Letraret e Kinës së Lashtë

2017-04-20 10:05:09 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë dinastive kineze janë shquar shumë femra në lëvrimin e gjinive të ndryshme artistike. Një numër i spikatur i tyre shquhet në poezi, kaligrafi, pikturë por edhe në shkencat e sakta si matematikë e astrologji.

Li Qingzhao

Poetja Li Qingzhao, e cila ka jetuar gjatë dinastisë kineze Song në vitet 960-1279, e lindur në provincën Shandong konsiderohet si një nga femrat më të talentuara të Kinës në lashtësi.

Ajo shkëlqeu në poezi, pikturë dhe kaligrafi. Li dhe i shoqi, Zhao Mingcheng, dalloheshin për gdhendjen e poezive në bronz apo në gurët e varrit. Liu bë e njohur për poezitë kushtuar jetës së saj si grua e martuar dhe më vonë si vejushë. Para vdekjes së të shoqit Zhao, vargjet e saj ishin plot energji pozitive dhe himnizonin jetën e lumtur familjare. Jeta e saj ndryshoi, pas vdekjes tragjike të së shoqit.

Ndonëse jetoi në një periudhë kur roli i gruas në shoqëri ishte i kufizuar, me krijimet e saj letrare Li nuk shprehu vetëm përvojën jetësore si femër. Në poezitë e saj realiste shihen portrete të heronjve të kohës, por dhe kritika ndaj sundimit perandorak dhe drejtuesve të shtetit.

Në një nga poezitë e saj Li shprehet " One of her most famous poems is "Kush lind si shpirt i lire, mbetet një hero mes shpirtrash ".

Li cilësohet si një grua me vlera patriotike dhe me veprën e saj ajo ka ndikuar ndjeshëm në letërsinë moderne kineze.

Cai Wenji

Cai Wenji, e bija e letrarit Cai Yi gjatë dinastisë Han të Lindjes që sundoi në Kinë në vitet 25-220 shquhej si poete por dhe për njohuritë e saj në kaligrafi,matematikë, stronomi dhe muzikë. Kryeveprat e saj janë "Hu Jia Shi Ba Pai" ose "18 këngë të fyellit nomad" dhe "Bei Feng Shi" ose "Poezitë e zemërimit".

Pas vdekjes së burrit të saj të pare, Cai u rrëmbye nga fisi Xiongnu, një grup i vjetër etnik i kohës. Ajo u detyrua të martohej me kryetarin e këtij fisi Zuoxian, me të cilin pati 3 fëmijë. Duke jetuar në një mjedis krejt të ndryshëm nga ai që ishte mësuar, gjatë jetës në këtë fis Cai u sëmur rëndë. 12 vjetë më pas, luftëtari i njohur Cao Cao, një ish nxënës i Cai Yi, e shpëtoi atë nga jeta e detyruar në fisin Xiongnu. Pas kësaj ajo u martua për të tretën here.

Ban Zhao

Ban Zhao njihet si e para historiane e Kinës, ndërsa i ati i saj ishte historian gjatë dinastisë Han të Lindjes. Ban ishte një poete e vlerësuar e kohës, por vetëm 7 poema të saj i kanë mbijetuar shekujve.

Ban ftohej shpesh nga perandori që tu jepte mësime matematike, astronomie dhe poezie mbretëreshës dhe konkubinave. Madje për këtë shërbim asaj i ishte dhënë titulli i lartë Da Gu, vlerësim ky për një grua të ditur dhe fisnike.

Në moshën 40 vjeçare Ban përfundoi librin e saj me titull "Han Shu" ose "Libri I Hanëve", bazuar në shkrimet e më parëshme të të vëllait. Ky libër u shkrua nga katër autorë.

Ban Zhao është autore e veprës së njohur "Nv Jie", një libër që meson femrat si të sillen në familje, flet për marrëdhëniet mes gruas dhe bashkëshortit të saj por dhe familjarëve të tij.

Shangguan Wan'er

Shangguan ishte një grua e famshme gjatë dinastisë Tang, në vitet 618-907, kur ju dha një pozitë e rëndësishme nga e vetmja perandore e Kinës, Wu Zetian.

Pavarësisht vrasjes së gjyshit të saj, Shangguan Yi për shkak të një fyerje që ai i kishte bërë perandoreshës Wu,Shangguan cilësohej nga vetë perandoresha si "kryeministre". Ky vlerësim i lartë i bëhet asaj si letrare e talentuar që luajti një rol kyq gjatë pushtetit të perandoreshës Wu.

Shangguang bazuar në shkrimet e gjyshit të saj, ndryshoi stilin poetik të oborrit perandorak, duke e bërë atë më domethënës. Ajo njihet për veprën "Quan Tang Shi", një përmbledhje me 32 poezi.

Su Hui

Su Hui, një artiste që jetoi gjatë dinastisë Qin (351-394) u bë e njohur për punët artizanale. Ajo qendisi 841 hieroglife, me anl të të cilave u krijuan 7 985 poezi.

Këto poezi ngjajnë me puzzle-t dhe njihen në kinezisht me emrin "Hui wen shi".

Këtë qendisje të quajtur Xuan Ji Tu ajo ja dërgoi të shoqit, Dou Tao. Su u martua me Dou kur ishte 16 vjeç, por çifti u ndal për shkak të largimit të Dou'së në emigrim. Ndërsa Su priste kthimin e të shoqit nga mërgimi pa u divorcuar me të, ai bashkëjetonte me një grua tjetër. E zemëruar nga tradhëtia e të shoqit, Su krijoi poema qendisje, për të cilat përdori penj mëndafshi me ngjyra të kuqe, të verdhë, blu, të bardhë dhe të purport dhe ja dërgoi të shoqit. Dou u prek shumë nga poezitë e të shoqes dhe u ndje fajtor për sjelljen e tij, ndaj u kthye tek e shoqja.

Xue Tao

Kur përmendej emri i Xue Tao's në Kinë, njerëzve iu kujtohej shkrimi me ngjyra Xue Tao Jian. Xue Tao, ishte një grua e talentuar që jetoi gjatë dinastisë Tang dhe krijoi letra me ngjyra, në të cilat shkruheshin poezi. Gjatë kohës së Xues letra ku shkruhej ishte kryesisht me ngjyrë të verdhë, por ajo e ndryshoi në të kuqe dhe të gjelbër. Më vonë u krijua një letër shumëngjyrëshe që mori emrin "Xue Tao Jian".

Xue ishte një femër e talentuar në poezi dhe muzikë. Ajo kishte miqësi me poetët e famshëm të kohës, Bai Juyi, Liu Yuxi dhe Du Mu.

Poezitë e saj nuk i kushtoheshin vetëm ndjenjave të brishta femërore, por Xue shprehte përmes vargjeve dhe simpatinë për ushtarët në frontin e luftës. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore