Kush është trilluesi i "kurthit të borxhit"?

2019-03-12 14:28:31 CRI Komenti juaj Printoni

Së treti, nëse shikojmë strukturën e borxhit, do të kuptojmë që Kina zotëron një përqindje shumë të vogël të borxhit të këtyre vendeve në zhvillim. Huadhënësit e mëdhenj janë pikërisht vendet perëndimore, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj. Të dhënat tregojnë që, nga viti 2000 deri në 2016-n, kreditë nga Kina për vendet afrikane zunë 1.8 % të borxhit të përgjithshëm të huaj të tyre, dhe këto kredi janë fokusuar kryesisht në sektorin e infrastrukturës.

P. sh., të dhënat e bankës qendrore të Sri-Lankës konfirmojnë që huadhënësit kryesorë të Sri-Lankës janë Japonia, vendet europiane dhe ShBA-ja. Në vitin 2017, vëllimi i përgjithshëm i borxhit të jashtëm të Sri-Lankës arriti në 51.82 miliardë dollarë amerikanë, nga të cilat vetëm 5.5 miliardë dollarë janë nga Kina, ose vetëm 10.6 % e nivelit të përgjithshëm.

Zëdhënësja e MPJ-së kineze Hua Chunying tha para mediave se fondet janë njësoj, atëherë përse fondet perëndimore janë "tortë e ëmbël" dhe ato nga Kina janë "kurthi i zi"? Politizimi i nismës "Një brez, një rrugë" me përbaltje, trillime dhe fabrikimin e thënies për "kurthin e borxhit" tregon xhelozinë e politikanëve perëndimorë.

Faktet i hedhin poshtë këto fabrikime. Nisma "Një brez, një rrugë" tregon plotësisht përgjegjësinë e Kinës në situatën e re të qeverisjes globale, është eksplorim dhe praktikim i rëndësishëm nga Kina i krijimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe është një produkt publik nga Kina për tërë botën, veçanërisht për vendet në zhvillim. Shpresojmë që politikanët dhe mediat perëndimore ta shikojnë dhe ta trajtojnë në mënyrë objektive bashkëpunimin e Kinës me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" dhe t'i ndërtojnë e jo t'i prishin platformat e bashkëpunimit, duke dhënë ndihmesë konkrete për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.(Jiang Lei)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore