Hekurudha dëshmon zhvillimin e Kinës përgjatë 70 vjetëve

2019-09-24 16:12:17 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori hekurudhor luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik e shoqëror të një vendi. Nga krijimi i Kinës së Re deri në periudhën e Reformës e Hapjes dhe në epokën e re, hekurudha luan një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kinës dhe ky rol po ndryshon në periudha të ndryshme kohore.

Nga transporti i materialeve të prodhimit deri në mjet i udhëtimit të qytetarëve, nga trenat me lokomotivë me avull deri në hekurudhat e shpejtësisë së lartë digjitale dhe elektrike, zhvillimi i sektorit hekurudhor ka dëshmuar zhvillimin e pandërprerë të Kinës në teknologjinë industriale.

Gjatë procesit të zhvillimit, sektori hekurudhor ka dëshmuar edhe ndryshimet e mëdha të jetesës së popullit kinez dhe tërë procesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës së Re gjatë 70 vjetëve.

"Numër Një" në periudhën e krijimit të Kinës së Re

Në periudhën kur sapo u krijua Kina e Re, sektori hekurudhor ishte në gjendje të prapambetur dhe misioni kryesor ishte mbartja e materialeve të ndërtimit për Kinën e Re. Përveç gjendjes së dobët infrastrukturore, teknologjia dhe pajisjet përkatëse duhej të importoheshin nga vendet e tjera. Kjo ishte periudha kur i gjithë vendi po përpiqej të eksploronte dhe të krijonte teknologjinë dhe pajisjet që përshtateshin me gjendjen e asokohshme. Kjo ishte edhe periudhë kur po formohej korniza kryesore e rrjetit hekurudhor të Kinës së Re. Deri në fund të vitit 1952, gjatësia e përgjithshme e hekurdhës në përdorim ishte shtuar në 22 876 km, nga më pak se 10 mijë km në vitin 1949, kur u krijua Kina e Re.


1 2 3
Mrekulli