Pioniere në erën e re të shitjes me pakicë

2019-05-28 10:34:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kina udhëheq prirjen globale në aplikimin e teknologjisë së lartë për transformimin e përvojave të blerjes së konsumatorëve

Përdorimi i celularit si kuletë tashmë nuk është një dukuri e re në Kinë. Po ta përdorësh si arkë pagese? Jo edhe aq shumë.

Mirëpo një prototip i një shërbimi të tillë është vënë në provë para se të aplikohet në shkallë të gjerë, duke u vlerësuar nga ndoshta kritikët më të rreptë dhe të pavarur të botës.

Në mars, "Çmimi iF i dizenjimit" i Gjermanisë, një parametër i rëndësishëm i kësaj industrie, i dha "WeChat Pay" një çmim për inovacionin në shitjen e zgjuar me pakicë, "me konsumatorin në qendër". Ky inovacion njihet si "Skano dhe Ik".

Siç kuptohet nga emërtimi, ky funksion, që është pjesë e "WeChat"-it, u mundësojnë blerësve të paguajnë te arka pa pasur nevojë të rrinë në radhë, duke lehtësuar procedurën e pagesës dhe duke ngritur në përgjithësi xhiron e dyqanit.

Pagesa u bë me "Wechat Pay" në një dyqan.

Për të qenë më specifikë, me këtë funksion klientët mund të skanojnë kodin e vijëzuar në produkte dhe t'i paketojnë, ndërsa blejnë dhe paguajnë drejtpërdrejt me celularë, sipas një komunikate shtypi të "WeChat"-it.

"Të gjithë parametrat e përvojës së mirë të përdoruesit përmbushen në këtë dizenjim, përfshirë qasjen pa kontakt, efikasitetin ose përdorimin e thjeshtë në skanimin e produkteve të dyqaneve, pagesën dhe largimin. Është dizenjimi më miqësor ndaj përdoruesit," tha komisioni i dhënies së çmimit në një deklaratë.

Aplikimet e para janë kryer. "WeChat"-i tha që po e promovon një sistem të tillë të pagimit të zgjuar te emrat e njohur botërorë të shitjes me pakicë si "Walmart" dhe klientët kinezë si "Yonghui".

Në kohën kur pagimi me kodiin e reagimit të shpejtë (QR) nuk është shumë i preferuar në Perëndim, ky lloj pagimi është bërë i domosdoshëm për konsumatorët në Kinë. Sipas një agjencie konsultimi, "eMarketer", rreth 80 për qind e përdoruesve kinezë të celularëve të zgjuar do të bëjnë pagesa me celularë në "pikën e shitjes" deri në 2021, në krahasim me 30.8 % në ShBA dhe 22 % në Gjermani.

"WeChat"-i nuk i kufizon shërbimet e tij vetëm tek pagimi, por përfshin edhe identifikimin e produkteve, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, madje publicitetin, kur bizneset lidhen me "Mini programin" e "WeChat-it", një sërë funksionesh të disponueshme për përdoruesit e "WeChat-it".

"Ne e shikojmë 'Mini program' si një mjet të rëndësishëm për fuqizimin e biznesit dhe markave që synojnë të tërheqë më shumë trafik me kosto të ulët nëpërmjet rrjetit të madh shoqëror të 'Wechat-it'," tha Karen Chan, një analiste për të drejtat e pronësisë në "Jeffries Group".

Shitësit globalë me pakicë po luftojnë për shfrytëzojnë teknologjinë për t'u futur në tregun më të madh të konsumatorëve në botë. Për shembull, "Mini program" i "Walmart-it" në "WeChat" tani mbulon mbi 30 milionë anëtarë dhe po zhvillon shërbimet e tregtisë elektronike të bazuara në platformën e "WeChat-it", që ndihmon klientët të blejnë më lehtë.

Wern-Yue Tan, presidenti dhe CEO i "Walmart China", tha për "China Daily" që kompania po shkon drejt përdorimit të teknologjisë si inteligjenca artificiale dhe të dhënat e mëdha që të njohë me hollësi kërkesat e klientëve.

Krahas "Wechat Pay", ka edhe opsione të tjera për të kryer pagesa me celular.

Në kohën kur Kina po hyn në erën e re të ekonomisë së konsumit, tre aspekte në sektorin e shitjes me pakicë janë duke ndryshuar: vendndodhja gjeografike, popullsia dhe teknologjia, sipas një raporti të publikuar nga kompania këshilluese "KPMG".

"Shitësit me pakicë duhet të rishikojnë modelin e biznesit e strategjitë e pozicionimit dhe të ngrejnë sistemin e operimit të biznesit që me konsumatorë në fokus, për të siguruar konkurrueshmërinë e tyre gjatë periudhës së transformimit," theksoi Jessie Qian, kreu i njësisë për tregjet e konsumit të "KPMG-it".

Shumë kompani po konkurrojnë për këtë prirje digjitale. Zinxhiri francez i supermarketeve "Carrefour SA" hapi dyqanin e tij të zgjuar vitin e kaluar në Shangai, ku janë instaluar teknologjitë e fundit, si pagesa me identifikimin e fytyrës dhe publiciteti i lëvizshëm i individualizuar, i mbështetur nga "Tencent"-i.

Me një numër mahnitës të përdoruesve prej 1 miliardë, "Tencent"-i ka forcuar statusin donimues në treg. Një arritje e tillë është ndërtuar mbi mjetet e tij të promovimit dixhital brenda "WeChat-it", përfshirë "Mini program", publicitetin në "Wechat Moments", dhe "Tencent Video".

"Të dhënat e konsumit të mbledhura nëpërmjet 'Wechat Pay' na ndihmojnë të identifikojmë klientët e të parashikojmë preferencat e tyre. Kështu mund që të tërheqim klientët e rinj me aktivitete promovuese ose të nxjerrim njoftimet brenda aplikacionit për klientët e rregullt," tha Tian Jiangxue, zv.menaxher i përgjithshëm që përgjigjet për strategjinë në Njësinë e Shitjes me Pakicë të Zgjuar në "Tencent".

Ekspertët mendojnë se digjitalizimi jo vetëm ka të bëjë me mjetin e informimit , por edhe kërkon "transformim sistematik" në nivel të korporatës.

"Kjo do të thotë që duhet të ketë ndryshime te modeli i biznesit, sistemet e operimit, madje edhe kultura e kompanisë," tha Gao Shulin, presidenti i "Rainbow Department Store Co.Ltd."

Për shembull, "Carrefour" dhe "Tencent" kanë bashkëpunuar për regjistrimin e shfaqjeve lidhur me ushqimet dhe i kanë shpërndarë në kanalet e ndryshme, përfshirë platformën video të vetë "Tencent"-it . Kjo nënkupton që lidhja e brendshme kërkon jo vetëm koordinimin nga departamenti tradicional i shitjeve, por edhe departamente të tjera, si i medias dhe digjital.

"Tencent"-i është pioneri që përpiqet të ofrojë zgjedhje biznesi me "një ndalesë" me kodin e reagimit të shpejtë. Në një konferencë shtypi që u mbajt muajin e kaluar në Shangai, kompania bëri të ditur një ofertë të përgjithshme, nëpërmjet së cilës të dhënat e mëdha janë të disponueshme për markat që ato të gjejnë preferencat e klientëve. "Tencent"-i ofron shërbim konsultimi për promovim dhe kupona digjitalë etj.

Të gjitha këto janë dizenjuar për të "shfrytëzuar në mënyrë maksimale burimet digjitale dhe për të rritur raportin e klientëve të rregullt," shprehet Fan Yijin, menaxher për klientët korporativë në departamentin e publicitetit.

Të dhënat tregojnë se projekti i zgjedhjeve të zgjuara të "Wechat"-it ka ndërlidhur mbi 3 miliardë mallra të shitura në Kinë, duke rritur fitimin e tregtarëve nga investimet në promocion prej 15 për qind më shumë, duke kursyer afro 43.6 dollarë amerikanë nga buxheti i marketingut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore