Zhu Ruifang-u, sipërmarrësja e re e bujqësisë

2019-01-15 15:22:46 CRI Komenti juaj Printoni

Zhu ndoqi një model zhvillimi që integronte kooperativat, familjet dhe bazat eksperimentale. Duke pasur shkencën dhe teknologjitë si udhërrëfyes dhe me synimin e zhvillimit të bujqësisë së gjelbër dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve, ajo i transformoi strukturat tradicionale të kultivimit dhe zhvilloi me forcë bujqësinë moderne.

Kooperativa e saj ka tani më shumë se 110 anëtarë, të ardhurat vjetore të të cilëve arrijnë deri në 5 mijë dollarë. Sipërfaqja e bazave eksperimentale është mbi 400 hektarë, një pjesë e mirë e të cilave për llojet e reja të patateve.

Në vitin 2011, Zhu Ruifang-u regjistroi një markë tregtare dhe një patentë paketimi për produktet bujqësore.

Në vitin 2014, kooperativa e saj u vlerësua si një kooperativë demonstrimi në nivel kombëtar nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa pas dy vjetësh baza e saj e kultivimit u nderua me titullin "Bazë kombëtare shembullore për zbutjen e varfërisë së gruas".

Zhu Ruifang-u është e përkushtuar në ndihmën ndaj fermerëve. Ajo u shet atyre farëra me ulje dhe po ashtu i lejon familjet e varfra të paguajnë më vonë. Gjatë prodhimit, ajo i ka udhëhequr fermerët të zbatojnë teknologji që kursejnë ujin, si e ashtuquajtura "ujitje me pika", dhe një mekanizim të plotë të të gjithë procesit.

Përveç ndihmës me subvencione për blerjen e makinave bujqësore, Zhu Ruifang-u u ofron shërbime të mekanizuara falas fshatarëve më të varfër ose shumë të vjetër për të punuar në bujqësi.

Ajo po ashtu jep fonde ndihme për fermerët ose fëmijët e tyre me aftësi të kufizuara fizike.


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore