He Pan- stilistja e qipaos

2016-07-27 16:04:23 CRI Komenti juaj Printoni

 

He Pan- stilistja e qipaos

He Pan quhet stilistja e re kineze, puna e së cilës është përqëndruar në fustanin tradicional të njohur si "Qipao" ose "cheongsam". Tashmë ajo ka një atelie të vetën ku punon me përkushtim për këtë veshje, të pëlqyer nga të gjithë. He është me origjinë nga qyteti Nanchong, i provincës Sichuan dhe që në moshë fare të re nisi të vizatonte modele qipaosh, si dhe të qëndronte pranë artizanëve të qytetit të saj, që i qepnin ato. Duke pare nga afër artin e krijimit të një veshje të tillë, He-së iu shtua dëshira për të pasur një atelie të vetën. Ajo ndoqi studimet në Kolegjin e Chengdusë, që është kryeqendra e provincës Sichuan, por mundësitë për zhvillimin e talentit si dizenjuese qipaosh ishin disi të pakta.

He nisi të merrte mësime nga mjeshtra të dizenjimit dhe qepjes së qipaos dhe për këtë qëllim shpesh shkonte në Shangai, pasi ky metropol i Kinës njihet për traditën në veshjen qipao.

Pas diplomimit He nisi punën në një dyqan shitje qipaosh dhe aty dizenjonte modele fustanesh për klientët. Gjatë kohës së lire ajo lexonte dhe studjonte për dizenjimin e këtij fustani karakteristik kinez, që nga krijimi i tij. Me ndihmën e madhe të prindërve dhe miqve të afërt, He arriti të realizonte ëndrrën e saj për krijimin e një atelieje për qipao.Ajo është e lumtur që klientet e saj i pëlqejnë dizenjimet që bën, duke ruajtur traditën e këtij fustani, por dhe duke shtuar elemente moderne. He thotë se zonjat që frekuentojnë atelienë e saj janë të moshave të ndryshme. Disa prej tyre porosisin qipao për raste të veçanta, por edhe për përdorim në përditshmëri. Pikërisht kjo zgjedhje e klientelës bën që He të dizenjojë modele nga më të ndryshmet, sigurisht dhe duke përdorur copa të ndryshme, nga tekstilet e thjeshta e deri te mëndafshet më të rafinuar.

Qipao-simbol i elegancës kineze

Prej 4 shekujsh qipao, i njohur në dialektin kantonez si "cheongsam" shkëlqen në kulturën dhe traditën kineze. Në fillim të shekullit të 17-të duke ardhur nga veriu i Kinës, Nurhachi udhëhoqi trupat mançure deri në Pekin. Pikërisht në këtë periudhë të dyja sekset mbanin një veshje në formë tubi e cila në versionin e pare të saj u quajt "qipao".

Kjo veshje ishte mjafto popullore në Pallatin Perandorak të dinastisë së fundit kineze Qing. Materiali i qipaos ishte prej mëndafshi mbi të cilin qëndiseshshin figura të ndryshme. Edhe perandoreshat e Kinës kanë veshur qipao duke sjellë një mode të re veshjeje për kohën. Nëse një femër vesh qipao linjat femërore vihen në dukje dhe ajo vetë shkëlqen nga elegance dhe stili. Origjina e qipaos

Disa studjues janë të mendimit se "qipao" si veshje ka lindur gjatë dinastisë Qing dhe fillimisht ishte në formë tubi, që të mos nxirrte në pah format trupore. Por më vonë kjo veshje u modifikua.

Modelet e sotme të qipaos, të njohura në mbarë botën i përkasin shekullit të 20-të dhe janë krijuar në Shangai, unde kjop veshje njihej me emrin "cheongsam". Pikërisht kjo emërtesë është e përhapur në vendet perëndimore.

Në një fustan qipao bie menjëherë në sy jaka e ngritur e stilit Korean, kopsat e veshura me të njejtën cope me vetë veshjen, të cilat zbresin diagonalisht deri nënkrah. Mëngët e qipaos ashtu si gjatësia e saj varen nga preference e zonjës që e vesh atë. Modelet tradicionale të qipaos janë prej mëndafshi por atë tashmë përdoren edhe prej basme e materiale të tjera. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore