Pianisti Lang Lang-ambasador i kulturës kineze në botë

2017-03-09 14:17:56 CRI Komenti juaj Printoni

Viti Lang Lang në Qendrën Kombëtare të Performimit Artistik në Pekin

Universal Music Group (UMG), lider botëror në industrinë e muzikës njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë për regjistrimin e pjesëve të interpretuara nga pianisti kinez me fame botërore Lang Lang.

Pianisti kinez Lang Lang, që ka interpretuar në skenat më të njohura të botës i shoqëruar nga orchestra të famëshme ndërkombëtare mbahet mend nga publiku për interpretimin e tij në Lojërat Olimpike të Pekinit si dhe një nga fituesit e çmimit Grammy Awards.

Qendra Kombëtare e Performimit Artistik në Pekin (NPCA) ka shpallur periudhën 2017-18, si viti i pianistit Lang Lang.

Para pianistit 33 vjeçar Lang, të tjerë artistë kinezë janë promovuar nga kjo Qendër si violonçelisti Wang Jian, pianisti Wang Yuja dhe kompozitori Chen Qigang.

Sipas zëvendës drejtorit të kësaj Qendre Li Zhixiang, takimi me pianistin e njohur Lang do të zhvillohet me rastin e 10 vjetorit të teatrit, më 8 prill ku ai do të shfaqet për publikun me një koncert recital në piano . Orkestra në bagetën e dirigjentit me famë botërore Zubin Mehta, si dhe dy koncerte të pianistit Lang të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Qendrës Kombëtare të Performimit Artistik (NCPA) do të jenë pjesëe turnout në Amerikën e Veriut, që do të zhvillohet në tetor të këtij viti. Pianisti gjithashtu do të drejtojë master-klasa në Qendrën Kombëtare të Performimit Artistik, si pjesë e programeve të tij për arsimin.

Zëvendësdrejtori Li tha se "Lang Lang shërben si një model për të rinjtë, jo vetëm për ata miliona student të muzikës klasike, por për të gjitë të rinjtë në Kinë. Ai tashmë është një ikonë e muzikës klasike ndërkombëtare.

Më 31 dhjetor të vitit 2007, Lang ka performuar në këtë Qendër me rastin e Koncertit të Vitit të Ri Kinez, në drejtimin e dirigjentit japonez Seiji Ozawa.

Në dhjetor 2012, ai performoi përsëri në qendër për here të pare me rastin e 5 vjetorit të themelimit të saj. Lang dha master klasën e tij të pare në Qendrën Kombëtare të Performimit Artistik NCPA në janar të vitit 2008, për të vazhduar në vitin 2009 dhe 2012.

Gjatë një konference për shtyp, vetë pianisti Lang kujtoi momente tepër emocionuese të bashkëpunimit të tij me Qendrën Kombëtare të Performimit Artistik ndër vite. Ai shtoi se po pret me kënaqësi koncertin me rastin e 10 vjetorit të kësaj qendre, kur do të promovojë muzikën klasike në Kinë. Lidhur me koncertin e tij recital në prill në këtë qendër, Land tha se do të sjellë vepra nga kompozitorët botërorë Debussy dhe Liszt, por dhe të kompozitorëve spanjollë Manuel de Falla, Isaac Albeniz dhe Enrique Granados, që do të prezantohen për here të pare për publikin kinez.

Në vitin 2009, Lang interpretoi në koncertin për piano me vepra të Shopenit i shoqëruar nga Filarmonia e Vjenës në drejtimin e dirigjentit Zubih Mehta. Ai e vlerësoi shumë bashkëpunimin me mjeshtërin e dirigjimit Mehta dhe tha se në dhjetor do të ketë një tjetër concert bashkë me të në Qendrën Kombëtare të Performimit Artistik, me vepra të zgjedhura nga kompozitori dhe pianisti norvegjez Edvard Grieg.

Drejtori i menaxhimit të Qendrës Kombëtare të Performimit Artistik në Pekin, Ren Xiaolong, njoftoi se orchestra simfonike e kësaj qendre do të shoqërojë koncertin e pianistit Lang Lang me titull "Lumi i Verdhë", më 30 tetor në sallën e famshme të koncerteve Carnegie Hall në Nju Jork.

Kush është Lang Lang

U lind në qytetin industrial Shenyang, të provincës Liaoning. Duke folur për lidhjen e tij me pianon, Lang ka treguar se pasioni për këtë instrument i ka lindur kur shihte filmin vizatimor "Tom and Jerry", episodin "The Cat Concerto", ku luhet Rapsodia Hungareze Nr. 2 nga Franz Liszt.

Fillimisht ai nisi studimet në Konservatorin Qendror të Pekinit, kur ishte 15 vjeç. Më pas vazhdoi studimet me profesorin Gary Graffman në Institutin e Muzikës Curtis, në Filadelfia të SHBA-së.

Kohët e fundit pianisti i famshëm kinez Lang Lang dhuroi një fond prej 2 milion dollarësh për arsimin muzikor të të rinjve, gjatë një koncerti në Nju Jork. Ai ka themeluar dhe Fondacionin Ndërkombëtar të Muzikës Lang Lang (LLIMF), nëpërmjet të cilit zhvillon koncerte në siglën Lang Lang & Friends Gala Concert, në Manhatan të Nju Jorkut.

Sipas pianistit qëllimi i Fondacionit është mbledhja e fondeve për shkollimin e pianistëve të ardhshëm. Ky fondacion ka iniciuar programe si "Çelësi I Frymëzimit" që në vitin 2013, duke ndihmuar rreth 2.500 fëmijë në 5 metropole botërore, për një shkollim të mirë muzikor.

Në shtator të vitit të kaluar Lang u emërua Ambasador i Turizmit Kulturor të Nju Jorkut, nga kryetari i Bashkisë së metropolit amerikan Bill de Blasio, si pjesë e veprimtarive në kuadër të Vitit të Turizmit SHBA-Kinë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore