Kina kujdeset:Nivele rekord të shkallës së ulët të papunësisë urbane

2018-04-09 15:03:27 xinhua Komenti juaj Printoni

Ekonomia e Kinës vazhdon të gëzojë një rritje të përgjithshme. Norma vjetore e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto shënoi 6.9 për qind në vitin 2017. Megjithatë, ruajtja e rritjes ekonomike të lartë nuk mund të jetë e qëndrueshme. Nëse ekonomia e vendit mund të mbetet e qëndrueshme, do të shihni tregues në tendencat e punësimit.

Norma e ulët e papunësisë urbane

Në raportin e paraqitur sivjet në mars nga qeveria kineze, thuhet se duke konsideruar bazat ekonomike të Kinës dhe kapacitetin e vendit për krijimin e vendeve të punës, rritja e sivjetshme e PBB-së prej rreth 6.5 për qind do t'i mundësojë Kinës punësim relativisht të plotë.

Kina synon njëkohësisht ta mbajë inflacionin në nivelin 3% dhe të hapë mbi 11 milionë vende të reja pune në zonat urbane. Shkalla e papunësisë në zonat urbane parashikohet të jetë brenda 5.5 për qind, ndërsa niveli i papunësisë i regjistruar në këto zona do të mbahet brenda 4.5%.

Sipas "China.org", shkalla e papunësisë në vend ka rënë në nivelin më të ulët që nga kriza financiare e 2008-ës. Shkalla e regjistruar e papunësisë në qytetet kineze qëndroi në 3.96 përqind në fund të tremujorit të tretë të 2017-ës.

Shifrat u përmendën nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore (MHRSS) e Kinës. Megjithatë, duhet marrë parasysh se vetëm banorët të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi (Hukou) merren si referencë në shifrat kombëtare të papunësisë.

Por, Lu Aihong, një zyrtar i lartë i Ministrisë, ende i sheh këto shifra si një zhvillim pozitiv.

"Tregu i punës i Kinës ka mbetur i qëndrueshëm për shkak të shumë treguesve të cilët janë në fakt në nivelet e tyre më të mira në histori," tha Lu.

Politikat e pro-punësimit të Pekinit

Qytetet kineze vazhdojnë të krijojnë më shumë se 10 milionë vende të reja pune çdo vit, gjë që mund të ndihmojë shumë studentë të rinj të diplomuar në universitete që të gjejnë punësim fitimprurës. Pekini po nxit shumë sipërmarrës që të hapin biznese të reja dhe të punësojnë sa më shumë punonjës.

Kompanitë e tilla njihen si kompani fillestare (start-ups). Shumë të rinj me kapital nga familja dhe miqtë, kanë nisur biznese "hi-tech", ndërsa bankat kanë hapur depozitat e tyre duke dhënë kredi për ata që kanë patur nevojë për to.

Pekini gjithashtu ka ofruar norma më të ulëta tatimore për fillimin e bizneseve të vogla, ndërkohë që sistemi i arsimit është riorganizuar. Punëtorët e fabrikës që humbën vendin e punës, kur fabrikat që shkaktonin ndotje të lartë të ajrit u mbyllën, mund të marrin tashme trajnim profesional për të përmirësuar punën dhe aftësitë e tyre teknike.

Punëtorët e ardhshëm të Kinës duhet të tregojnë nivele më të larta të ekspertizës në Industrinë 4.0, në mënyrë që të kenë sukses në karrierën e tyre.

Por mbi të gjitha, krijimi i vendeve të punës është prioritet pasi sipërmarrja dhe novacioni shihen si alternativat më të mira për t'u dhënë grupeve kyçe mundësi nga më të ndryshmet për një karrierë dhe jetë sa më të mirë.

Sinjale pozitive për të ardhmen

Ndërkohë, një numër ekonomistësh kanë shprehur shqetësime se ekonomia e Kinës do të përballet me vështirësi në të ardhmen e afërt, por në vend që të shqetësohemi për pesimistët, ne mund të hedhim një vështrim më të afërt në klimën e vërtetë të biznesit të Kinës për të përcaktuar një skenar të mundshëm për të ardhmen e ekonomisë së vendit më të populluar në botë.

"Të dhënat, siç janë vendet e punës në raportet e vendeve të lira dhe rritja e të ardhurave, sugjerojnë se tregu i punës është ende i fortë," tha për "Reuters" Julian Evans Pritchard, ekonomisti i Kinës në "Capital Economics".

Evans-Pritchard u citua nga "Reuters" menjëherë pas publikimit të shifrave të papunësisë së Kinës në tremujorin e dytë të vitit 2017. Në atë kohë, ekonomia e Kinës u zgjerua me 6.9 për qind.

Ndryshimi është i domosdoshëm

Shoqëria jonë nuk do të qëndrojë kurrë statike. Me përparime të vazhdueshme në fushat e shkencës dhe teknologjisë, nesër do të jetë padyshim më ndryshe se sot. Po, teknologjitë e reja mund të lehtësojnë barrën në jetën tonë por ato gjithashtu mund të shkaktojnë probleme.

Është arritje e madhe dhe lehtësim po ashtu nëse do të blejmë një robot që mund të bëjë të gjitha punët e shtëpisë tuaj, por çfarë mund të ndodhë kur kompania juaj merr në punë një robot që bën punën tuaj? Komoditeti i shtuar i robotëve, nuk duket më si një fitore e favorshme për ju dhe punësimin tuaj. Por kjo është për t'u parë në të ardhmen.

Brezi i ri i Kinës do të ndikohet më shumë nga tendencat e reja në sektorin e prodhimit, por fatmirësisht të rinjtë janë më të shpejtë për t'u përshtatur me ndryshimin e kohës dhe mund të gjejnë mënyra për të përfituar në tranzicionin ekonomik.

Ndryshimi ka dy aspekte, një aspekt pozitiv dhe një negativ. Nuk duhet të shikojmë ndryshimin dhe të themi, "tani gjithçka ka marrë fund", por duhet ta pranojmë atë e të themi "këtu ka mundësi të reja".

Sipas të dhënave, normat e papunësisë urbane të Kinës mbeten të ulëta dhe kjo është një shenjë e mirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore