Kinezishtja po çelet e përhapet në mbarë botën

2018-01-03 10:56:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 12-të Botërore të Instituteve Konfuci, studentja sudaneze e vitit të tretë e Universitetit të Khartoum-it, me emerin kinez Li Can, këndoi këngën popullore kineze "Krahët e padukshëm". Kjo këngë mori duartrokitje të gjata, jo vetëm për interpretimin, por edhe për këmbënguljen e kësaj studenteje të verbër për të mësuar kinezishten.

Li Can filloi të mësojë gjuhën kineze në vitin 2015. Megjithëse shikimi i saj po dobësohej, ajo vazhdoi mësimin nëpërmjet dëgjimit. Njëkohësisht ajo mori pjesë aktivisht në shumë konkurse të gjuhës kineze dhe fitoi disa çmime.

Li Can-i s'do ta harrojë kurrë çastin kur selia qendrore e Institutit Konfuci zhvilloi provimin e posaçëm të nivelit të gjuhës. Ajo e kaloi provimin dhe fitoi bursën e institutit për të vazhduar studimet në Kinë.

"Gjuha kineze më ndryshoi jetën, kinezishtja e plotëson me diell jetën time. Shpresoj që kjo lule e gjuhës kineze do të mund të çelet në mbarë botën."

Gjuha kineze i ndryshoi jetën edhe drejtores së Institutit Konfuci pranë Institutit të Arsimit të Universitetit të Londrës, Du Kexin. Në vitet '70 të shekullit të kaluar, kur Du mësonte në shkollën e mesme, filloi të ketë interes për historinë e Kinës dhe që atëherë i lindi edhe dëshira për të mësuar gjuhën kineze. Por drejtori i shkollës mendonte se mësimi i gjuhës kineze ishte një gjë e çuditshme. Por Du Kexin i sfidoi mendimet kundër dhe lidh me gjuhën kineze.

Në vitin 1979, Du Kexin ishte në grupin e parë të studentëve britanikë që erdhën në Kinë për të mësuar kinezishten. Ajo studioi një vit në Universitetin e Gjuhëve të Pekinit (në atë kohë Instituti i Gjuhëve i Pekinit). Pas 40 vjetësh, Du ndau eksperiencën e saj me 2500 mësues dhe drejtues të instituteve dhe klasave Konfuci nëpër botë. Tani kërkesa për mësimin e kinezishtes po rritet shpejt. Sipas statistikave, 100 milionë veta mësojnë ose e përdorin gjuhën kineze jashtë Kinës.

Du Kexin është shumë krenare nga nxënësit e institutit ku jep mësim. Ajo prezantoi punën e një nxënësi dhe tha se ai, edhe pse vetëm 11 vjeç, mësoi një vit gjuhën kineze dhe tani mund të shkruajë mirë. Du sugjeron që mësimi i kinezishtes të jetë zgjedhja e vetë nxënësve.

Një 12 vjeçar britanik shkroi në detyrën e tij se mësimi i kinezishtes i ha shumë kohë dhe e lodh disi, por kjo është një lodhje që i pëlqen.

Mësuesja Du Kexin rendit tre arsye se pse nxënësit zgjedhin të mësojnë kinezisht. Së pari, zhvillimi i Kinës është shumë i shpejtë dhe prindërit mendojnë se fëmijët duhet të mësojnë gjuhën kineze. Së dyti, shtimi i kontakteve me popullin kinez. Gjithnjë e më shumë kinezë jetojnë në Britani dhe britanikët kërkojnë të shkëmbejnë me ta. Së treti, nxënësit britanikë kanë interes për kulturën kineze dhe shumë fëmijë e shikojnë si zbavitje shkrimin e hieroglifëve.

Por mësimin e kinezishtes po e nxit edhe qeveria britanike. Në vitin 2016, qeveria investoi 10 milionë paund për të zhvilluar "Planin e Përgatitjes së Gjuhës Kineze". Ky plan synon që brenda pesë vjetësh të përgatisë 5000 nxënës ta përdorin lirisht gjuhën kineze. Instituti Konfuci ku punon Du po realizon këtë plan duke përfshirë edhe përgatitjen e mësuesve, ofrimin e librave të gjuhës kineze etj. Nxënësit që marrin pjesë në këtë plan mësojnë kinezisht 8 orë në javë, duke përfshirë 4 orë mësim në shkollë dhe 4 orë studim në shtëpi.  

Drejtorja e Institutit Konfuci të Universitetit të Minesotës në ShBA, Joan Brzezinski, është dëshmitare e rritjes së "etheve të kinezishtes". Në vitin 2008, kur u hap Instituti Konfuci, numri i nxënësve në Minnesota ishte afro 5700, por tani ka 13 mijë të tillë.

Brzezinski e lidh rritjen e dëshirës për të mësuar kinezisht me zhvillimin e shpejtë të Kinës.

Edhe në selinë qendrore të Institutit Konfuci pranohet se zhvillimi i Kinës dhe rritjes ndikimit të saj nëpër botë, do të shtojë kërkesat për të mësuar kinezishten.

Përhapja e gjuhës kineze është e lidhur ngushtë edhe me zhvillimin dhe përhapjen e Instituteve Konfuci. Sidomos gjatë pesë viteve të fundit, selia qendrore e institutit ka dhënë kontribut pozitiv për nxitjen e miqësisë midis popullit kinez dhe popujve të vendeve të ndryshme të botës. Deri tani janë krijuar 525 Institute Konfuci dhe 1113 Klasa Konfuci në 146 vende e rajone të botës, ndërsa numri i nxënësve arrin në 9.16 milionë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore