Ruajtja e besimit, krishterimi lulëzon në një shoqëri që ndryshon

2017-03-01 18:26:42 CRI Komenti juaj Printoni

Rruga e njohur Wangfujing e qendrës së Pekinit është populluar nga blerësit thuajse çdo ditë të vitit, por jo çdonjëri e kalon ditën duke konsumuar.

(Kisha Katolike e Wangfujing-it)

Brenda mureve antikë të Kishës Katolike të Wangfujing-it, e njohur ndryshe dhe si Kisha Lindore, gjen çdo të diel me qindra besimtarë që ndjekin meshën. Kongregacioni i themeluar që në vitin 1655, përbëhet nga kinezë dhe të huaj të moshës së mes dhe të rinj.

Prifti i veshur me një rrobë të gjelbër dhe të bardhë e predikoi ungjillin në anglisht, ndërsa fjalët kyçe shfaqen në disa ekrane të vendosur nëpër kolonat brenda kishës. Pas lutjeve dhe këndimit të himneve, mesha vazhdoi me pagëzimin e katolikëve të vendosur në radhë para priftit.

Mesha si kjo, disa në anglisht, frëngjisht apo latinisht, por shumica në kinezisht mbahen nëpër kishat e mbarë Pekinit.

Në anën tjetër të qytetit, Liang Yuping mbërriti në Kishën Gangwashi të distriktit Xicheng për të marrë pjesë në meshë. Holli kryesor ishte plot, ndaj ajo priti për meshën e radhës.

Kina Gangwashi u themelua fillimisht në vitin 1863 nga Shoqata e Misionarëve të Londrës, por ndërtesa e tanishme u hap në vitin 1922. Më tej ajo u zgjerua në vitin 1996.

( Gangwashi )

Liang, që është në të 50-at, u konvertua në të krishterë në vitin 2009, menjëherë pasi doli në pension. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që e kalojë kohën duke kërcyer nëpër sheshe, ajo thotë se ndihet e plotësuar në hapësirat që ofron Kisha.

"Të qenit e krishterë nuk do të thotë se unë ndjek një stile jetese si ai perëndimor, të ha vetëm ushqime perëndimore apo të vishem ndryshe. Unë ndjej paqen në zemër," thotë zonja Liang, që shkon shpesh në Kishë së bashku me të birin dhe nusen.

Kur filloi mesha, holli kryesor u mbush përnjëherësh. Prifti Zhang Jinxing, e filloi me ndërtimin e besimit mbi një bazë të fortë, më pas kori rinor këndoi himne. Ashtu si dhe në Kishën Lindore, shumica e besimtarëve janë të moshuar, kryesisht gra.

Jo çdo i krishterë në Pekin ndjek meshën të dielave. 48-vjeçarja Li Yi, një vullnetare pastrimi në një park të distriktit Haidian, e lexon biblën vetë. Ajo thotë se u konvertuar në të krishterë rreth 20 vjet më parë në vendlindje në provincën verilindore Heilongjiang të Kinës.

Li thotë se 20 vjet më parë ajo ishte analfabete dhe pikërisht leximi i Biblës e ndihmoi të mësonte lexim.

Ajo u zhvendos në Pekin për t'iu bashkua të birit 10 vjet më parë. Li nuk shkon më në meshë për shkak të moshës, por ajo lutet dhe lexon Biblën në shtëpi ose me një grup të vogël besimtarësh në lagje. Ajo mendon se besimi i ka dhënë një mendësi pozitive, ndaj dhe vazhdon të punojë si vullnetare.

Historia e Krishterimit në Kinë daton që në Dinastinë Tang (618-907) dhe më pas pati një farë pushimi. Feja rihyri në Kinë me anë të pushimeve imperialiste perëndimore të shekullit të XIX, thotë Yang Guiping, një profesor i Shkollës së Filozofisë dhe Studimeve Fetare i Universitetit Minzu të Kinës.

Pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, u themelua nga kishat e vendit Lëvizja Patriotike e Pavarur (TSPM) me në fokus vetëqeverisjen e Kishës, vetëmbështetjes dhe vetëshumumit.

Gjatë Revolucionit Kulturor pati (1966-76), u ndaluan të gjitha aktivitetet fetare. Më praktikimi i fesë u lejua në vitin 1979.

Të dhëna nga Administrata e Çështjeve Fetare (SARA) tregojnë se tani vendi ka 23 milionë besimtarë të krishterë dhe 56,000 Kisha dhe vende meshimi. Rritja e është dukshme që nga viti 1940s, kur vendi kishte 3 milionë të krishterë dhe 700,000 protestantë.

Një raporti i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës tregon se që nga viti 1996 deri në 2010-n, numri i të krishterëve është trefishuar.

Profesor Yang ia atribuon këtë mbrojtjes së lirive fetare nga qeveria dhe ndryshimeve të thella shoqërore gjatë kalimit nga ekonomia e planifikuar te ekonomia e tregut. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore