Think tank: Reflektim i 70 viteve të rritjes ekonomike të Kinës

2019-10-01 08:37:28 CRI Komenti juaj Printoni

 

Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina zuri 18.2 për qind të PBB-së globale në vitin 2017, sipas të dhënave nga Qendra Akademike për Praktikën dhe Teorinë e Ekonomisë Kineze (ACCEPT). Studiuesit nga ACCEPT botuan një artikull, duke i hedhur një këndvështrim kthesave të ekonomisë kombëtare dhe ndërkombëtare një javë përpara 70-vjetorit të shpalljes së Kinës së Re.

Zhvillimi ekonomik në 30 vitet e para

Të dhënat e ACCEPT-it tregojnë se niveli mesatar i rritjes së PBB-së së Kinës nga 1949 në 1978 ishte 6.68 për qind. Asokohe, Kina vendosi me sukses një politikë të shëndetit publik duke u përqëndruar në parandalimin e sëmundjeve duke siguruar vaksina falas, si dhe duke vendosur një sistem bashkëpunimi të kujdesit shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore bazë për banorët e zonave rurale.

Politika e shëndetit publik rezultoi në një bum në fuqinë punëtore të vendit, duke siguruar burime të bollshme pune për rritjen ekonomike. Fushata kundër analfabetizmit të Kinës uli nivelin e analfabetizmit në 23 për qind në vitin 1982 nga 80 për qind që ishte në vitin 1949. Përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e fuqisë punëtore të Kinës krijuan një bazë të shëndoshë për zhvillimin e mëtejshëm.

Ndërtimi i infrastrukturës duke filluar nga transporti deri në projektet hidraulike dhe për sistemet e ujitjes pati gjithashtu sukses. Në fund të vitit 1978, gjatësia e përgjithshme e linjave të transportit ishte mbi 123 milionë kilometra, rreth gjashtë herë më e gjatë se në vitin 1949.

Periudha u përball gjithashtu me disa pengesa. Mungesa e një mekanizmi të duhur nxitës për zyrtarët qeveritarë çoi në efikasitet të ulët në prodhim, ndërsa braktisja e parimit të maksimizimit të fitimit çoi në investime me cilësi të dobët. Sipas ACCEPT-it, përqendrimi i tepërt i fuqisë vendimmarrëse rezultoi në rezultate katastrofike. Këto probleme u trajtuan në 40 vitet e ardhshme.

Periudha e Reformës dhe e Hapjes

Pothuajse në Kinë nuk kishte kompani private në vitin 1978. 40 vjet më vonë në vitin 2018, shndërrimi i epokës së reformës dhe hapjes pa se kompanitë private kontribuuan më shumë se gjysmën e të ardhurave të taksave kombëtare, që zinin mbi 60 për qind të PBB-së dhe siguruan 80 për qind të vendeve të punës.

Zhvillimi i sektorit privat u ndërtua mbi stimuj të fortë ndaj autoriteteve rajonale për të ndihmuar hyrjen e ndërmarrjeve, me qeveritë lokale të lejohen të mbajnë dhe menaxhojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga taksat. Rezultati ishte hyrja dhe zhvillimi i sektorit privat në rritje të Kinës.

Gjatë kësaj periudhe u pa dhe reforma e tokës, ndërsa politikat inkurajonin thellimin financiar dhe rregullimet makroekonomike proaktive.

Vladimir Popov, studiuesi kryesor në Institutin Qendror të Ekonomisë dhe Matematikës të Akademisë Ruse të Shkencave, tha në një seminar të ACCEPT-it të dielën se suksesi ekonomik i Kinës që nga viti 1978 mund t'i atribuohet themeleve të përcaktuara në 30 vitet e para të zhvillimit të vendit.

Sipas mendimit të tij, institucionet e forta shtetërore që Kina krijoi për të zbatuar rregulloret, së bashku me një shkallë relativisht të ulët krimi, ishin faktorët kryesorë për liberalizimin ekonomik që patën sukses në Kinë, pavarësisht se politika të ngjashme kryesisht dështojnë në vende dhe kontinente si ish-Bashkimi Sovjetik, Amerika e Jugut dhe Afrika.

Sot, Kina renditet në vendin e parë përsa i përket kontributit në rritjen e ekonomisë botërore, bëri të ditur disa ditë më parë Ning Jizhe, drejtori i Drejtorisë Kombëtare të Statistikave të Kinës, në konferencën e parë të shtypit me rastin e 70-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës.

"Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë e botës, vendi i parë për tregtinë e mallrave dhe për rezervën valutore dhe e dyta për tregtinë e shërbimeve, përdorimin e investimeve të huaja dhe investimet në vendet e tjera. Kina ka pasur rezultate të rëndësishme tekniko-shkencore në telefoninë e lëvizshme, energjinë bërthamore moderne, fluturimin kozmik me austronaut, shkencën kuantike, hulumtimin në thellësitë detare dhe në prodhimin e superkompjuterëve. Në vitin 2018, të ardhurat e disponueshme për frymë ishte 59.2 herë më shumë se viti 1949, ndërsa shpenzimet e konsumit për frymë u shtuan 28.5 herë në krahasim me vitin 1956," bëri të ditur Ning.

Sfidat në 30 vitet e ardhshme

Raporti i ACCEPT-it parashikon që Kina do të bëhet ekonomia më e madhe në botë përsa i përket pjesës së saj të PBB-së në 15 vitet e ardhshme, ndërkohë që mund të bashkohet me radhët e vendeve me të ardhura të larta në pesë vitet e ardhshme.

Raporti paralajmëroi gjithashtu se vendi do të duhet të përballet me sfida si kultivimi i nxitësve të rinj të rritjes pasi kalon nga zhvillimi me shpejtësi të lartë në zhvillimin me cilësi të lartë. Duke vepruar kështu, Kina duhet të dyfishojë shtresën e banorëve me të ardhura të mesme nga 400 milionë në 800 milionë në 15 vitet e ardhshme.

Në listën e detyrave të ardhme, e përpiluar nga raporti, përfshihet gjithashtu një reformë e mëtejshme e orientuar drejt tregut për ndërmarrjet shtetërore dhe një nevojë për të marrë pjesë në qeverisjen globale ekonomike me një mentalitet praktik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore