Restoranti i suksesshëm i kuzhinës italiane i një çifti punëtorësh emigrantë

2018-05-02 10:31:06 CRI Komenti juaj Printoni

Një çift nga provinca Anhui e Kinës Qendrore hapi një restorant të picash dhe gatimesh të tjera të njohura italiane në qytetin Hangzhou dhe tërhoqi vëmendjen e komunitetit të të huajve dhe studentëve për dy faktorë: çmimin e ulët dhe shijen autentike.

Ky restorant ka një sipërfaqe të vogël dhe ndodhet larg rrugës kryesore. Në tabelën e tij shkruhet: "Restorant i Picave Italiane". Brenda tij, zbukurimi është shumë i thjeshtë në krahasim me restorantet e tjera të gatimeve perëndimore. Ky restorant ka vetëm pesë tryeza, katër të mëdha dhe një të vogël. Në murin e restorantit shihen letra të vogla me shkrime në gjuhë të ndryshme ku janë shënuar vlerësimet e klientëve të huaj. Shumë prej tyre mendojnë se pica që gatuhet këtu ka shije autentike.

Në restorant shihen klientë kinezë dhe të huaj. I zoti i restorantit zakonisht përgatit picat kurse bashkëshortja e tij, sallatat dhe ushqimet e tjera. Asnjë prej tyre nuk flet anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj, ndërsa përpiqen të komunikojnë me të huajt me gjeste dhe gjuhën e trupit.

Sallata që ofrohet në këtë restorant është e konsiderueshme në sasi dhe kushton pak. Për shembull, sallata "Çezar" me vezë, zarzavate dhe mish pulle kushton 20 juanë. Ndërsa çmimi i një pice të madhe në këtë restorant kushton sa një picë e vogël në restorantet e tjera. Picën e gatuar nga pronari i këtij restoranti, përmban materiale të freskëta e me cilësi më të mirë se shumë restorante më të specializuar të kuzhinës perëndimore në Kinë.

Ky restorant tërheq shumë studentë, e një prej tyre është Rolandi nga Shqipëria. Ai shoqërohet nga Menmei, një studente 23-vjeçare nga Kazakistani që studion në degën e Tregtisë Ndërkombëtare të Universitetit Jiangjiang.

Rolandi është një klient i vjetër i restorantit dhe vjen çdo javë, ndërsa Menmei, vjen për herët të tretë.

"Për drekë porositëm një picë, një sanduiç dhe pije. Zakonisht këto mjaftojnë," tregon Rolandi.

23-vjeçari shqiptar studion në degën e Financës të Universitetit të Zhejiang-ut. Pavarësisht se është mësuar me ushqimet kineze, ai vjen shpesh në këtë restorant të vogël për shkak të shijes autentike të gatimeve.

Kur u përhap lajmi i suksesit të këtij restoranti, shumë veta pyetën se si është e mundur që asnjë prej pronarëve nuk flet një fjalë anglisht a të ndonjë gjuhe tjetër dhe përsëri ia arritën të përgatisin pica me shije autentike e të marin vlerësime nga shumë të huaj?

Pronari i restorantit Cheng Quanliang, 33-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Cai Yunjing, 31 vjeçare vijnë nga qyteti Haozhou i provincës Anhui i Kinës Qendrore. Në fund të vitit 2016, ky çift hapi restorantin e vogël të picave.

Në fillim biznesi nuk ishte i mirë dhe çifti i shpërndante picat me biçikleta elektrike nëpër universitete. Më vonë biznesi ndryshoi për mirë. Shumë veta filluan të porosisin nëpërmjet aplikacionit Wechat dhe Cai e shpërndandte për klientëtë që ndodheshin brenda një rrezeje prej 3 kilometrash.

Cheng Quanliang thotë se pica që ai dhe bashkëshortja gatuajnë përputhet me shijen e të huajve.

"Në Kinë ka shumë restorante picash që e gatuajnë atë sipas shijes së kinezëve," tregon ai. Cheng e mësoi përgatitjen e picës në familje, nga bashkëshorti i së motrës, Zhang Hui.

Zhang Hui punoi 17 vjet në një restorant gatimesh perëndimore në Nanjing dhe më pas hapi restorantin e vet që ndodhet afër Universitetit Nanjing-ut.

Në vitin 1996, Zhang Hui dhe dy vëllezërit e tij punuan në kuzhinën e një restoranti gatimesh perëndimore. Më vonë të tre vëllezërit u martuan dhe sollën nuset e tyre në këtë restorant. Biznesi ishte shumë i mirë dhe ata mësuan metodat e përgatitjes së ushqimeve perëndimore.

Në vitin 2015, Zhang Hui investoi 100 mijë juanë për hapjen e një restoranti të vogël në vendlindjen e tij, në qytetin Haozhou të provincës Anhui. Në atë kohë, Cheng Quanliang shkonte për të ndihmuar familjen e së motrës. Megjithatë ushqimet perëndimore të përgatitura në këtë restorant ishin me shije autentike dhe klientët nuk ishin mësuar. Biznesi ishte shumë i keq dhe më pas restoranti u mbyll.

Haozhou nuk është një qytet i zhvilluar dhe i hapur. Zhang Hui duhet të zgjidhte një qytet të hapur. Pas dështimit të parë ai vendosi të hapë restorantin e tij të dytë në Nanjing, afër universitetit. Këtu ka shumë studentë, përfshirë dhe të huaj që i pranuan më lehtë gatimet e tij.

Cheng Quanling shkoi përsëri të ndihmonte dhe aty mësoi përgatitjen e ushqimeve perëndimore. Në fund klientët s'mund të dallonin nëse ushqimet ishin përgatitur nga Zhang-u apo nga Chen-i. Kjo e nxitin Chen-in të hapë restorantin e tij.

Cheng Quanliang u vendos pranë Universitetit të Zhejiang-ut. Tani që biznesi i tij po ecën mirë, ai ndihet i lumtur që më shumë të huaj i pëlqejnë picat e përgatitur prej tij. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore