat prej ari dhe argjendti të vendeve perendimore si dhe muzika, vallet, ushqimet dhe kostumet e Azisë perëndimore dhe qendrore vinin vazhdimisht në Kinë. Krahas kësaj, edhe prodhimet dhe teknologjitë e Kinës u përhapën nëpërmjet "Rrugës së Mëndafshit" në vende të ndryshme, si mëndafshi, disa lloje frutash, teknologjia për prodhimin e letrës, tipografia, lyerja me boje, porçelani, baruti, busulla etj., kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në civilizimin botëror.

Kemi hide nga Tunizia, rrush nga Rajoni Autonom i Xinjiang-ut, arrë kokosi nga Azia juglindore, verë nga Venecia.

Nëse Forumi "Një brez, një rrugë" për Bashkëpunim Ndërkombëtar që u mbajt në maj në Pekin ishte për zhvillimin global, një tjetër Takim për Gastrodiplomacinë ishte i gjithi për ushqimin.

"Ka një sinergji të shkëlqyer në këto ide," tha ish-ambasadori nga Peruja Guillermo Gonzales-Arica.

"Nga njëra anë ka një ndërthurje kulturore kuzhinash dhe nga ana tjetër marrëdhënie të përmirësuara tregtare dhe ekonomike mes këtyre kombeve."

Gonzales-Arica nënvizon se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e quajti dikur ushqimin si "mjetin më të vjetër diplomatik", pavarësisht nëse shërbehet në një darkë pune mes liderëve ose thjesht një shtrim tavoline për banorët e thjeshtë.

Misioni është përdorimi i "gastrodiplomacisë" për të krijuar një rrjet ekonomik vlerash që nis me produktet vendase të çdo vendi.

Diplomati veteran është i mendimit se çdo ambasadë duhet të ketë një shef kuzhine vendas për të kontribuar në promovimin e kuzhinës së çdo vendi. Në mbështetje të kësaj ideje ai ftoi shefat e kuzhinës të ambasadave në Pekin për të marrë pjesë në konkursin me temën e "një brez, një rrugë". Në këtë konkurs vendin e parë e mori shefja e kuzhinës nga Kolumbia Ana Montoya, e ndjekur nga Jeehan Saleen nga Maldivet dhe Krista Kirstensen nga Danimarka.

Ndërkohë, të pranishmit u njohën me ushqimet nga vendet përgjatë Rrugës së Mëndafshit, një manifestim modern i Kinës në kuadër të Nismës "Një brez, një rrugë".

Ekspedita e diplomatit dhe të dërguarit të posaçëm të dinastisë Han Perëndimore, Zhang Qian drejt perëndimit dymijë vjet më parë ka ndihmuar në shtimin e shkëmbimeve ekonomiko-kulturor mes Kinës dhe vendeve të tjera, si dhe në sjelljen e një serë produktesh të huaja,

Si rezultat, fruta dhe perime të reja janë shfaqur në tavolinat kineze që prej asaj kohe:

Rrushi e ka origjinën nga Deti i Zi dhe Mesdheu. Ai hyri në Kinë nga Dayuan, gjatë pushtetit të perandorit Wu të Dinastisë Han. Dayuan ishte një shtet i lashtë në luginën Ferghana në Azinë Qendrore, i famshëm për rrushin dhe alfalfa.

Shegët e kanë origjinën nga Irani dhe janë kultivuar qysh nga lashtësia rreth Mesdheut dhe veriut të Indisë. Fruti erdhi në Kinë gjatë Dinastisë Tang (618-907) dhe konsiderohej si emblemë e pjellorisë.

Arrat u sollën nga Zhang, njihen ndryshe edhe si fruti i jetëgjatësisë. Ato ngrohin trupin dhe përdoren shumë në embëlsirat kineze.

Hudhra e ka origjinën nga Europa jugore dhe Azia qendrore. Gjatë Dinastisë Han Perëndimore (206 BC-AD 24), Zhang solli hudhrën në Kinë.

Patëllxhani e ka origjinën nga India dhe Azia Juglindore, erdhi në Kinë gjatë Dinastisë Han dhe u bë një perime e zakonshme gjatë Dinastisë Jin (AD 265-420).

Susami u prezantua në Kinë nga Zhang dhe ka shumë llloje. Ai e ka origjinën nga Afrika sub-Sahariane dhe India.

Hidet: Banorët e lashtë në Lindjen e Mesme konsumonin hide, ndërsa lëngun e tyre e fermentonin në verë.

Spinaqi mendohet se e ka origjinën nga Persia e lashtë. Të dhënat më të vjetra për bimën e spinaqit janë në kinezisht. Spinaqi erdhi në Kinë përmes Nepalit.

Karotat erdhën për here të pare në pjesën perëndimore të Kinës dhe në provincën Gansu gjatë Dinastisë Yuan.

Sallata jeshile e ka origjinën nga Mesdheu dhe u shfaq në Kinë rreth dinastive Sui dhe Tang.

Lakra e ka origjinën nga Europa dhe udhëtoi në Kinën perëndimore përmes Korridorit Hexi, pjesë e Rrugës së Mëndafshit në province Gansu

Megjithatë, shumë ushqime të Kinës janë kanë ndikuar kuzhinat e vendeve përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Një prej këtyre ushqimeve është jiaozi. Si një lloj ushqimi tradicional kinez, jiaozi është një simbol kulturor.

Jiaozi është një lloj ushqimi prej mielli gruri, që përgatitet në pite të vogla, të mbushura me mish ose perime. Pasi të zihen në ujë të valuar, ato mund të hahen me salca të ndryshme. Në të kaluarën, Jiaozi ishte kryesisht një ushqim festiv dhe hahej në vigjilje të natës së Festës së Pranverës, kurse tani hahet në çdo kohë nga kinezë. Në zakonet e doket kineze Jiaozi përgatitet me shumë mjeshtri.

Jiaozi mund të përgatitet me shumë lloje ushqimesh, si zarzavate, mish, fruta deti, etj. Pasi përgatiten mirë materialet e mbushjes së Jiaozi-së, do të fillojnë mbushja e piteve të brumit.

Guo Tie : Jiaozi të skuqura me shije fantastike tamam si byreçka të vogla. Janë të mbushura brenda me mish derri dhe lakër

Mandu (Kore): Mulmandu janë jiaozi të mbushura, ndërkohë jjinmandu janë jiaozi të përgatitura në avull. Gunmandu janë jiaozi të skuqura. Të gjitha këto mund të mbushen me mish derri, mish vici, kimchi ose peshk.

Jiaozi tajlandeze: Bëhen me makarona orizi në avull dhe ngjajnë me gatimin vietnamez Bánh Cuốn.

Samosas (India): Këto janë jiaozi të skuqura dhe shpesh mbushen me perime, patate, ose mish qengji, zakonisht janë pikante dhe shërbehen me salca të ndryshme.

Gujia (Indi): Ky tip gatimi mbushet me një përzierje të ëmbël frutash dhe skuqet..

Pierogi (jiaozi polake): Mund të zihet, skuqet ose piqet. Bëhet me miell të bardhë dhe mbushet me patate, lakër turshi, mish ose fruta.

Vareniki (Jiaozi ukrainase): Versioni ukrainas i jiaozi-ve pierogi zakonisht mbushet me lakër turshi, djath, patate dhe mish, ose mund të shërbehet me fruta dhe djathë. Gatuhen në avull dhe shërbehen me vaj ose gjalp.

Pelmeni (Rusia): Jiaozi ruse me miell të bardhë, e mbushur me mish viçi derri apo qengji dhe me shumë erëza. E ka origjinën nga kuzhina siberiane, nëpërmjet Kinës.

Kreplach (izraelit): Jiaozi-të izraelite ngjasojnë me tortellini-t italiane, mbushen me mish ose patate dhe shërbehen me supë. Ashtu si edhe disa tipe makaronash italiane, brumi i tyre është i pasur në vezë.

Mantija është një gatim tradicional i Turqisë dhe Lindjes së Mesme. Në disa vende të Azisë njihet me emrin "mantu" ose "mandu". Origjinën e saj e ka nga Azia Qendrore dhe thuhet ka ardhur nëpërmjet mongolëve e më pas u përhap nga turqit. Janë shumë të ngjashme me tortellinit e kuzhinës italiane por nuk duhen ngatërruar me to. Gatuhet në forma të ndryshme. Përmbajnë vezë, miell dhe mbushen me mish të grirë dhe qepë.

Khinkali (supë gjeorgjiane me jiaozi): Mbushet me mish pikant dhe shërbehet me piper të zi.

Në Itali ravioli, tortellini etj., futen në kategorinë e jiaozi-ve. Shtresa e hollë e brumit mbushet me mish, djath ose perime të gatuara. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore