Zakonet e 2 janarit sipas kalendarit bujqësor kinez

2019-02-03 09:01:11 CRI Komenti juaj Printoni

2 janar sipas kalendarit bujqësor kinez është dita e dytë e Festës së Pranverës. Në këtë ditë ka shumë zakone tradicionale, ku më e rëndësishmja është që nusja kthehet në shtëpinë e nënës së saj. Këtë ditë nusja merr bashkëshortin dhe fëmijët në shtëpinë e nënës së saj për të përshëndetur prindërit. Nëna e nuses do t'i japë dhëndrit vezë të ëmbël. Për këtë ka dhe një tregim. Në lashtësi gjyshja Li kishte një vajzë. Pas prezantimit, kjo vajzë u martua me Zhang-un. Pas disa vitesh, çifti nuk kishte fëmijë. Gjyshja Li mori vesh se çifti kishte mosmarrëveshje dhe nuk jetonin bashkë. Për këtë ajo ftoi dhëndrin dhe i dhuroi vezën e ëmbël. Ajo i tregoi dhëndrit se veza e ëmbël ka kuptim të jetës së ëmbël dhe të bashkimit familjar. Dhëndri e kuptoi dhe më pas çifti i zgjidhi mosmarrëveshjet dhe në vitin e dytë ata u bënë me djalë. Burri i vajzës e falënderoi gjyshen Li. Nga kjo gjë, pasardhësi i dhuroi dhëndrit të ri vezën e ëmbël dhe kështu u bë zakon.

Kur shkuan në shtëpinë e nënës, nusja e dhëndri duhet të marrin dhuratë dhe duhet të hanë drekë, ndërsa duhet të kthehen në shtëpinë e vjehrrës para kohës së darkës. Ata do të bëjnë një foto të të gjithë familjes.

Nëse është nuse e re, dhurata që duhet të çojë në shtëpinë e nënës duhet të jetë karamele dhe makarona. Karamelet tregojnë jetën e ëmbël dhe makaronat jetëgjatësi.

Njerëzit i kushtojnë rëndësi kthimit të çiftit të ri në shtëpinë e nënës së nuses në Festën e Pranverës së parë të martesës. Këtë herë dhëndri është mysafiri më i rëndësishëm. Në drekë, ai duhet të ulet në vendin më të rëndësishëm dhe shoqëruesit janë brezi i ardhshëm dhe brezi i tij. Brezi i lartë nuk do të marrë pjesë në këtë drekë. Gjatë drekës, së pari duhet të ketë 6 lloje ëmbëlsirash, më pas nis dreka zyrtare. Pasi çdo gjellë të vendoset në tryezë, dhëndri duhet të hajë i pari. Nëse ai nuk ha, asnjë i pranishëm s'mund të hajë.

Pas mbarimit të gatimeve të ngrohta nis ngrënia e ëmbëlsirave të dhuruara nga të afërmit. Çdo ëmbëlsirë vendoset në tryezë dhe dikush prezanton se nga vijnë dhe kush i dhuroi ëmbëlsirat. Dhëndri duhet të provojë çdo ëmbëlsirë.

Pas drekës, dhëndri duhet të bisedojë me të moshuarit dhe të dëgjojë fjalët e vjehrrit dhe vjehrrës dhe t'i ftojë ata dhe të afërmit të vizitojnë shtëpinë e tyre të re. Pastaj çifti i ri do të kthehet në shtëpi.

Pas Festës së parë të Pranverës, kur çifti kthehet në shtëpinë e nënës së nuses, nuk do të ndiqen më këto rregulla.

Përveç zakonit të kthimit ka edhe një zakon që quhet flijimi i zotit të parasë, ku seriveren mish qengji, kallamar i gjallë etj.

Këtë lutje zakonisht e bëjnë familjet e pasura, sepse zoti i parasë nuk ndihmon familjet e varfëra. Lidhur me këtë ka një tregim. Në lashtësi, në tempullin e Zotit të Parasë kishte figura të tij dhe të bashkëshortes së tij të bukur. Por, pas shumë viteve, figuara e nuses nuk ndodhet më atje sepse Zoti i Parasë u divorcua me nusen e tij.

Pse kështu? Mund të flasim nga një lypës që është shumë i varfër dhe kur kaloi në tempull, hyri dhe nuk iu lut asnjë zoti tjetër përveç atij të parasë. Zoti i parasë mendoi se ka shumë shumë të varfër dhe e pamundur për t'i ndihmuar të gjithë. Por, lypësi mendoi se njerëzit e pasur nuk kanë nevojë për ushqime e veshje, pse kërkojnë ata para? Prandaj duhet të ndihmoni njerëzit e varfër, prandaj vazhdoi të bëjë lutje.

Këtë herë, nusja e zotit të parasë dëshiroi ta ndihmojë këtë lypës dhe e zgjoi burrin e saj i cili ishte në gjumë. Por zoti i parasë vazhdonte të flinte. Zoti i parasë ka të drejtat e dhënies së parasë, prandaj nusja e tij nuk ka metodë të mirë.

Ajo i dha lypësit vathët e saj . Lypësi e pa si dhuratë nga figura dhe që ishin vathë floriri dhe më pas shprehu falënderimet e tij. Zoti i parasë e pa se nusja e tij i dha lypësit dhuratën e tij për të shprehur dashurinë dhe u xhindos aq shumë sa vendosi ta divorcojë gruan e tij. Për këtë asnjë i varfër nuk mund të bëhet pasur vetëm duke iu lutur zotit të parasë.

Në fakt zoti i parasë është një dëshirë e mirë e kinezëve, vetëm nëpërmjet përpjekjeve, mund të fitojmë pasuri.

Sipas zakoneve, më 1 janar sipas kalendarit bujqësor nuk duhet të hamë mish dhe më 2 janar sipas kalendarit bujqësor dreka duhet të ketë peshk dhe mish, domethënë duhet të hamë mirë. Kjo drekë quhet dreka e fillimit të Vitit të Ri. Në këtë drekë organizohen zakonisht lutje që s'mund të largohen me ushqimet e larmishme, ndërsa dreka e parë lidhet ngushtësisht me fillimin e Vitit të Ri, prandaj njerëzit kushtojnë rëndësi të madhe për këtë ditë.

Më 2 janar sipas kalendarit bujqësor ka edhe disa gjëra që s'mund të bëni. P.sh. s'mund të lani veshjet. Sepse kjo ditë është ditëlindja e zotit të ujit. Që zoti i ujit të gëzojë ditëlindje të mirë dhe mos të jetë shumë i zënë, prandaj njerëzit s'mund të lajnë veshjet.

Kur kthehet në shtëpinë e nënës së nuses, dhurata e dhëndrit duhet të jenë numrin e dyfishtë që tregon lumturinë, dhe s'mund të jenë numrin e tek pasi tregon fatkeqësi.

Kur takohet me shitës për figurën e zotit të parasë, nëse nuk dëshironi të bleni, s'mund ta thoni që nuk e doni, por uhet të thoni se e keni.

Përveç këtyre në mesditë s'mund të flini gjumë. Sepse nëse fle gjumë në mesditë gjatë Festës së Pranverës, do të jeni shumë dembel. Dhe gjatë festës, shumë mysafirë vizitojnë shtëpinë, nëse flini gjumë, do të jeni shumë të pasjellshëm. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore