Teknologjitë e automjeteve shkëlqejnë në Ekspozitën 'CES Asia'

2017-06-14 17:22:31 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë vit Ekspozita e Konsumatorëve të Elektronikës për Azinë që sapo filloi në Shangai, ka si temë kryesore teknologjinë e automjeteve. Kina synon të bëhet një udhëheqës global i prodhimit dhe i përhapjes së automjeteve me energji të përtëritshme. Disa qytete po zëvendësojë taksitë me karburant me automjete të reja me bateri për të ulur disi ndotjen e ajrit që shkaktohet nga automjetet.

 

Korrespodenti i CRI-së, Zhao Jianfu, sjell më shumë hollësi nga ekspozita e Shangait.

Një nga pjesëmarrësit kryesorë të Ekspozitës së Konsumatorëve të Elektronikës për Azinë këtë vit është Njësia Kompjuterike e Baidu-së, ajo që ka krijuar sistemit e drejtimit pa pilot.

Liu Bo, që është kryeinxhinieri i Njësisë së Drejtimit Autonom, thotë se kompania Baidu dhe partnerët e saj synojnë t'a standardizojnë fillojnë prodhimin masiv të teknologjisë së drejtimit të automjetit pa pilot.

"Fabrikat e prodhimit të automjeteve janë në bisedime me ne për të marrë sistemin e drejtimit autonom që kemi prodhuar. Ne nuk dëshirojmë t'u shesim klientëve tanë vetëm kode dhe softuere. Kështu ne kemi vendosur fillimin e punës me partnerët dhe furnizuesit tanë për të prodhuar pjesën mekanike dhe lidhjen e saj me sistemin autonom të drejtimit. Pasi t'a arrijmë këtë mund t'ua shesim produktin tonë prodhuesve të automjeteve. Për këtë arsye ne krijuam Njësinë Kompjuterike të Baidu-së."

Njësia Kompjuterike e Baidu-së vazhdon të jetë në fazën e provave. Por kompania njofton se një produkt i drejtimit autonom do të jetë gati për t'u montuar në automjete brenda vitit 2020.

Gjithashtu, Honda po prezanton në Ekspozitën e Konsumatorëve të Elektronikës për Azinë, një automjet me tre koncepte. Midis tyre ndodhet dhe motori Uni-Cub. Honda gjithashtu ka prezantuar një motor që ndërthur teknologjinë e ndihmësit të drejtimit.

Ndihmësi i drejtimit shërben në këtë rast për të kontrolluar ekuilibrin dhe ulur shpejtësinë.

Honda prezantoi në Ekspozitë një lloj roboti që mund të shërbejë si pilot në të ardhmen. Shaun Westbrook është projektuesi i sistemit.

"Planifikojmë që të kemi robotë të tillë në automjetet tona elektrike. Ndërsa mjeti ngarkon baterinë, mund të shikosh në ekran drejtuesin e tij. Ne po i mësojmë drejtuesit se çfarë bën saktësisht makina në fazën e ngarkimit të baterisë. Në këtë shembull që po tregojmë këtu në ekspozitë, tani mjeti pasi e ka përfunduar ngarkimin e baterisë, po e kthen energjinë në rrjetin e shtëpisë, që në rastin konkret, bëhet fjalë për një 'smart home' apo rrjet inteligjent."

Të tjera çaste kulminante të ekspozitës vijnë nga teknologjia që mund të vishet e kompanisë Motorola. Joey Cheung është menaxheri i shitjeve i Motorola Mobility.

"Kompania jonë ka sjellë në ekspozitë disa produkte, duke përfshirë disa që mund të përdoren në jetën e përditshme, pajisje për vëzhgimin e foshnjave, kamera për borin e automjeteve etj. Po përpiqemi që të gjithë këto produkte t'i lidhim me njëra tjetrën. Mbase duke përdorur të njëjtën platformë, një aplikacion. Ky është vizioni i kompanisë sonë, për t'u bërë një udhëheqës në tregun botëror për ndërlidhjen e pajisjeve që përdorim në jetën e përditshme."

Kjo është hera e tretë që Ekspozita e Konsumatorëve të Elektronikës për Azinë zhvillohet në Shangai. Aty marrin pjesë mbi 450 kompani nga 22 vende dhe rajone të botës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore