Njeriu dhe makinat, një dokumentar kinez mbi inteligjencën artificiale

2017-06-21 14:52:05 CRI Komenti juaj Printoni

 


Në një ditë të jashtëzakonshme në mars të vitit 2002, një profesor i kibernetikës i Universitetit Reading të Anglisë, Kevin Warwick u bë një njeri me organizëm kibernetik (në anglisht cyborg), një lloj super heroi filmash fantastik shkencorë i cili është gjysmë i gjallë prej mishi e kockash dhe gjysmë bio-me-ha-tronik.

Kthimi i profesor Warwick në një njeri me organizëm kibernetik kaloi nëpër një procedurë rutinë. Ai shkoi me qetësi në një spital ku iu vendos një chip në krahun e tij të majtë. Chip-i qëndroi i lidhur me sistemin e tij nervor për tre muaj me radhë, ndërkohë që sistemi i tij nervor lidhej me sistemin e internetit të Universitetit Columbia të Nju Jorkut. Sipërmarrja e rrezikshme, në të cilën profesor Warwick mund të humbte krahun, i dha atij një emër të ri, Kapiteni Cyborg.

Gjatë eksperimentit, Warwick mund të lidhjen me dorën e një roboti në Universitetin Reading ndërkohë që vizitonte Universitetin Columbia.

Kur dora e tij mblidhje grusht, sinjalet e trurit transmetoheshin nëpërmjet internetit në dorën e një roboti, duke kryer kështu një lloj lëvizjeje pasqyrë.

"Hapi i radhës do të jetë komunikimi nga truri në tru," i tha profesor Warwick-u prezantueses dhe regjisores kineze Yang Lan, themelueses së grupit Sun Media, në dokumentarin "Në kërkim të Inteligjencës Artificiale," që u transmetua në Kinë në muajin maj (2017).

Dokumentari me dhjetë episodeve ekspozon teknologjitë më të fundit të inteligjencës artificiale (AI) e cila ndërthuret në jetën reale dhe siguron zgjidhje për problemet që në fillim duken të pakalueshme; të tilla si një baba me vështirësi shikimi që mund ta shohë sërish vajzën e tij apo i mbijetuar nga një goditje e rëndë e hemorragjisë cerebrale që kapërcen depresionin dhe rifiton besimin e tij pasi përdor sytë për t'i dhënë komanda drejtuese kompjuterit.

Përveç rasteve të jashtëzakonshme të jetës reale, 80 ekspertë nga 30 laboratorët më të mirë të inteligjencës artificiale (AI) në mbarë botën shpjeguan në dokumentar parimet kryesore, në mënyrë që njerëzit pa njohuri shkencore të kuptojnë lehtë.

"Një dokumentar i rrallë shkencor mbi teknologjisë që edhe një student i arteve liberale mund ta kuptojë," komentoi Jianda-mao një përdorues i uebsajtit të specializuar Douban.com.

Deshifrimi i të Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca Artificiale (AI), që përgjithësisht paraqet imazhe të robotëve në mendjet e njerëzve, është shkenca dhe inxhinieria për të ndërtuar programe kompjuterike dhe makina inteligjente. Fillimisht, fjala u shfaq në vitin 1955 dhe përjetoi dy valë zhvillimi në vitet 1960 dhe 1980. Tani ka filluar vala e tretë, thotë Hu Yu, kryetari i radhës i iFLYTEK, një kompani kineze e specializuar në teknologjinë e fjalimeve artificiale.

Në mars të vitit 2016, AlphaGo, programi kompjuterik i Google-it i bazuar në inteligjencën artificiale për të luajtur lojën Go, sfidoi me rezultatin 4-1 mjeshtrin Lee Sedol-in nga Koreja e Jugut.

Niveli i lojës pati jehonë këtë vit, kur AlphaGo mundi pastër kinezin Ke Jie, mbajtësin e titulli të kampionit botëror të lojës "Go". Kulmi për shikimin e dokumentarit erdhi me shfaqjen e tij në Jiangsu TV dhe në disa uebfaqe të transmetimit video në internet në muajin maj, shoqëruar me shpjegime për publikun mbi inteligjencën artificiale. Dokumentari u pa dhjetëra miliona herë në vetëm një muaj.

Përgjigje dyshimeve

Producentja e dokumentarit Yang Lan pyeti profesor Warwick-un, apo kapiten Cyborg: "A dëshiron ti me të vërtetë që gruaja jote të t'i dijë të gjitha mendimet?" Dhe ai u përgjigj me vetëm një buzëqeshje.

Yang gjithashtu tregoi përshtypjet e saj kur dokumentari përfundoi: A është e mundur, pyeti ajo, që makineritë të humbasin kontrollin si pasojë e lakmisë njerëzore dhe keqdashjes, ashtu si energjia bërthamore, që kur përdoret me zgjuarsi prodhon energjinë elektrike, por gjithashtu mund të kthehet në një armë të dhunshme. A mund t'i bëjë të gjitha punët njerëzore inteligjenca artificiale?

Shpjegim për këtë dha një grup i Universitetit Yale dhe i Institutit e Ardhmja e Njerëzimit i Universitetit të Oxford-it.

Sipas studimit të tyre: Pajisjet e kontrolluar nga inteligjenca artificiale mund të kryejnë detyra më mirë ose ashtu si dhe njeriu rreth vitit 2060. Ndërsa deri në vitin 2136, robotët mund t'i kryejnë të gjithë punët që sot bëhen nga njeriu.

Por gazetari i New York Times-it dhe fitues i çmimit 'Pulitzer', John Markoff, tha se çdo parashikim mbi 5 vjet e deri në 10 vjet është fantazi shkencore. Aftësia e parashikimit e njerëzve është vetëm rreth pesë vjet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore