40 vitet e Reformës dhe Hapjes: Si u transformua industria turistike në Kinë

2018-12-19 10:49:50 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 1978, Kina nisi Reformën e Hapjen. Industria turstike si pika kyçe e fillimit të Reformës filloi ndryshimet nga funksioni i diplomacisë deri tek ai ekonomik. Por në atë kohë, turizmi ishte një term i pazakontë tek pjesa dërrmuese e banorëve kinezë.

Në vitin 2018, Kina u bë tregu më i madh i turizmit në botë, vendi më i madh i konsumit turistik ndërkombëtar dhe industria turistike u bë mbështetje strategjike e ekonomisë kombëtare. Në 6 muajt e parë të vitit 2018, numri i udhëtimeve nga turistët kinezë brenda vendit arriti 2 miliardë 826 milionë dhe turizmi u shndërrua në një stil të zakoshëm jetese.

Në 40 vitet e Reformës dhe Hapjes, industria turistike kaloi nëpër shumë faza. Sot kinezët udhëtojnë në mbarë botën, ndërkohë që kultura kineze është përhapur me zhvillimin e industrisë turistike.

Drejt fundit të vitit 2018, Qendra e re mediatike e gazetës "Renminribao" dhe uebsajti i njohur turistik kinez "Mafengwo" krijuan së bashku zonën "Muzeu i kohës: Makinë kohore udhëtimi" që është një pjesë e Ekspozitës së kremtimit të 40-vjetorit të Reformës dhe Hapjes në Muzeun Kombëtar të Kinës. Në këtë zonë janë shfaqur shume foto dhe shënime nga turistët kinezë. Me këto materiale mund të kujtojmë turizmin gjatë 40 viteve që tregon mbarë procesin e udhëtimeve të turistëve kinezë brenda dhe jashtë vendit.

Në fillimin e viteve 80, një kinez udhëtonte 0.2 herë në vit me një pjesë derrmuese të turimzit në hapësirën e 500 kilometrave. Në atë kohë, një turist kinez duhet të merrte dëshmi pune, biletë dhe ushqimeve dhe më pas qëndrimi prej 4- 5 veta në një dhomë. Në këtë formë kinezët nisën hapat e para të turizmit.

Si një nga grupet e para të turistëve kinezë, Laoyan shpenzoi shumë, 10 juanë ( që në atë kohë ishte një shifër e lartë). Me avionin "Yijue" nga Tianjini në Pekin, shpenzimi i tij ishte as një darkë prej 10 vetash në restorantin më të njohur në Pekin. Laoyan shkroi në ditarin e tij se u nis me avion në orën 7:00 dhe pas 28 minutash mbërriti në Pekin. Në këtë avion kishte shumë fshatarë të sapomartuar. Ata shkonin në Pallatin e Asamblesë Kombëtare Popullore, Pallatin e Dimrit, Parkun Beihai, Pallatin e Verës etj. Në atë kohë, gazeta "Tianjinribao" njoftoi raportin me titull "Mbi 2000 fshatarë vizitojnë Pekinin me avion".

Në vitet 80, bileta e avionit, biletat e pikave turistike, hartat, kartolinat etj., ishin në dygjuhë, gjuhën kineze dhe atë angleze me qëllim që edhe turistët e huaj të kishin mundësi të lexonin. Në atë kohë misioni i industrisë turistike në Kinë ishte tërheqja e shkëmbimeve të huaja. Turizmi i të huajve në Kinë u zhvillua shumë mirë dhe falë modelit të turistëve të huaj, koncepti "Turizëm" u fut në idetë e kinezëve duke ndikuar tek zhvillimi i mëtejshëm i turizmit brenda Kinës.

Në vitet 90, kinezët nisën zhvillimin e madh të turizmit. Singapori, Malajzia dhe Tajlanda mirëpritën shtetasit kinezë. Këto tre vende aziatike u bënë stacioni i parë i kinezëve që shkuan jashtë vendit. Brenda Kinës, turizmi mbeti gjithashtu shumë popullor. Në vitin 1995, nisi sistemi i pushimeve, çdo javë dy ditë pushim dhe në vitin 1999 nisi politika e pushimeve të Javës së Artë apo pushimeve njëjavore gjatë Festës së Pranverës (Viti i Ri kinez). Me këto pushime kinezët nisën të planifikonin turizmin e vërtetë.

Turisti Laoniu tha se në vitin 1995 udhëtoi vetë pëpr 15 ditë nga Shangai deri në Chengdu. Për këtë ai bëri planifikim të kujdesshëm gjë që ishte shumë e rëndësishme. Ai tha se viti 1995 nuk ishte i njëjtë me kohën e tanishme. Në atë kohë nuk mendohej bleraj e biletave të trenit apo avionit në internet si dhe nuk mund të rezervohej hoteli në internet. Po ashtu në atë kohë nuk mund të kërkoheshin informacione mbi udhëtimin në internet. Po ashtu, cilësia e shërbimeve të turizmit nuk ishte e mirë. P.Sh-akomodimi dhe niveli i transportit ishin ndër shqetësimet e turistëve. Në shënimet e tij, Laoniu tha se turizmi i vetëm për gjysmë muaji, nuk ishte i lehtë.

Prej shekullit të ri sidomos pas Kongresit të 18-të të PKK-së, turizmi u bë pika e re e rritjes ekonomike. Nga java e parë e artë, grupi i parë i turizmit jashtë vendit, hera e parë e heqjes së tarifave të autostradës e deri tek heqja e vizave nga 72 vende e rajone për turistët kinezë, industria e turizmit u bë industri shtyllë dhe një industri shërbimesh që plotëson kërkesat e popullit.

Në vitin 2000, turisti Li Jingzhen dhe bashkëshortja e tij vizituan Hainan së bashku me një grup turistik. Ai kujtoi se kur zbritën nga avioni, autobusi falas për në hotel i priste në aeroport. Ai tha se të gjithë ishin të lumtur që do qëndronim në një hotel me 5 yje. Ata i kujtojnë edhe sot me fanatizëm momentet e saj kohe. Në vitin 2003, Li Jiangzhen dhe bashkëshortja e tij shkuan në "Festivalin e Akullit dhe të Dëborës në Harbin" dhe panë nga afër skulpturat madhështore të akullit. Li tha se për këtë turizmën dimëror kishin lexuar shumë mbi informacionet për pikat turistike, gjendjen e motit etij. Kemi marrë shumë veshje të trasha. Ai tha se kjo ishte hera e parë që festuan vitin e ri në një vend turistik.

Në vitin 2008, turisti Wuji zgjodhi për herën e parë paketën në internet "bileta e avionit e hotel në ishullin PP të Tajlandës". Ai tha se në të kaluarën ai dëshironte të udhëtonte me graun e tij diku dhe kjo u realizua. Në vitin 2010, çifti nisi udhëtimin me automjetin e tyre drejt Alpeve Europiane. Në një koment të tij ai shkroi se edhepse nuk jemi të rinj, provuam anijen, ngjitje malore dhe shumë aktivitete të tjera.

Ëndrra e kinezëve nuk është thjesht zhvillimi i turizmit jashtë qytetit. Me thellimin e Reformës dhe Hapjes, gjurmët e turistëve kinezë janë më të largëta dhe përhapur në mbarë botën dhe cilësia është bërë një nga fjalët kyçe të turizmit të tanishëm.

Gjatë 40 viteve të Reformës dhe Hapjes, me ngritjen e nivelit të jetës së popullit dhe forcimin e aftësisë së konsumit, ndryshoi edhe mënyra e turizmit e kinezëve nga turizmi në grupe në turizëm individual. Industria turistike u bë gradualisht industri strategjike dhe një shtyllë e ekonomisë vendëse. Përqindja e kontributit në PBB është mbi 10%. Në vitin 2017, numri i turstëve brenda Kinës dhe numri i turistëve të huaj në Kinë arriti 5.1 miliardë. Të ardhurat e përgjithshme nga turizmi ishin mbi 5.3 trilionë juanë. Uejbsajtet turistike si Mafengwo, Ctrip, Tuniu etj. janë forca të rëndësishme të zhvillimit të industrisë turistike. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore