Nis Festivali i 2-të i Akullit dhe i Dëborës i Studentëve Kinë-EQL

2018-12-12 10:40:59 CRI Komenti juaj Printoni

Më 4 dhjetor nisi Festivali i 2-të i Akullit dhe i Dëborës i Studentëve Kinë-Vende të Europës Qendrore Lindore në Universitetin e Sportit të Harbinit të Kinës. Festivali organizohet në bashkëpunim të Ministrisë kineze të Arsimit dhe Shoqatës Sportive të Studentëve Kinezë.

Në ceremoninë e hapjes të festivalit ishin gjithashtu të pranishëm zv.drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Provincës Heilongjiang Jiang Tonghe dhe rektori i Universitetit të Sportit të Harbinit Zhu Zhiqiang. Ceremonia u drejtu nga zv.rektori i Universitetit të Sportit të Harbinit Han Junchang. Sportistë nga Kina, Bullgaria, Polonia, Çekia, dhe Sllovenia zhvilluan gara sportive të akullit dhe të dëborës dhe aktivitete të shkëmbimeve kulturore në Universitetin e Sportit të Harbinit.

Ky festival u mbajt nga 2 deri 7 dhjetor dhe sportistët kinezë zhvilluan gara miqësore me homologët e tyre bullgarë, polakë, çekë dhe sllovenë në ski alpine, snoubording etj, si dhe zhvilluan studime e shkëmbime kulturore. Gjatë festivalit, sportistët studentë vizituan gjithashtu Muzeun e Urbanistikës së Qytetit Harbin, Ekspozitën e Dëborës, Sheshin kryesor etj dhe shijuan kulturën dhe zakonet e banorëve në "Parisin e Vogël në Lindje."

Në fjalimin e tij në hapje të ceremonisë, rektori i Universitetit të Sportit të Harbinit Zhu Zhiqiang tha se në dhjetorin e vitit 2017, universiteti që ai drejton organizoi Festivalin e parë të Akullit dhe të Dëborës së Studentëve Kinë-Vende të EQL-së duke filluar fazën e re të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve të sportit mes Kinës dhe vendeve të këtij rajoni. Ministria e Arsimit e Kinës organizoi këtë event të dytë për të forcuar rezultatet e bashkëpunimin, për të trashëguar miqësinë, për të ndërtuar nismën "Një brez, një rrugë" dhe për të nxitur zhvillimin e përbashkët të Kinës e të vendeve të EQL-së.

Ai falenderoi angazhimin e Shoqatës së Sportit të Studentëve të Kinës dhe Universitetit të tij për vijimin e organizimit të këtij eventi, i cili është një rast i mirë për zhvillimin e shkëmbimeve kulturore me universitetet nga Bullgaria, Polonia, Çekia, Sllovenia etj. Gjatë festivalit krijohet mundësia e vijimit të miqësisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit. Ai tha gjithashtu se ky festival mund të bëhet një platformë e rëndësishme e shfaqjeve rinore të vendeve të ndryshme dhe mund të bëhet markë e njohur midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Zv.drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Provincës Heilongjiang Jiang Tonghe tha se ky festival ndërtoi urën e shkëmbimeve të kulturës sportive dhe shtoi energji të re për zhvillimin e sporteve dimërore sidomos të tyre të akullit dhe të dëborës dhe do të përhapë sportet dimërore në Kinë e vende të Europës Qendrore e Lindore. Ai tha se ka besim që falë këtyre aktiviteteve studentët e huaj do të kenë rast të njohin më shumë nga historia dhe kultura e qytetit Harbin dhe do të nxitet bashkëpunimi e lulëzimi i përbashkët në fushë sportive mes universiteteve të Kinës dhe atyre nga vendet e EQL-së. Në zhvillimin e historisë, me miqësinë e popujve midis Kinës e EQL-së popujt janë afruar më ngushtë. Nga garat sportive dimërore dhe elementet kulturore të akullit e dëborës, do të plotësohen përmbajtjet kulturore e sportive dhe do të forcohet fryma e sportit dimëror për të ngritur një forcë të kulturës sportive të akullit e të dëborës në Kinë. Vijimi i organizimit të këtij festivali ka rëndësi për ndërtimin e urës së shkëmbimeve kulturore sportive midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore, krijimin e platformën e shkëmbimeve të universiteteve, forcimin e miqësis rinore, nxitjen e përhapjes së sportit dimëror në Kinë etj.

Zv-drejtori i Drejtorisë së Shkëmbimeve dhe të Bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit të Kinës Zhao Lei tha në ceremoninë e hapjes se presidenti i Kinës Xi Jinping i kushton rëndësi shkëmbimeve midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Ai beson se ky festival mund të shtojë miqësinë mes rinisë kineze dhe të atyre nga vendet e EQL-së dhe shpreson se ky festival mund të arrijë suksese.

Në ceremoninë e hapjesë së eventit të dytë, Fakulteti i Artit pranë Universitetit të Sportit të Harbinit shfaqi baletin në akull "Të dua, Kinë" dhe "Dashuri me ëndrrën e ushtrisë". Trupat e këtij fakulteti shfaqi gjithashtu edhe akrobaci si "Valle latine", "Liqeni Baikal", "Fluturim lart" etj., që fituan shumë duartrokitje.

Universiteti i Sportit i Harbinit ndodhet në qytetin Harbin të provincës Heilongjiang të Kinës veriore. Nëpërmjet zhvillimit prej 6 dekadash, ky universitet është karakteristik i sporteve dimërore. Në të zhvillohet mirë planifikimi i disiplinës, zhvillimi profesional është i koordinuar dhe janë arritur rezultate të jashtëzakonshme në fushën e mësimdhënies, të studimit, të ushtrimit etj. Sipërfaqja e përgjithshme e universitetit është 2781 mijë metra katrorë dhe përbëhet nga dy pjesë: zona kryesore në qytet dhe vendpushimet e skive "Maershan".

Univeristeti i Sportit u themelua në vitin 1956 dhe prej asaj kohe ky institucion ka punuar për t'u bërë një universitet i fortë sporti në akull dhe dëborë. Ai është i njohur në mbarë Kinën dhe madje në të gjithë botën. Nga ky universitet kanë dalë shumë talente të sporteve dimërore në nivel botëror si Wang Meng, Shen Xue, Zhao Hongbo, Zhang Yiwei, Xu Xiujuan etj. Universiteti dha kontribut të madh për zhvillimin e sportit dimëror, dhe strategjinë e medaljes së artë të Kinës. Ky universitet organizoi me sukses Lojërat 24-ta Dimërore të Studentëve dhe Transportimin e Pishtarit të Lojërave të 29-ta Dimërore të Studentëve në Stacionin e Harbinit.

Universiteti i Sportit i Harbinit është gjithashtu baza e përgatitjes për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në vitin 2022 dhe Lojërat Paralimpike Olimpike Dimërore të Pekinit në 2022. Pas fillimit të punës përgatitore për Olimpiadë Dimërore, Universiteti i Sportit i Harbinit kanë kryer një sërë studimesh si "Analizën e talenteve organizuesve të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit" dhe ka ofruar shpeshherë stërvitje të sprteve të akullit dhe dëborës për institutet apo vullnetarët e interesuar.

Zv.rektori i Universitetit Kan Junchang tha se institucioni ku ai bën pjesë ka një shans të mirë për përgatitjen e Lojërave Olimpike Dimërore dhe vijonë epërsinë në fushën e sportit mbi akull dhe dëborë, për përgatitjen e talenteve dhe zhvillimin e industrisë së Lojërave Olimpike Dimërore. Ai shtoi se universiteti do të vijojë bashkëpunimin me palët përkatëse dhe do të ofrojë trajnim për Olimpiadën Dimërore (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore