Njihuni me pagodat, formën më të njohur të arkitekturës kineze

2017-03-09 16:00:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka rreth 10 mijë pagoda budiste. Ato pasqyrojnë veçoritë karakteristike të arkitekturës tradicionale kineze. Lartësia e tyre varjon 70-150 metra. Zakonisht ato janë prej druri dhe kanë formë tetëkëndëshe.

Disa nga thesaret më të vjetra dhe të ruajtura mirë të Kinës, pylli i Pagodave u jep brezave të rinj një mundësi për të vlerësuar dhe studiuar arkitekturën antike kineze, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota. Pylli Pagoda në Tempullin Shaolin – Dengfeng, Projekti Henan Me vendndodhje në shpatin e malit Shaoshi, 300 metra në perëndim të tempullit Shaolin, gjendet pylli më i madh i Pagodave në Kinë. Këtu ka mbi 240 pagoda varresh nga dinastitë Tang, Song, Jin, Yuan.

Përveç përdorimit fetar, që nga kohët e lashta pagodat janë vlerësuar për pamjet spektakolare që ofrojnë dhe shumë poema të famshme në historinë kineze përmendin gëzimin e ngjitjes nëpër shkallët e pagodave. Pagoda u zhvilluan më tej në Azinë lindore ose në përputhje me traditat e rajonit, të zakonshme në Nepal, Indi, Kinë, Japoni, Kore, Vietnam, Burma, Sri Lanka dhe vende të tjera të Azisë. Në disa vende, termi mund të tregoi struktura të tjera fetare.

Fjala pagodë rrjedh nga shqiptimi jugor kinez i fjalës që tregon kullën tetëkëndore,"Pa-Ko-Ta" (kinezçe: 八角塔 (bā jiǎo tǎ)) dhe i përforcuar nga emri i një pagode të hasur nga shumë vizitorë të hershëm europianë në Kinë.

Në Azinë Lindore, arkitektura e kullave dhe pavioneve kineze u përzie me arkitekturën e pagodës, duke u përhapur pastaj në gjithë Azinë juglindore. Qellimi fillestar i pagodës ishte të ruante reliktet dhe shkrimet e shenjta. Ky qëllim u popullarizua për shkak të përpjekjeve të misionarëve budistë, pelegrinëve, prijësve dhe besimtarëve të thjeshtë budistë që ndiqnin, shpërndanin dhe adhuronin reliket budiste. Struktura bazë e pagodave kineze më të hershme ishte me bazë katrore dhe rrethore. Pagodat e ndërtuara gjatë dinastive Sui dhe Tang zakonisht kishin bazë katrore. Nga shek. e V-X kinezët filluan të ndërtojnë kulla pagodash me bazë tetëkëndëshe. Pagodat nga periudha e Pesë Dinastive, Dinastia Song, Jin dhe Yuan përfshinin shumë stile të reja, me një theks më të madh në bazat hekzagonale dhe oktagonale. Pagodat e periudhave Ming dhe Qing përgjithësisht trashëguan stilet e mëparshëm, megjithëse kanë disa ndryshime të vogla.

-Pagoda më e lartë kineze nga koha para moderne është Pagoda Liaodi e Manastirit Kaiyuan, në Dingxian, provinca Hebei, e përfunduar në vitin 1055 dhe që ka një lartësi 84 m. Pagoda u ndërtua me tulla dhe gurë dhe ka strehët klasike të mbivendosura gradulisht që shënojnë çdo kat dhe ka një seksion të mureve të saj pjesërisht të hapur në një anë, që lejon të shihet brendësia e pagodës, kolona e brendshme në formën e një pagode tjetër brenda dhe trashësia e mureve të pagoda-s.

Pagoda Liaodi është pagoda më e lartë para-moderne akoma në këmbë, megjithëse në prillin e vitit 2007 Pagoda e Tempullit Tianning, një pagoda e re prej druri në Changzhou u hap për publikun; kjo pagoda është tani më e larta në Kinë, duke qenë 154 m e lartë.

Dinastia Han dhe pagodat prej druri

Shembuj të arkitekturës së kullave të periudhës Han janë më të hershme se ndikimi budist. Që nga Dinastia Zhou rreth 3,500 vjet më parë u nis të ndërtoheshin kulla të larta që një pjesë janë akoma edhe sot. Michael Loewe shkruan se gjatë Dinastisë Han (nga viti 202 p.e.s. deri në vitin 220 të e.s.), ndëtoheshin kulla shumëkatëshe për qëllime fetare, si observatorët astronomikë, si ndërtesa zbukuruese që besohej se tërhiqnin pëlqimin e shpirtrave, perëndive dhe të pavdekshmëve, ose si kulla vrojtuese. Më pas pagodat ndërtoheshin më së shumti prej druri, si strukturat e tjera të lashtë kineze. Shumë prej pagodave në librin Tregime Rreth Tempujve Budist në Luoyang, ishin prej druri. Pagodat prej druri janë rezistente ndaj tërmeteve.

Pagodat e larta kineze shpesh ndërtoheshin në zonat rurale në vend të mureve të brendshme të qyteteve.

Pagoda më e hershme prej tulle akoma ekzistuese është Pagoda Songyue në kontenë Dengfeng, Henan, 40 metra e lartë. Kjo pagodë e lakuar, me bazë rrethore u ndërtua në vitin 523 gjatë Dinastisë Veriore Wei ka mbijetuar për 15 shekuj. Në mënyrë shumë të ngjashme me pagodat e mëvonshme të gjetura gjatë Dinastisë pasuese Tang, ky tempull ka strehë të mbivendosura rrethuese të strukturës së saj, ashtu si dhe një majëz në krye. Muret e saj janë 2.5 m të trashë, me një diametër të katit përdhes prej 10.6 m. Një tjetër pagodë prej tulle e hershme është Pagoda Guoqing e Dinastisë Sui ndërtuar në vitin 597. Pagoda më e hershme në shkallë të madhe prej guri është Pagoda me Katër Porta në Licheng, Shandong, e ndërtuar në vitin 611 gjatë Dinastisë Sui. Si dhe Pagoda Songyue, edhe ajo ka një majë në krye dhe është ndërtuar në stilin e një pavioni. Tulla dhe guri vazhduan të mbizotëronin ndërtimin e pagodave gjatë periudhave Tang, Song, Liao dhe Jin.

Simbolizmi dhe gjeomancia

Ikonografia Han është e dukshme në arkitekturën e pagodas kineze. Imazhi i Budës është gjithashtu i dukshme në disa pagoda kineze. Ikonografia budiste është gjithashtu brenda simbolizmit të pagodës. Në një artikull mbi elementet budiste në artin Han, Wu Hung sugjeron se në këto varre, ikonografia budiste ishte aq mirë e shkrirë me traditat autoktone kineze sa u zhvilluan një sistem unik simbolizmi.

Kur një pagoda e kontesë Yihuang në Fuzhou u rrëzua në vitin 1210 gjatë Dinastisë Song, gjithë banorët vendorë besonin se fatkeqësia ishte e lidhur drejtëpërdrejt me dështimin e atëhershëm të shumë kandidatëve në provime perandorake për gradat zyrtare, parakushti për caktimin në shërbimin civil. Pagoda u rindërtua në vitin 1223 dhe pati një listë të mbishkruar në të nga kanditatët e fundit të suksesshëm në provime.

Mrekulli