Kina shënon përparim historik në arsim

2017-10-18 14:01:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka shënuar përparim historik në fushën e arsimit në 5-vjeçarin e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit. Deri në vitin 2016, numri i nxënësve dhe i studentëve në nivele të ndryshme arriti 265 milionë. Shpenzimet financiare shtetërore zunë mbi 4% e GDP-së, ndërkohë arsimi i lartë zë 20 për qind të nivelit botëror.

Sipas të dhënave, në vitin 2016, numri i institucioneve të edukimit parashkollor arriti në 240 mijë, me një rritje prej 59 mijë në krahasim me vitin 2012. Nga të dhënat rezulton se 98.4% e nxënësve që shkojnë në klasë të parë kanë marrë arsim parashkollor, duke shënuar një rritje prej 2.9 për qind në krahasim me vitin 2012.

 

Drejtori i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Kinës Lu Yugang, thotë se vendi ka zbatuar dy plane 3-vjeçare të arsimit parashkollor. Këtë vit ka filluar zbatimi i planit të tretë i cili do të investojë më shumë në garancinë e sistemit.

"Duhet të konsiderojmë ndryshimin e popullsisë dhe nivelin e urbanizimit. Sipas parashikimit të rritjes së popullsisë, do të planifikojnë ndërtimin e kopshteve të fëmijëve. Do të ndërtojnë kopshte publike dhe do të kërkojmë që çdo qytezë të ketë një institucion të tillë sipas modelit të përcaktuar. Gjithashtu duhet të ndihmojmë aktivisht për shtimin e institucioneve private dhe të forcojmë nivelin e administrimit të tyre. Në fshatrat e mëdha do të krijohen kopshte të pavarura. Në fshatrat e vogla do të krijohen kopshte të përbashkëta. Kështu do të krijohet një rrjet i institucioneve parashkollore në tre nivele, distrikt, qytezë dhe fshat."

Numri i studentëve në shkollat e larta të Kinës arriti në 36.99 milionë, duke zënë 1/5 e numrit të studentëve në nivel global. Përqindja e pranimit të studentëve në shkollat e larta u rrit nga 30% në 42.7% dhe Kina po shkon drejt shtimit të popullaritetit të arsimit të lartë.

Drejtori i Arsimit të Lartë në ministri, Wu Yan, u shpreh se lidhur me zhvillimin e shkollave të larta në pjesën qendrore e perëndimore, Kina po zbaton projektin "një provincë një universitet". Në këtë projekt, 14 universite fituan përkrahjen financiare prej 5.6 miliardë juanë. Në një projekt fillestar për ndërtimin e universiteteve në krahinat qendrore e perëndimore, 100 universitete nga 24 provinca morën 10 miliardë juanë nga buxheti i qeverisë qendrore. Në të ardhmen, Ministria e Arsimit do të nxitë përdorimin e teknologjisë së informacionit në mësimdhënie.

"Për përgatitjen e talenteve do të shfrytëzohen burime arsimore nga mbarë bota, por edhe ato të universiteteve të pjesës lindore të Kinës. Arsimi mund të ndryshojë jetën, ndërsa interneti mund të ndryshojë mënyrën e mësimdhënies. Shpresojmë se universitetet e pjesës qendrore e perëndimore do të mund të kapin rastin e revolucionit shkencor dhe të teknologjisë së informacionit".

Modeli i arsimit i Kinës edhe po tërheq vëmendje edhe në vende të tjera të botës. Vitet e fundit, universitet kineze janë renditur në listat krahasuese, siç është dhe "Times Higher Education", ku Universiteti Qinhua, dhe Universiteti i Pekinit u listuan në 30 vendet e para. Ndërsa pesë universitete të tjera kineze, duke përfshirë atë Fudan të Shanghai-t u listuan ndër 200 vendet e para. Në qershorin e vitit 2017, Grupi Arsimor Global Britanik QS publikoi Listën e 14-të të universiteteve botërore, në të cilën 12 universitete kineze u renditën në 100 vendet e para.

Kryeredaktori i revistës "Arsimi i Lartë" i Times, Phil Barba tha se universitetet kineze po zënë një vend të veçantë në botë.

Në provimet PISA (The Programme for International Student Assessment), nxënësit e Shangait fituan dy herë vendin e parë. Me këtë rast në Shanghai u organizua Forumi Global i Zhvillimit të Arsimit Bazë me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit nga mbi 30 vende, të cilën ndanë aty eksperiencat e tyre.

Përveç këtyre, Britania mori disa materiale mësimdhënëse nga Kina për lëndën e matematikës në shkollat fillore.

Por pse arsimi kinez për botë?

Një arsye është se Kina ka ndërtuar një sistem me "karakteristika kineze dhe nivel botëror". Gjatë festës së mësuesve të vitit 2013 dhe 2014, presidenti Xi Jinping u kërkoi arsimtarëve t'i "qasen një arsimi modern me karakteristika kineze në përputhje me nivelin botëror". Në majin e vitit 2014, Xi vizitoi Universitetin e Pekinit, ku tha se universitetet e vendit duhet të kenë nivel botëror, por karakteristika kineze.

"Duhet të marrim eksperiencat më të përparuara të mësimdhënies," theksoi presidenti Xi. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore