Sukses televiziv i dramës "Në emër të popullit", që trajton luftën e Kinës kundër korrupsionit

2017-04-12 10:48:39 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i qeverisë kapet në flagrancë me dashnoren e tij bionde. Një drejtues i partisë mbush frigoriferin e apartamentit plot me kartëmonedha dhe një drejtues i nivelit shtetëror që ndalon forcërisht nisjen e hetimit disiplinor.

Të gjitha këto janë skena janë të dramës televizive kineze "Në emër të popullit" që është quajtur dhe si "House of Cards" e Kinës.

Telenovela në fjalë rezultoi shumë e suksesshme duke arritur një publik prej 170 milionë shikuesish vetëm pas publikimit në internet të 10 episodeve të parë.

Autori i kësaj drame të suksesshme është romancieri dhe skenaristi 61-vjeçar, Zhou Meishen. Ai ka ndjekur me vëmendje zgjerimin e fushatës kundër korrupsionit që zhvillohet nga autoritetet qendrore.

Skenari i telenovelës me 55 episode, "Në emër të popullit" i paraqet publikut televiziv skena nga jeta e zyrtarëve të korruptuar dhe fushatës që po zhvillohet për t'i vënë ata në pranga.

Telenovela, me një ansambël të njohur aktorësh që kryesohet nga Lu Yi dhe Zhang Fengyi, është ndërtuar mbi një çështje të ndërlikuar korrupsioni që doli në dritë nga konflikti që shpërtheu në një fabrikë të një province imagjinare.

Skenaristi Zhou Meishen është i njohur me peripecitë e punës të administratës shtetërore. Më parë ai ka shërbyer si zv./sekretar i përgjithshëm i qeverisë së qytetit Xuzhou, në provincën Jiangsu të Kinës Lindore në mes të viteve 1990. Autori tha se disa miq që vazhdojë të punojnë në administratë e ndihmuan për të shkruar skenarin e dramës televizive.

"Si një shkrimtar duhet të guxosh të shkruash për anën e errët e të panjohur të fushatës kundër korrupsionit. Në të kundërt mund të humbasësh besimin e lexuesve të tu," thotë Zhou.

Sipas shkrimtarit, ka disa arsye për korruptimin e zyrtarëve të administratës: karakteri i dobët, lakmia për karrierë, kurthet e ngritur nga njerëzit e tjerë përreth, etj.

"Por më thelbësorja mendoj se është zhvillimi i pakontrolluar i lakmisë njerëzore, dhe zgjerimit të pushtetit për shkak i të qenit i pa mbikëqyrur," shton autorit.

"Kurrë nuk i kam konsideruar zyrtarët e korruptuar si demonë. Edhe ata janë qenie njerëzore. Unë përpiqem për të zbuluar konfliktin e tyre të brendshëm pasi ata shkarkohen nga rolet e rëndësishme," i tha Zhou gazetës Beijing News.

Shkrimtari mori fillimisht famë në me novelën e vitit 1983 "Toka që fundoset", dhe më pas u bë një shkrimtar i mirënjohur kinez i tregimeve me subjekt politik.

Në vitin 2004, për shkak të ndryshimit të politikave të qeverisë, u hoqën nga ekranet dramat televizive me subjekte politike.

Programet televizive e kishin të ndaluar të trajtonin temën e korrupsionit dhe realizimin e skenave të dhunshme. Gjatë 10 vjetëve të shkuar, transmetimi i këtyre lloj programeve u ndalua të bëhej në kohë e pikut të shikueshmërisë televizive dhe gjithashtu duhet të kalonin nëpër një proces rishikimi dhe miratimi administrativ.

Por tani, kjo gjini e dramave televizive ka rilindur, sidomos pas thellimit të vendosmërisë së udhëheqjes qendrore të Kinës për të luftuar korrupsionin, pas Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të vitit 2012.

Telenovela "Ne emër të popullit," e skenaristit Zhou Meishen paraqet ekosistemin politik të zyrtarëve. Ai nënvizon se zyrtarët e korruptuar kanë kodin e tyre bisedor.

Ata flasin ndryshe para publikut dhe pas krahëve të tij. Ata përdorin shpesh e me shpejtësi termin "për popullin", dhe në të vërtetë e dëmtojnë popullin "në emër të popullit".

Fan Ziwen, zv./kreu i qendrës televizive i Prokurorisë së Lartë Popullore, e vizitoi vazhdimisht skenaristin Zhou gjatë vitit 2015 dhe e nxiti të rifillonte konceptimin e skenarëve me subjekt luftën kundër korrupsionit.

Për të shkruar skenarin e telenovelës, Zhou vizitoi një burg në Nanjing ku intervistoi disa të dënuar dhe gjithashtu foli me punonjës të policie dhe prokurorë që janë marrë me çështjen e korrupsionit.

Regjisori i telenovelës "Në emër të popullit" është Li Lu. Ai i bindi investitorët dhe grumbulloi një buxhet prej 120 milionë juan (17.4 milionë dollarë), sa dyfishi i buxhetit për dramat e zakonshme televizive. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore