2019-a, viti i arsimit dhe i shkëmbimeve rinore Kinë-EQL

2019-02-13 15:00:32 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u zhvillua në Pekin ceremonia e hapjes së Vitit të Arsmit dhe të Shkëmbimeve Rinore Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore (EQL) 2019, si edhe ceremonia e mbylljes së Vitit të Bashkëpunimit Lokal Kinë-EQL 2018.

Zv.ministri i Jashtëm i Kinës, njëherësh sekretar i përgjithshëm i sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-EQL, Wang Chao, u hodhi një vështrim veprimtarive të organizuara dhe rezultateve të arritura nën kornizën e "Bashkëpunimit 16+1". Ai vuri në dukje se bashkëpunimi lokal është përkrahje e rëndësishme për "Bshkëpunimin 16+1", duke shtuar se Kina dhe 16 vendet e EQL-së do të grumbullojnë përvojat e suksesshme të bashkëpunimit lokal dhe do të krijojnë së bashku fazën e re të "Bashkëpunimit 16+1".

Lidhur me rezultatet e arritura në Vitin e Bashkëpunimit lokal Kinë-EQL, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang tha se vitin e kaluar, Kina dhe vende të EQL-së nxitën bashkëpunimin e zhvillimin lokal dhe organzuan 4 konferenca në rang kryetarësh lokalë "16+1" dhe 4 provinca të Kinës qëndrore e 17 qytete ose provinca të vendeve të EQL-së u bënë anëtarë të rinj të Federatës së Kryetarëve të Provincave "16+1". Njëkohësisht, qeveritë lokale të vendeve të ndryshme morën pjesë aktivisht në bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme dhe arritën përparime në fushat e ndërtimit të zonës, ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, arsimore, kulturore etj. Tani janë realizuar mbi 160 binjakëzime mes Kinës dhe vendeve të EQL-së.

Në 6 muajt e parë të vitit 2019, Rumania është vendi kryesues i radhës i BE-së. Ambasadori rumun në Kinë Basil Constantinescu tha në një intervistë për mediet kineze se viti 2018 është vit i rëndësishëm i "Bashkëpunimit 16+1". Besojmë, tha ai, se bashkëpunimi lokal mund të bëhet një platformë e rëndësishme e thellimit të bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të EQL-së. Përkrahim zhvillimin e bashkëpunimin lokal midis Rumanisë dhe Kinës. Vitin e kaluar, Rumania dhe Kina arritën rezultate të pasura në fushën e bashkëpunimit lokal. P.sh. Rumania dhe provinca Liaoning ndërtuan së bashku zonën e industriale etj.

Më 7 korrikun e vitin 2018, Takimi i 7-të i Liderëve të Kinës dhe të Vendeve të EQL-së u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, ku u miratua "Programi i Sofjes i Bashkëpunimit Kinë-EQL". Sipas programit viti 2019 është Viti i Arsimit dhe i Shkëmbimeve Rinore Kinë-EQL.

Sipas planit, sivjet Kina dhe vende të EQL-së do të organizojnë një sërë aktivitetesh duke përfshirë ekspozita, Dialogun e 7-të Arsimor, Takimin e 6-të të Federatës së Universiteteve etj. Përveç këtyre, Festivali i Sporteve Dimërore të Studentëve Kinë-EQL do të mbahet në Bosnjë- Hercegovinë.

Përfaqësuesja e posaçme e Çështjeve të Bashkëpunimit Kinë-EQL Huo Yuzhen tha në një intervistë për mediet kineze se arsimi mbetet gjithnjë fusha e rëndësishme e bashkëpunimit Kinë-EQL. Prej themelimit të platformës "16+1" në fushën e arsimit janë arritur shumë rezultate pozitive. Sivjet shpresojmë që përmes Vitit të Arsimit dhe të Shkëmbimeve Rinore Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore do të nxitet bashkëpunimi në sektorin e arsimit mes 17 vendeve dhe do të thellohet sistemi i shkëmbimeve si mbledhja e ministrave të Arsimit të 17 vendeve etj. Shpresojmë që nëpërmjet shkëmbimeve, më shumë të rinj do të kenë mundësi të shtojnë më tej njohjet, të nxisin lidhjet reciproke dhe të luajnë rolin e urës së shkëmbimeve.

Tani Kina dhe vendet e EQL-së po zhvillojnë shkëmbime të ngushta mes studentëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, Kina hapi 34 institute Konfucit dhe 44 klasa Konfuci në vendet e këtij rajoni. Sipas statistikave, numri i studentëve që dërgohen reciprokisht në Kinë dhe vende të EQL-së arriti në afro 10 mijë dhe numri i studentëve të vendeve të EQL-së në Kinë mbi 5,500.

Në 5 dekadat e fundit, Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit u bë baza e përgatitjes së talenteve të gjuhës së vendeve të EQL-së. Edhe këtë vit ky universitet do të zhvillojë një sërë projektesh bashkëpunimi. Drejtori i Institutit Europian të Gjuhëve dhe Kulturës pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit Zhao Gang tha në një intervistë për mediet kineze se tani universiteti ka 5 institute Konfuci të themeluara nga Kina dhe pala e huaj në EQL. Numri i studentëve të EQL-së në universitetin tonë është rritur shumë, tha ai, duket shtuar se sivjet Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe Universiteti polak Jagiellonian do të zhvillojnë së bashku projektin e masterave për studimin e Europës Qendrore e Lindore. Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Pekinit do të planifikojë gjithashtu përkthimin e një sërë veprash letrare të vendeve të EQL-së.

Ambasadori rumun në Kinë Basil Constantinescu tha se vendi i tij dhe Kina kanë shumë pika të ngjashme dhe duhet të nxiten të rinj për t'i njohur më mirë këto pika. Jemi shumë të kënaqur tha ai me bashëpunimin dypalësh dhe zhvillimin e bashkëpunimit nga qeveritë lokale deri tek arsimi. Vitin e kaluar, Universiteti i Gjuhëve të Huaja i Xian-it hapi katedrën e gjuhës rumune. Universiteti i Shkencës dhe i Tekologjisë i Kinës Lindore bashkëpunoi me palën rumune për hapjen e MBA-së. Sivjet shpresojmë të kemi më shumë bashkëpunim me Kinën në fushën arsimore, tha ai.

Në 6 muajt e parë të këtij viti, vendet europiane do të trajtojnë një sërë ngjarjesh të rëndësishme si Brexit apo zgjedhjet e Parlamentit Europian në prill. Nga 16 vendet e EQL-së 11 janë vende anëtare të BE-së. Si vendi kryesori radhës i BE-së Rumania do të luajë rol të rëndësishëm për "Bashëpunimin 16+1".

Ambasadori rumun shtoi se si vendi kryesues i radhës i BE-së Rumania është e gatshme të finalizojë projektet. Kohezioni është vlerësimi i BE-së. Të gjitha kanë lidhje me kohezionin, pasi ai është i rëndësishëm për bashkëpunimin midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së. Rumania është përkrahëse e fortë e këtij mekanizmi, shtoi ai. Jemi të mendimit se ky mekanizmi mund të plotësohet reciprokisht me strategjinë e lidhjes të BE-së midis Azisë e Europës, edhe është një shtesë të nismës "Një brez, një rrugë". Si vendi kryesues i radhës i BE-së Rumania është e gatshme të nxisë palët e ndryshme të arrijnë më shumë rezultate.

Përfaqësuesja e posaçme e Çështjeve të Bashkëpunimit Kinë- EQL Huo Yuzhen është e mendimit se sivjet Europa do të përballet me një sërë ndryshimesh dhe një sërë sfidash. Në këtë skenë, mendojmë se Bashkëpunimi Kinë-EQL duhet të vazhdojë të zbatojë parimet e tanishme, pra bashkëpunimi me përfitim të përbashkët, gjithëpërfshirje dhe hapje. Ajo shtoi se duhet të zbatojmë qëndrimin e bashkëpunimit konkret të arrijmë më shumë rezultate pozitive, njëkohësisht përballemi aktivisht me sfidat e jashtme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore