Anija tregtare e tonazhit të madh Cosco Shipping Aries mbërrin në Europë

2018-03-07 14:40:55 CRI Komenti juaj Printoni

Anija tregtare kineze e tonazhit të madh Cosco Shipping Aries, e ndërtuar në mënyrë të pavarur nga Kina lundroi për herë të parë në distancë të gjatë dhe arriti në portin Anvers të Belgjikës. Kjo është hera e parë që kompania COSCO Shipping shfrytëzon anije të këtij tonazhi në udhëtime të gjata në Europën Veriperëndimore.

Anija u prit në port nga i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës së Kinës në Belgjikë, Cheng Dong. Ai tha në ceremoninë e organizuar në port, se vitet e fundit qyteti Anvers po luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Kinës e Belgjikës. Në vitin 2017 vëllimi i transportit të mallrave midis portit Anvers dhe pjesës kontinentale të Kinës arriti në 13.2 milionë tonë, duke mbajtur peshën kryesore në bashkëpunimin tregtar midis dy vendeve.

"COSCO SHIPPING ARIES" është një anije e re e ndërtuar me pronësi të pavarur intelektuale nga Kina. Gjatësia e anijes është 400 metra, gjerësia 58,6 metra dhe thellësia 30,7 metra.

Vëllimi maksimal i ngarkesës arrin në 197 mijë tonë, ndërsa sipërfaqja e kuvertës është më shumë sa katër fusha futbolli të marra së bashku. Kjo është një nga anijet me kapacitetin më të madh transportues në botë. Më 22 janar, anija u nis nga porti i Shangait dhe më pas kaloi në nëpërmjet porteve të Ningbo-së, të Singaporit, të Rotterdamit, të Hamburgut dhe në fund arriti në portin e Anversit. Pasi shkarkimit të kontejnerëve, kjo anije do të niset nga porti Anvers drejt Shangait, e më pas do të ndalet në Tianjin, Dalian dhe Qingdao duke përmbyllur ciklin e lundrimit të parë.

Mësohet se ndërtimi i anijeve të mëdha të kontejnerëve përfaqëson aftësinë më të madhe të ndërtimit të mjeteve lundruese. Tani në mbarë botë ka vetëm disa vende që mund të ndërtojnë anije me kapacitet 10 mijë TEU. Fillimi i lundrimit i anijes "COSCO SHIPPING ARIES" shënon hyrjen e Kinës në radhën e vendeve më të përparuara në botë për ndërtimin e mjeteve lundruese.

Presidenti i Kompanisë CHINA COSCO SHIPPING për Europën, Lin Ji, u shpreh anija ARIES, shton jo vetëm vëllimin e ngarkesës, por dhe prodhimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe mund të plotësojë kërkesat për 10 vitet e ardhshme.

Lin Ji tha gjithashtu se në vitin 1984, anija me kapacitet 800 TEU e kompanisë COSCO SHIPPING arriti në portin Anvers, duke filluar historinë e transportit të kontejnerëve midis Kinës e Belgjikës. Tani anija "COSCO SHIPPING ARIES" që përshkon linjën e Lindjes së Largët dhe të Europës Veriperëndimore lidh Kinën me Azinë Jugperëndimore, Greqinë dhe Europën Veriperëndimore. Me ngritjen e kapacitetit të anijes, vendeve dhe rajoneve që përshkohen nga kjo linjë do t'u ofrohen shërbime më efikase, duke shtuar kontributin për zhvillimin e tregtisë midis Kinës e Belgjikës dhe midis Kinës e Europës.

Si përfaqësuesja tipie e anijeve të mëdha të reja, "COSCO SHIPPING ARIES" zbaton konceptin e mbrojtjes së mjedisit dhe një sistem efikas energjie. Ajo ka epërsi për uljen e konsumimit të karburantit, vëllimin e madh të kontejnerëve, nivelin e lartë të teknologjisë, etj. Vëllimi i ngarkesës, shpejtësia e siguria e kësaj anije janë të nivelit më të zhvilluar botëror. Në këtë anije është instaluar një sistem përdorimi i gazit të lëngshëm natyror, që në të ardhmen kjo anije të lundrojë në linja të posaçme.

Anija "COSCO SHIPPING ARIES" do të nxitë zhvillimin e shërbimeve të transportit të kontejnerëve në mbarë botën.

Mësohet se në linjën e lundrimit të kësaj anijeje do të përfshihet porti i Pireut në Greqi, porti i Roterdamit të Holandës dhe porti i Hamburgut të Gjermanisë dhe do t'u ofrojë shërbime transporti të drejtpërdrejtë nga Kina deri në Greqi vendeve kryesore të Europës Veriperëndimore.

Nëpërmjet portit të Pireut mund vendosjen lidhje me Turqinë, detin Adriatik, Detin e Zi dhe Afrikën Veriore. Nëpërmjet linjës së shpejtë tokësore dhe detare mund të lidhen dhe vendet e Europës Qendrore dhe ato të Ballkanit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore