Hubei, nyja midis teknikës dhe kulturës

2018-09-17 16:58:46 CRI Komenti juaj Printoni

Hubei është një ndër pesë provincat e Brezit Ekonomik përgjatë Lumit Jance. Zhvillimi i provincave Yunnan, Guizhou, Sichuan, Hubei dhe Hunan, si dhe arritjet që këto provinca kanë bërë në ekonomi, industri, teknologji, art, kulturë, në mbrojtjen e mjedisit etj, janë shembull i zhvillimit të mëtejshëm të gjithë zonave të shtrira përgjatë "Brezit Ekonomik të Lumit Jance". Kjo është edhe tema e "Hot-Pot" për sot, ndërsa për të disatën javë kemi folur mbi informacione e ngjarje të rëndësishme nga disa prej provincave të lartpërmendura.

Akualisht në Kinë, "Një brez, një rrugë", "zhvillimi paralel Pekin-Tianjin-Hebei" dhe "Brezi Ekonomik përgjatë lumit Jance" janë tre vepra kombëtare, që drejtohen nga vetë presidenti i Kinës, Xi Jinping. Zonat e shtrira përgjatë "Brezit Ekonomik të lumit Jance" dhe zhvillimi i tyre janë fokusi ynë i rradhës në një seri rubrikash të "Hot Pot".

Hubei gjendet në rrjedhën e mesme të Lumit Jance, në veri të Liqenit Dong Ting Hu, prandaj nga kinezishtja Hu Bei do të thotë "në veri të liqenit". Hubei është një djep i rëndësishëm i qytetërimit kinez me kulturë e tradita shumë të pasura. Hubei zë një hapësirë prej 185 900 kilometra katrorë dhe ka një popullsi prej mbi 58 milionë banorë. Hu Bei ka burime të bollshme ujore, prandaj quhet edhe si provinca e mijëra liqeneve. Kryeqendra e provincës Hubei është Wuhan-i, një qendër kryesore transporti si dhe qendër politike, kulturore dhe ekonomike e Kinës qendrore.

Prodhimet bujqësore të rëndësishme në Hubei përfshijnë pambukun, orizin, grurin dhe çajin. Hubei është i njohur në Kinë e në botë për industrinë e automjeteve, metalurgjinë, prodhimin e makinerive, energjisë, tekstileve dhe mallrave të teknologjisë së lartë.

Kuzhina e Hubei-t është gjithashtu me famë dhe pëlqehet shumë nga turistët. Provinca e Hubei-t quhet shpesh "Toka e Peshkut dhe e Orizit". Diga Sanxia është projekti më i madh i energjisë hidrike në vend dhe në botë.

Diga "Tre Grykat" (Three Gorges) është më e madhja në botë. Për ndërtimin e saj u deshën 17 vjetë dhe një fuqi punëtore prej 40 000 personash. Që ky projekt të bëhej i mundur, nga zona u zhvendosën, me sakrifica të mëdha, miliona persona. Diga është 180 metra e lartë, tërësisht prej betoni dhe mund të prodhojë 1 trilionë kilovat energji elektrike në orë, ose 22 500 megavat. Ajo kapërdin 70 000 metra kub ujë në sekondë.

Qu Yuan ishte një poet dhe patriot shumë i shquar në periudhën e Shteteve Ndërluftuese (476-221 p.e.s). Në periudhën kur u ndërtua Diga "Tre Grykat', shumë vende historike të lidhura me Qu Yuan-in u zhvendosën në kodrat e larta përreth, ku u krijua edhe një zonë e njohur e turizmit kulturor, përkatësisht vendlindja e Qu Yuan-it.

Tempulli i Qu Yuan-it që ndodhet në Zigui të komunës Yichang të provincës Hubei, mbulon një sipërfaqe prej 82 hektarësh dhe ndodhet rreth 660 metra nga Diga Sanxia.

Qu Yuan ishte gjithashtu një politikan i madh dhe i dashur, ideolog, diplomat dhe një reformator në Kinën e lashtë. Shumë nga idetë e tij vendosnin në pozita jo të mira fisnikë të tjerë, të cilët i kërkuan mbretit të asaj kohe që të urdhëronte pushkatimin e tij. Sidoqoftë, duke mos dashur të shohë vendin e tij të pushtuar nga një vend tjetër, Qu Yuang mbyti veten. Në nder të tij u ndërtua edhe ky tempull i rëndësishëm dhe i bukur. Për të përkujtuar Qu Yuan-in përgjithmonë, njerëzit vendosën që dita e vdekjes së tij të kthehej në një festë kombëtare e të festohej, për çdo vit, si Festa e Varkës së Dragoit.

Korporata muzikore "Parsons" është e njohur në mbarë botën si një ndër kompanitë më prestigjioze të prodhimit të pianove për markat më të famshme si: "Yamaha", "Kawai", "Yangtze River", "Wilh Steinberg", "Prelude", "Ludwig" etj. Ne patëm rastin të vizitonim një ndër fabrikat më të mëdha të prodhimit të pianove në vend, në komunën Yichang të provincës Hubei, ku u njohëm jo vetëm me të gjitha fazat e prodhimit të kësaj vegle muzikore, nga qindra ekspertë dhe punëtorë të përkushtuar të fushës, por shijuam gjithashtu edhe tingujt magjikë të pianos, interpretuar nga i ftuari i veçantë i kësaj ngjarjeje, pianisti hungarez.

Mjedisi është shumë i rëndësishëm për banorët e Yichang-ut të provincës Hubei, pasi jeta e tyre në komunitet është shumë e gjallë dhe e mbushur me aktivitete. Shërbimet publike për banorët e lagjieve të Yichang-ut përfshijnë salla koncertesh, parqe lojërash për fëmijët, sheshe kërcimi për të moshuarit por jo vetëm, ambiente të mbyllura e të hapura për joga e sporte të tjera etj. Ata kujdesen veçanërisht për ambientet e përbashkëta ku shërbimet publike dhe koha e shpenzuar në to janë tejet cilësore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore