Hong Kongu, 20 vjet dëshmi bindëse për suksesin e parimit "një shtet, dy sisteme"

2017-06-21 18:19:16 CRI Komenti juaj Printoni

 


Njëzet vjet praktikë janë të mjaftueshme për të siguruar dëshmi bindëse për suksesin e parimit "një shtet, dy sisteme" në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR).

1 korriku shënon 20 vjetorin e kthimit të Hong Kongut nën sovranitetin e Kinës pas më shumë se një shekulli nën sundimin britanik dhe krijimit të Rajonit të Posaçëm. Në përputhje me Kushtetutën e Kinës, Ligji Themeltar i Hong Kongut përcakton parimin "një shtet, dy sisteme" dhe "Hong Kongu që administrohet nga hongkongasit" me një shkallë të lartë autonomie.

Që nga viti 1997, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut është përfshirë me sukses nën sistemin qeverisës të Kinës, thotë Zhang Xiaoming, kreu i Zyrës Ndërlidhëse i Qeverisë Qendrore Popullore.

"Ligji Themeltar ruan pozicionin kryesor në sistemin ligjor të Hong Kongut dhe qeveria qendrore ka ushtruar me efikasitet fuqinë e saj siç është përcaktuar në këtë dokument, duke përfshirë emërimin e guvernatorit dhe të zyrtarëve të tjerë të rëndësishëm të rajonit, interpretimin e Ligjit Themeltar fuqinë vendimmarrëse në çështje të mëdha si zhvillimi kushtetues i Hong Kongut," tha Zhang.

Pekini i ka ushtruar me lehtësi të drejtat sovrane mbi Hong Kongun gjatë kësaj periudhe 20-vjeçare, ndërsa është ruajtur siguria kombëtare.

Vlera Prodhimit të Brendshëm Bruto të Hong Kongut u rrit mesatarisht me 3.2 për qind në vit që nga viti 1997 deri në vitin 2016, ndërsa norma e papunësisë në vitet e fundit ka mbetur e pandryshuar në rreth 3.5 për qind. Jetëgjatësia mesatare e Hong Kongut ka vendosur vazhdimisht rekorde, ku meshkujt dhe femrat që kanë arritur një moshë prej 81.2 dhe 87.3 vjet përkatësisht.

Zhang vuri në dukje vlerat thelbësore të shoqërisë Hong Kong, të tilla si sundimi i ligjit, liria, të drejtat e njeriut, drejtësia dhe integriteti, që kanë vazhduar të respektohen, ndërsa shtoi se liria e fjalës, e mediave dhe e drejta e mbledhjes në protesta vetëm sa është rritur.

20 vitet e fundit gjithashtu dëshmuan një kontakt më të ngushtë midis Hong Kongut dhe pjesës kontinentale me një prirje të qartë të bashkëpunimit, theksoi Zhang, duke shtuar se Hong Kongu ka qenë më aktiv edhe në shkëmbimet ndërkombëtare.

"Hong Kongu, që administrohet nga vetë hongkongasit me një shkallë të lartë autonomie, është bërë realitet. Megjithëse Hong Kong ka përjetuar shumë rreziqe dhe sfida gjatë viteve të fundit, qeveria e rajonit dhe qarqe të ndryshme të tij, me mbështetjen e fortë të qeverisë qendrore dhe popullit të pjesës kontinentale kanë qenë vazhdimisht në gjendje që përballojë çdolloj vështirësie dhe t'i trajtojë siç duhet situatat komplekse. Në të njëjtën kohë qeveria e rajonit ka grumbulluar përvojë administrative për përmirësimin e aftësive. Për më tepër, populli i Hong Kongut gëzon të drejta të pashembullta demokratike dhe zgjedhja e guvernatorit dhe e parlamentit kanë njohur shkallën më të larta të demokracisë, " tha Zhang.

Zyrtari theksoi se qeveria e rajonit është duke bërë përpjekje për të zgjidhur problemet që ende ekzistojnë, duke përfshirë zgjerimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve dhe vështirësive në strehim. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore