2017-06-14 11:13:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të paktë janë ata që e dinë se ky qytet kufitar me një popullsi prej 85,000 banorësh ka 600 kompani filmike, pjesa më e madhe e të cilave në pronësi të kompanive kineze të filmit apo regjizorëve të njohur.
Politikat e favorshme, taksat e ulta kanë tërhequr shumë kompani në këtë zone dhe kanë ndikuar në zhvillimin e tyre, thotë Wang Zhicheng, zëvendës-drejtor i Administratës provinciale të filmit dhe televizionit.
Kompanitë filmike me seli në Khorgos kanë prodhuar mbi 4 miliard yuan ($580 milion dollarë) në shitje, vlerësojnë burime nga kjo industri.
Ky qytet kufitar është një pike kyçe e zhvillimit të industrisë së filmit përgjatë nismës "Një brez, një rrugë".
Rajoni i Korgosit përshkruhet në një artikull të "Forbes" si një zone e re zhvillimi në kufirin midis Kinës dhe Kazakistanit. Janë të shumtë ata që e quajnë "Dubai i ri". Pikërisht ky zhvillim dinamik i viteve të fundit ka ndikuar në rritjen e industrisë së filmit në këtë rajon. Por bashkëpunimi në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" duket mjaft premtues për vendet pjesmarrëse të kësaj nisme, kryesisht për shkëmbimet në fushën e filmit.
"Një brez, një rrugë" mundësi të shumta bashkëpunimi në industrinë e filmit
Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Ekonomik në kuadër të "Një Brez, një Rrugë", që përfundoi së fundmi në Pekin u fokusua në rëndësinë e ekonomisë, por industria e filmit përsëri përbën një sektor të rëndësishëm bashkëpunimi.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit që u zhvillua në mes të prillit i kushtoi një vëmendje të posaçme nismës kineze "një brez, një rrugë". Mjaft domethënëse në këtë drejtim ishte fakti që gjatë edicionit të 7-të të këtij festivali në ekranin e madh u shfaqën 13 filma prodhime të vendeve pjestare të nismës "Një brez, një rrugë", përfshirë vende si Irani, Polonia dhe Filipinet. "Filmi është një pjesë kyçe e shkëmbimeve kulturore, në kornizën e klësaj nisme, tha Zhang Hong, zëvendëspresident i Shoqatës Filmike të Kinës.
"Ndërveprimi midis njezërve nga vendet pjesmarrëse të nismës sjell mirëkuptim të ndërsjellë dhe respektim të kulturave të ndryshme. Të gjitha këto mund të arrihen nëpërmjet filmit", u shoreh Zhang Hong.
Vitet e fundit Kina ka forcuar bashkëpunimin në industrinë e filmit me vendet përgjatë Rrugës së Mëndafshit, nëpërmjet projekteve të bashkëprodhimeve.
Pala kineze ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e filmit dhe televizionit me 15 vende, theksoi nëndrejtori I Administratës së Shtypit, Botimeve, Radios, Filmit dhe Televizionit të Kinës (SARFT) Tong Gang, gjatë një konference për shtyp.
Po në muajin prill, Muzeu Kombëtar i Filmit i Kinës njoftoi se këtë vit do të shtohet bashkëpunimi mes vendeve pjesmarrëse në nismën "Një brez, një rrugë" për organizimin e veprimtarive të përvitshme në këtë fushë, përfshirë bashkëprodhime kinematografike, ndarje çmimesh apo ekspozita.
"Nisma "Një brez një rrugë" ka forcuar industrinë kineze të filmit dhe do ta orientojë atë drejt një rritjeje të re", thotë Zhang Yiwu, profesor i Universitetit të Pekinit. Sipas një përdoruesi të rrjeteve sociale kineze edhe filmat komercialë kinezë mund të ndikojnë në shkëmbimet kulturore midis vendeve të ndryshme. Kjo përputhet me idenë se filmat kinezë synojunë një hapje më të gjerë në tregun global të filmit.
Lao Zhiming, manaxher i përgjithshëm i Huatai United Securities, thekson rolin e nismës "Një brez, një rrugë" për shkëmbimet kulturore.Sipas tij nisma "Një brez, një rrugë" shërben si një platformë e shkëmbimeve kulturore midis vendeve pjesmarrëse, e cila duhet të fokusohet te industria e filmit.(Eda Merepeza)