Dritarja e re e qytetit Chengdu për Europën: "Qendra Kinë-Europë"

2019-01-23 10:37:42 CRI Komenti juaj Printoni

Një francez nga Montpellier-i i Francës me emrin kinez Bai Xindi, punon në qytetin Chengdu të Kinës perëndimore. Atje ai mund të vazhdojë shkëmbimet me partnerët e Europës falë platformës së sapondërtuar nga Bashkia e Chengdu-së vitin e kaluar "Qendrës Kinë- Europë".

Qysh nga maji i vitit 2017, "Qendra Kinë- Europë" që ndodhet në Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë të Provincës Sichuan ka tërhequr 48 zyra të vendeve europiane dhe të vendeve rreth nismës "Një brez, një rrugë" duke u shndërruar në një dritare të re bashkëpunimi mes pjesës perëndimore të Kinës dhe Europës. "Qendra" ofroi lehtësi për përfaqësuesit e huaj që janë vendosur atje.

Si përfaqësuesi i rajonit Montpellier të Francës, Bai Xindi ka gjithashtu përgjegjesinë e përhapjes së verës së Montpellier-it në Kinë. Falë trenit Kinë-Europë që kalon në Lodzin e Polonisë, vera e Francës jugore mund të futet në Chengdu për rreth 10 ditë. Ndërsa provinca Lodzi e Polonisë hapi zyrën e "Qendrës Kinë-Europë" dhe falë kësaj zyre Bai mund të kryejë biznesin përmes kësaj zyre.

Kjo zyrë është hapur edhe në shtetin gjerman të Bavarisë. Bai Xindi u shpreh se përmes "Qendrës Kinë-Europë" europianët mund të mbajnë marrëdhënie të ngushta biznesi me kinezët dhe mund të kërkojnë partnerë bashkëpunimi në Europë.

Një përgjegjes i Grupit të Investimeve "Gaoxin" të qytetit Chengdu tha se:

"Qendra Kinë-Europë" ndodhet në një ndërtesë 192 metra të lartë dhe me një sipërfaqje prej 210 mijë metrash katrorë. Në katin e parë ndodhen pavijonet e shfaqjes së vendeve të Europës dhe të vendeve rreth nismës "Një brez, një rrugë". Në katin e dytë, ndodhet zona e shfaqjes së mallrave europiane. Sipërfaqja e dy kateve është përkatësisht 800 metra katrorë dhe ofrojnë hapërsira për ekspozimin e mallrave dhe teknologjive të reja. Përgjegjësi shtoi se "Qendra Kinë-Europë" ka 6 funksione që janë qendra teknologjike Kinë-Europë, qendra e shkëmbimeve tregtare të mallrave europiane, qendra e novacionit Kinë-Europë, qëndra e selive të 500 ndërmarrjeve më kryesore të botës, qendra e organeve të zhvillimit ekonomik të vendeve anëtare të BE-së dhe qendra europiane e kulturës, arsimit dhe e artit.

Ai shtoi se në katin e 5-të ka një sallë mbledhjesh me kapacitet prej 270 vetësh dhe ambjente të tjera. Ai theksoi se "Qendra Kinë-Europë" ka dhe një teatër, ekspozitë, hotel etj.

Instituti i Përbashkët i Novacionit të Cilësisë dhe Teknologjisë së Mençur Kinë-Britani bën pjesë në këtë qendër që u krijua në janarin e këtij viti nga Universiteti Brunel, Laboratori Fizik Kombëtar dhe Grupi i Kompanive Mingxin i provincës Sichuan. Ajo fokusohet tek studimi e zhvillimi i risive teknologjike. Ky institut vulosi një marrëveshje me kompaninë e madhe të qytetit Chengdu për përgatitjen dhe adminsitrimin. Njëkohësisht ai shtoi se bën përpjekje për zhvillimin e mësimdhënies së përbashkët midis Universitetit Brunel dhe universiteteve kineze.

Yang Wenchao, ndihmës i Institutit tha në intervistë se arritja e rezultatet e institutit në një kohë rekord nuk mund të arriheshin pa mbështetjen e "Qendrës Kinë-Europa". Yang tha se kjo qendër ofron një mjedis të mirë pune. Ndërkombëtarizmi i saj është gjithashtu në favor të kryerjes së shkëmbimeve dhe zhvillimit të përbashkët me ndërmarrjet e tjera ose organet që janë vendosur në këtë qendër.

Gjatë një viti, "Qendra Kinë-Europë" është bërë një kartivizitë e qytetit Chengdu. Kjo qendër organizoi përkatësisht Samitin Ndërkombëtar për Sipërmarrjen 2017, Panairin e Bashkëpunimit Teknologjik të Investimeve dhe Tregtisë Kinë-BE, Forumin e Investimeve Kinë-BE për Novacionin dhe Sipërmarrjen etj. Në bazën e qendrës, Zona e re e teknologjisë së lartë e qytetit Chengdu krijoi gjithashtu bazën e lidhjes ekonomike të nismës "Një brez, një rrugë" të qytetit Chengdu të provincës Sichuan.

Drejtori i Qendrës së Risive të BE-së në Chengdu, Dai Yilingtha se "Qendra Kinë-Europë" është dritare e qytetit Chengdu dhe platforma e shërbimeve ndërkombëtare me nivel të lartë botëror u bë simboli i bashkëpunimit ndërkombëtar të qytetit Chengdu. Në të ardhmen do të formohet sistemi i shërbimeve të bashkëpunimit midis Kinës e Europës në fushat politike, diplomatike, ekonomike, tekniko-shkencore, arsimore, kulturore, të artit, turistike etj. Dai Yiling tha gjithashtu se pas hapjes, qendra u vizitua nga ambasadorët e Italisë, të Filandës, të Austrisë, të Francës, të Gjermanisë dhe përfaqësuesit e 25 vendeve. Deri tani, 151 organe të 39 vendeve kanë kërkuar të vendosin qendra, ndërkohë që janë vendosur 48 organe e ndërmarrje. Dai Yiling është i mendimit se nisma "Një brez, një rrugë" dhe ndërtimi i zonës së tregtisë së lirë u kanë sjellë rast qyteteve kineze për nxitjen e shkëmbimeve të ndërmarrjeve kineze me ato europiane.

Një përgjegjes i Zonës së Re të Teknologjisë së Lartë të qytetit Chengdu tha se "Qendra Kinë-Europë" është jo vetëm një platformë shkëmbimesh dhe bashkëpunimi midis Kinës dhe Europës, por gjithashtu edhe anija e re me flamur e hapjes së nismës "Një brez, një rrugë". Po ashtu ajo do të bëhet dritare e re e pjesës perëndimore të shkëmbimeve me botën dhe një platformë e re e bashkëpunimit të përbashkët me Europën. Zona e re e qytetit Chengdu do të studojë më tej politikat e posaçme për të nxitur zhvillimin e "Qendrës Kinë-Europa" dhe për nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës në fazën e re. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore