Rritja ekonomike e Kinës, kontribut në rritjen e ekonomisë botërore

2019-03-06 15:08:10 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze publikoi më 5 mars raportin vjetor të punës, i cili po komentohet nga media botërore. Kina, si vendi i dytë me ekonominë më të madhe në botë është një kontribuese e rëndësishme e rritjes ekonomike globale, por edhe e bashkëpunimit, kryesisht bazuar në nismën "Një brez, një rrugë".

Prof.dr i shkencave ekonomike Petraq Milo bën një analizë të këtij raporti, duke u ndalur në rritjen ekonomike, investimet kineze dhe kontributin e Kinës në rritjen ekonomike botërore.

CMG:Raporti i punës i qeverisë kineze i shpallur më 5 mars thekson se hapja e Kinës vitin e kaluar u zgjerua në mënyrë të gjithanshme Kjo shënon dhe përparim të nismës "Një brez, një rrugë", pjesë e së cilës janë dhe disa arritje konkrete në rajonin e Ballkanit . Si e vlerësoni ju këtë raport?

Petraq Milo: Nisma "Një brez, një rrugë " është një mekanizëm i propozuar nga qeveria kineze. Ajo ka tre qëllime kryesore si hapja e Kinës ndaj botës, zhvillimi i zonave të prapambetura, lidhja me shtetet fqinje dhe sigurisht bashkë me këto fuqizohet tregtia dhe struktura e investimeve . Por një nga qëllimet e nismës është dhe bashkëpunimi me vendet përtej zonës aziatike, duke përfshirë dy mënyra të bashkëpunimit, rrugën tokësore nga Kina deri në portin e Roterdamit, në zemër të Evropës dhe tjetra është rruga detare nga Kina deri në Gjermani. Ideja e nismës nuk është vetëm bashkëpunimi me vendet e tjera por njëkohësisht dhe fuqizimi i ekonomisë kineze në drejtim të investimeve, të infrastrukturës, të hapjes së rrugëve të reja, zgjerimit të tregtisë si dhe të ndërkombëtarizimit të monedhës kineze rmb. Praktikisht në këtë nismë janë përfshirë mbi 60 vende dhe nuk ka rëndësi thjesht numri i tyre por shkalla që mbulojnë ato, duke përbërë rreth 1/3 e ekonomisë botërore, pra e prodhimit të përgjithshëm global. Në këtë aspekt bëjnë pjesë dhe vendet e Ballkanit. Në tërësinë e kësaj nisme Shqipëria ka përfituar nga futja e kompanive kineze në tregun e saj, ku përmendim Aeroportin e Rinasit dhe Bankers Petroleum , që janë dy nga aktivitetet shumë të rëndësishme në plan kombëtar.

CMG: Për vitin 2019 qeveria kineze përcaktoi si objektiv të rritjes ekonomike shifrën 6-6.5%. Ndërkohë dy vitet e fundit rritja e ekonomisë kineze ishte 6.5%. Mendoni se rritja ekonomike e Kinës do të ndikojë në rritjen e ekonomisë botërore?

Petraq Milo: Kina ka realizuar shkëputjen nga varfëria. Sot Kina përfaqëson një ekonomi të nivelit botëror dhe me synime të qarta. Nuk është e thjeshtë çështja e rritjes 6.5% për vitin 2017 dhe vitin 2018 dhe në nivelin 6-6.5% për vitin e tjetër, Kryesorja është që Kina në nivelin e Prodhimit të Perghithshëm Bruto (GDP) është ekonomia e dytë në botë dhe shumë shpejt do të bëhet ekonomia e parë në botë. Madje objektivat e qeverisë kineze janë shumë të qarta pasi parashikohet që në 15 vitet e ardhshëm Kina do të importojë 24 trilion dollarë në mallra dhe shërbime dhe do të tërheqë jo vetëm 2 trilion dollarë investime brenda vendit, por po aq do të realizojë jashtë tij. Pra është kjo politikë që ndihmon rritjen ekonomike të Kinës në drejtim të infrastrukturës në vendet e përfshira në nismën "Një brez, një rrugë" dhe njëkohësisht dhe investimet. Kina do të tejkalojë dhe SHBA-të për arësye se përveç investimeve të huaja direkte që hyjnë në këtë vend është kontribuesi i dytë lidhur me investimet e saj jashtë vendit, duke lënë pas dhe shtete të zhvilluara si Gjermania.

Kina është kujdesur t'i japë vlerë kapitalit njerëzor. Sot nuk flitet më për cilësi të dobët të punëtorëve kinezë, por për specialistë të teknologjisë së lartë, si dhe të paguar me shuma të përafërta me ata të vendeve të zhvilluara. Një tjetër aspekt është se me investimet e saj Kina po i afrohet vendeve anëtare të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ku bëjnë pjesë vendet më të zhvilluara të botës.

Një element tjetër është dhe fuqia e madhe e kapitalit të investuar nga Kina, por dhe shpenzimet në fushën kërkimore dhe të zhvillimit, pa harruar dhe ndërkombëtarizimin e monedhës kineze. Monedha kineze rmb praktikisht ka arritur sukses, pasi është pjesë e monedhës SDR që është monedha me të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson të gjitha operacionet financiare dhe me vendimin e këtij Fondi në vitin 2016 automatikisht të gjitha bankat qendrore do të kenë në portofolin e tyrë monedhën kineze, përfshirë dhe Bankën e Shqipërisë. Për herë të parë në 2017 Banka Qendrore Evropiane në portofolin e saj futi monedhën kineze, si pjesë të investimeve. Pra shikojmë një Kinë që financon jo vetëm brenda vendit, por investon në shumë vende përfshirë dhe vendet pjesë e nismës "Një brez, një rrugë".

CMG: Vitet e fundit udhëheqja kineze ka propozuar zgjerimin e hapjes ndaj botës. Në raportin e punës së qeverisë kineze thuhet se Kina do të vazhdojë të pakësojë "listën negative" të investimeve të huaja në tregun kinez. Ndërkohë në dy sesionet po shqyrtohet projektligji për investimet e huaja.

Si ekoonomia e dytë më e madhe në botë, mendoni se masat e mara nga Kina do të ndikojnë në globalizimin ekonomik dhe tregëtinë e lirë?

Petraq Milo: Sigurisht. Edhe specialistët e huaj e kanë vënë në dukje se politika e Kinës është kooperimi ekonomik. Eshtë një nga strategjitë e saj dhe krahasuar me strategjitë e vendeve te tjera Kina ka zgjedhur politikën ekonomike si dhe investimet në vendet e tjera.

Ndikimi i rritjes ekonomike të Kinës që mund të shkojë në 0.7% të kontributit në rritjen ekonomike botërore është shumë i lartë.Por edhe investimet direkte kineze në vendet e nismës "Një brez, një rrugë" e nxjerrin Kinën në tregun global dhe ky është një objektiv i saj. Vetë nisma kineze "Një brez një rrugë " është pjesë e globalizimit.

Eda Merepeza

Mrekulli
Lajmet Kryesore