Qeveria kineze vë në shënjestër zbutjen e varfërisë

2018-10-01 13:45:31 CRI Komenti juaj Printoni

Nën udhëheqjen e Xi Jinping-ut, Kina po bëhet e fuqishme.

Ekonomia e Kinës është zgjeruar në më shumë se 82 trilion juanë (rreth 13 trilionë dollarë amerikanë) nga 54 trilionë juanë gjatë pesë vjetëve të fundit, duke u rritur mesatarisht me 7.1 për qind në vit. Janë krijuar më shumë se 66 milionë vende pune të reja vetëm në zonat urbane.

Ekonomia është më e shëndetshme. Reforma strukturore e Xi-së nga oferta ka funksionuar. Konsumi është kthyer në një drejtues të madh të rritjes ekonomike, duke kontribuar në 58.8 për qind të rritjes ekonomike vitin e kaluar, duke u rritur 54.9 për qind nga pesë vjet më parë. Sektori i shërbimeve është rritur në 51.6 për qind nga 45.3 për qind.

Njerëzit jetojnë një jetë më të rehatshme. Më shumë se 68 milion veta dolën nga varfëria. Të ardhurat personale u rritën mesatarisht me 7.4 për qind në vit. Jetëgjatësia ka arritur në 76.7 vjet, duke kryesuar vendet në zhvillim.

Ekonomia e Kinës vazhdon të gëzojë një rritje të përgjithshme. Norma vjetore e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi 6.9 për qind në vitin 2017. Megjithatë, ruajtja e rritjes ekonomike të lartë nuk mund të jetë e qëndrueshme. Nëse ekonomia e vendit mund të mbetet e qëndrueshme, do të shihni tregues në tendencat e punësimit.

Norma e ulët e papunësisë urbane

Në raportin e paraqitur në mars të këtij viti nga qeveria kineze, thuhet se duke konsideruar bazat ekonomike të Kinës dhe kapacitetin e vendit për krijimin e vendeve të punës, rritja e sivjetshme e PBB-së prej rreth 6.5 për qind do t'i mundësojë Kinës punësim relativisht të plotë.

Kina synon njëkohësisht ta mbajë inflacionin në nivelin 3% dhe të hapë mbi 11 milionë vende të reja pune në zonat urbane. Shkalla e papunësisë në zonat urbane parashikohet të jetë brenda 5.5 për qind, ndërsa niveli i papunësisë i regjistruar në këto zona do të mbahet brenda 4.5%.

Sipas "China.org", shkalla e papunësisë në vend ka rënë në nivelin më të ulët që nga kriza financiare e 2008-ës. Shkalla e regjistruar e papunësisë në qytetet kineze qëndroi në 3.96 përqind në fund të tremujorit të tretë të 2017-ës.

Qytetet kineze vazhdojnë të krijojnë më shumë se 10 milionë vende të reja pune çdo vit, gjë që mund të ndihmojë shumë studentë të rinj të diplomuar në universitete që të gjejnë punësim fitimprurës. Pekini po nxit shumë sipërmarrës që të hapin biznese të reja dhe të punësojnë sa më shumë punonjës.

Zbutja e varfërisë mbetet ndër përparësitë e qeverisë kineze dhe ndër qëllimet kryesore të saj për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Qeveria kineze, Kombet e Bashkuara dhe mediat kanë folur shpesh për përpjekjet që ka bërë Pekini për uljen e varfërisë në një vend me rreth 1.4 miliardë banorë. Që nga mesi i viteve '80 të shekullit të kaluar, më shumë se 700 milionë kinezë kanë dalë nga varfëria.

Sipas shifrave, më shumë se 700 milionë kinezë kanë dalë nga varfëria, duke zënë 70 për qind të numrit të përgjithshëm të botës. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, rreth 55 milionë banorë të zonave rurale kanë gëzuar të ardhura më të larta e për pasojë kushte jetese më të mira.

Normat e rritjes të të ardhurave në zonat rurale, veçanërisht në pjesët qendrore dhe perëndimore të Kinës, janë rritur mbi mesataren kombëtare në vitet e fundit. Kina është përqendruar më shumë në rajonet rurale perëndimore për zbutjen e varfërisë.

Strategjia e rigjallërimit rural përfshin hapat që duhen ndjekur për përmirësimin e cilësisë së zhvillimit të bujqësisë, nxitjen e zhvillimit të gjelbër, zhvillimin e kulturës fshatare, formimin e sistemit të ri administrativ të fshatit, ngritjen e nivelit të garantimit të jetës së fshatarëve, shpejtimin e luftës së kundër varfërisë, përkrahjen e talenteve, shtimin e investimeve etj.

Më shumë se 10 000 fshatra të varfër kanë arritur të kenë rrjet kanalizimesh më të mirë, ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Këto qarqe kanë tashmë infrastrukturë më të mirë, siç janë rrugët, urat etj.

Shumë fshatra dhe qytete të pjesës perëndimore janë rindërtuar për të tërhequr punëtorët nga fshati të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, 18 provinca dhe komuna të zhvilluara, kryesisht në rajonet jugore dhe lindore, kanë ofruar mbështetje për provincat më pak të zhvilluara dhe rajonet autonome në perëndim të vendit.

Rajonet e zhvilluara kanë ofruar profesionistë të kualifikuar, ide novative dhe investime të mëdha për të mbështetur zonat rurale, që në Kinë zhvillimi të jetë më i balancuar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore