Hainani i Kinës Jugore mirëpret pa viza turistët shqiptarë

2018-05-09 09:26:05 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata e Emigracionit e Kinës njoftoi se nga 1 maj i vitit 2018, shtetasit e 59 vendeve, duke përfshirë Shqipërinë, mund të hyjnë pa viza në provincën Hainan të Kinës Jugore me të drejtë qëndrimi prej 30 ditësh. Kjo masë vjen pas shpalljes së krijimit të Zonës Pilot të Tregtisë së Lirë të Hainan-it dhe kthimit të ishullit në një port të tregtisë së lirë. Kjo është masa e parë e Administratës së Emigracionit, që pas themelimit të saj më herët këtë vit.

Në vitin 2000, Hainan-i lejoji hyrjen pa viza në formën e grupeve turistike të shtetasve nga 21 vende. Në vitin 2010 kjo politikë u mundësua për 26 vende. Në tre vjet numri i turistëve të huaj u rrit nga 33% deri në 78%. Hapja e mëtejshme e ishullit tropikal, tani për 59 vende, do të nxitë zgjerimin e tregut turistik.

Hainan-i është zona më e madhe e posaçme ekonomike e Kinës dhe e vetmja provincë tropikale e vendit. Hainan-i është një ishull i njohur turistik ndërkombëtar. Në vitin 2009, qeveria qendrore prezantoi strategjinë e kthimit të Hainan-it në një ishull turistik ndërkombëtar, duke u vënë vazhdimisht në ballë të Reformës dhe të Hapjes.

Zv./drejtori i Administratës së Emigracionit të Kinës, Qu Haiyun, tha se në krahasim me të kaluarën, shtimi i vendeve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë pa viza në Hainan do të nxitë shtimin e numrit të turistëve të huaj. Ai thekson gjithashtu zgjatjen e afatit të qëndrimit në 30 ditë, nga 15 dhe 21 ditë që ishte më parë. Përveç udhëtimit në grup, turistët e huaj mund të vijnë tani në edhe në mënyrë individuale.

Deri në fundin e vitit 2017, provinca Haina kishte 57 linjë ajrore ndërkombëtare, duke përfshirë ato që e lidhin me Rusinë, Korenë e Jugut, Tajlandën, Malajzinë, Singaporin, Gjermaninë etj. Përveç këtyre, turistët nga Austria e Zvicra pëlqejnë ta vizitojnë Hainan-in me anije turistike. Mësohet se sivjet do të hapen edhe 16 linja të tjera ajrore dhe deri në vitin 2020, numri i tyre do të arrijë në mbi 100.

Moti i provincës Hainan është i përshtatshëm në të gjitha stinët dhe temperatura mesatare varjon nga 22℃ në 25℃. 62 për qind e ishullit është e pyllëzuar. Vitet e fundit, me zhvillimin e shpejtë të infrastrukturës dhe me përkrahjen e autoriteteve, Hainan-i është lidhur ngushtësisht me botën. Tani në Hainan zhvillohet turizmi detar, turizmi mjekësor, zhvillohen ekspozita biznesi, ndërkohë ishullit njihet për fshatrat e bukur deri te pazaret pa taksa.

Qyteti më i njohur turistik Sanya i provincës Hainan ka breg të gjerë e diell të bollshëm, arra kokosi dhe qiell të pastër. I gjithë bregu në formën e një gjysmë Hënë është mijëra metra i gjatë. Temperatura mesatare e ujit gjatë gjithë vitit viti është mbi 23℃, duke e bërë plazhin të frekuentuar në të katër stinët e vitit.

Uji i detit është shumë i pastër dhe mund të shihet qartë deri në një thellësi prej 7 deri 9 metrash. Rëra e plazhit është e bardhë, ndërsa Sanya njihet gjithashtu për koralet e pasura, botën e larmishme ujore, por edhe dyqanet markave luksoze.

Turistët që vizojnë Sanya-në, zakonisht blejnë në treg fruta të freskëta deti dhe i çojnë ato në restorante për t'i gatuar. Por përveç frutave të detit, Hanan-i njihet për katër ushqime të tjera tradicionale: pulën e Wenchang-ut, gaforren e Hele-së, rosën e Jiaji-së dhe mishin e qengjit të Dongshan-it.

Përveç mjedisit të bukur natyror dhe kulturës lokale të Hainan-it, turistët i tërheq edhe fshati Tanmen në lindje të ishullit. Mund të shihen familjet e peshkatarëve dhe traditat e tyre. Këtu mund të vëzhgohen gjithashtu anijet e peshkimit, peshkatarët bujarë, si dhe mund të zhvillohen shëtitje në breg apo shijohen frutat e detit.

Prej 7 vjetësh në Hainan zhvillohet një politikë e rimbursimit të taksave në dalje, për mallrat e luksit. Gjatë kësaj periudhe vëllimi i shitjes ka arritur në 37.5 miliardë juanë (RMB).

Presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh në fjalimin e tij me rastin e 30 vjetorit të krijimit të zonës së posaçme ekonomike të Hainan-it, se politika e shitjes pa taksa të mallrave të luksit do të zgjerohet. Nëdrsa autoritetet doganore të ishullit, thonë se do të vazhdojnë të punojnë për shtimin e risive dhe përmirësimin e kontrollit dhe të shërbimeve për turistët.

"Ky është një ishull i bukur, fantastik plot diell e plazhe të bukur, me kulturë të pasur e të veçantë. Këtu edhe ka fusha golfi dhe dyqane pa taksa!" thotë David Silver, presidenti i Këshillit Botëror të Industrisë së Turizmit (WTTC).

Këshilli, parashikon që deri në vitin 2020, Hainan-i do të bëhet një destinacion turistik i nivelit më të lartë botëror. (Çang Çuo)

Mrekulli