'Nisma 16+1', gazetarët shqiptarët shpresojmë për më shumë bashkëpunim me Kinën

2016-06-08 08:42:11 CRI Komenti juaj Printoni

Një delegacion gazetarësh nga 16 vende të Europës Qendrore e Lindore vizituan më 3 qershor Radion e Jashtme të Kinë (CRI), përfshirë dhe tre gazetarë shqiptarë: Denisa Cania nga Albanian Daily, Enton Abilekaj dhe Klodjan Bathorja nga News 24.

Ata u pritën në një takim nga zv./drejtori i qendrës së radios për rajonin e Rusisë dhe të Europës Lindore, Sun Yufeng. Ai paraqiti gjendjen e zhvillimit të radios dhe të qendrës, ndërsa nënvizoi vizita se gazetarëve në CRI është stacioni më i dashur i udhëtimit të tyre në Kinë, sepse këtu ata mund të shkëmbejnë mendime në gjuhën amtare.

Gazetarja shqiptare Denisa Cania nga Albanian Daily News pyeti gjatë takimit se si do të zhvillohet bashkëpunimi me mediat vendore.

Zv./drejtori Sun tha se CRI ka lidhje të ngushta me shumë media shqiptare përfshirë Agjencinë Telegrafike dhe Radio Televizion Shqiptar. Ai theksoi se CRI-ja është e gatshme t'u ofrojë materiale origjinale partnerëve shqiptare dhe në të ardhmen dëshiron forcimin e bashkëpunimit.

Delegacioni i gazetarëve nga 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore vizitoi Pekinin, provincën Guangdong, provincën Jiangxi etj., për t'u njohur me Kinën e tanishme. Vizita e gazetarëve është një aktivitet brenda sistemit të bashkëpunimit midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, e njohur ndryshe si "Nisma 16+1".

Zonja Cania, duke folur për CRI-Shqip theksoi se ka lexuar shumë libra dhe materiale mbi Kinën, por kjo është hera e parë që ajo shikon nga afër gjendjen e vërtetë. Nëpërmjet këtij aktiviteti, ajo u njoh me Kinën e sotme dhe thekson se kur të kthehet në Shqipëri, ajo dëshiron të tregojë Kinën që ka parë këtu.

Ajo tha se gjatë vizitës në Kinë, mundi të ndjejë miqësinë e popullit kinez për shqiptarët. Ajo shpreson se mbi bazën e miqësisë së ngushtë të dy vende do të mund mund të zhvillojnë bashkëpunim konkret në fushën ekonomike.

Zoti gazetari Enton Abilekaj tha për CRI-Shqip se qyteti i Shenzhen-it dhe provinca Guangdong i la përshtypje të thellë gjatë kësaj vizite. Ai theksoi se si njeh politikat e Reformës dhe të Hapjes të paraqitur nga ish-udhëheqësi kinez Deng Xiaoping.

Këtë herë, ai vizitoi Shenzhen-in një qytet shembull i zhvillimit të këtyre politikave. Abilekaj theksoi se me zhvillimin teknologjik, mediat e reja të internetit internet po bëhen një forcë e rëndësishme, ndërsa kërkoi forcimin e bashkëpunimit midis mediave të tët dy vendeve.

Gazetarja Zhang Zhuo bisedoi me zonjën Cania dhe zotin Abilekaj. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore