Transmetimi i një dokumentari për princeshën Diana shkakton indinjatë

2017-08-01 21:02:09 CRI Komenti juaj Printoni

Stacioni televiziv britanik "Channel 4" është i vendosur që të transmetojë më 6 gusht videot e diskutueshme të leksioneve për komunikimin publik që princesha Diana ka marrë nga viti 1992 deri në 1993-shin nga profesori amerikan, Peter Settelen dhe që përmbajnë të dhëna për jetën private të princeshës, e cila vdiq më 31 gusht 1997.

Një zëdhënës i këtij televizioni tha se "kemi të bëjmë me një dokument me rëndësi historike" dhe se për këtë arsye ato duhet t'u bëhen të ditura opinionit publik.

Ndërkohë, disa miq dhe vëllai i princeshës, Charles Spencer, janë shprehur kundër publikimit të tyre, pasi përbëjnë ndërhyrje në jetën private si edhe fyejnë kujtimin e saj.

Edhe familja mbretërore britanike, sipas medias vendase, nuk e sheh me sy të mirë këtë veprim, që hap plagët e vjetra të monarkisë, sidomos për komentet mbi jetën e Dianës me princin Charles.

Vëllai i princeshës Diana është përpjekur të pengojë transmetimin për herë të parë transmetimin e një dokumentari, në të cilin flitet për jetën sentimentale të saj dhe dështimin e martesës me princin Charles.

Stacioni televiziv "Channel 4" konfirmoi se konti Charles Spencer, vëllai i Dianës, kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta duke nënvizuar se do ta transmetonte ashtu siç ishte parashikuar dokumentarin të dielën e ardhshme.

Dokumentari "Diana: In her own words" përmban sekuenca të regjistruara në vitet 1992 dhe 1993 nga profesori i komunikimit publik Peter Settelen.

Pricesha vdiq më 31 gusht 1997 në një aksident me veturë në Paris.

Video është transmetuar në vitin 2004 nga stacioni televiziv amerikan NBC pas një beteje të gjatë gjyqësore, por ende nuk ishte shfaqur në televizionet britanikw, edhe pse është e mundur të shihet në çdo moment në platforma si YouTube.

Në afrim të 20-vjetorit të vdekjes së Lady Di, shtypi britanik konkurron me tituj të mëdhenj mbi zbulimet e dala nga ky dokumentar.

Princesha tregon aty në mënyrë të veçantë se si ajo kishte menduar të largohej nga pallati i Buckinghamit që prej viteve '80 me truprojën e saj, Barry Mannakee, me të cilin ajo kishte rënë në dashuri dhe i cili vdiq në vitin 1987 në një aksident me motor. Më vonë, në video, ajo hedh hipoteza se i dashuri i saj mund të ishte vrarë.

Diana tregon vuajtjet nga martesa e saj me princin Charles, të cilin e kishte takuar vetëm 13 herë para ditës së madhe dhe me të cilin marrëdhëniet seksuale ishin reduktuar në minimum.

Në këtë dokumentar, ajo kritikon gjithashtu familjen mbretërore dhe afrimitetin e paktë që mund të gjente tek mbretëresha Elizabeth II.

"Motivi pse këto pjesë janë transmetuar tashmë në një stacion të madh kombëtar televiziv në Britaninë e Madhe ka irrituar të afërmit e princeshës si Rosa Monckton, një prej mikeve më të mira të Dianës, që e ka gjykuar projektin çnjerëzor.

"Imagjinoni vuajtjen që i shkaktoni familjes së saj, djemve, princat William dhe Harry", është shprehur ajo për "Daily Mail".

Për t'u vetëmbrojtur, stacioni televiziv "Channel 4" ka këmbëngulur në dimensionin historik të dokumentarit.

William dhe Harry janë shfaqur gjithashtu në një tjetër dokumentar të transmetuar në stacionin televiziv "ITV", në të cilin ata zbulojnë se kanë folur shumë pak me mamanë e tyre ditën e vdekjes dhe se kjo bisedë e shkurtër iu kishte mbetur akoma në mëndje, 20 vjet më pas.

Mrekulli
Lajmet Kryesore