2018-03-12 15:04:29 | xinhua | Komenti juaj | Printoni |
Asambleja Kombëtare Popullore (AKPK-ja), si organ suprem i pushtetit të Kinës, formon dhe kontrollon Këshillin e Shtetit, Gjykatën e Lartë Popullore dhe Prokurorinë e Lartë Popullore. Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez, si front patriotik për ribashkimin e atdheut, është institucioni i rëndësishëm i bashkëpunimit shumëpartiak dhe të konsultimeve politike nën drejtimin e PK-se të Kinës.
Të hënën e shkuar, më 5 mars, u hap në Pekin sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK-ja) i cili po zhvillohet në ambjentet e Pallatit të Popullit. Kryeministri Li Keqiang mbajti raportin e punës së qeverisë për pesë vjetët e kaluar dhe paraqiti gjithashtu planin për sivjet.
Gjatë këtij sesionit që zgjedh Komitetin e ri të Përhershëm të Asamblesë, u diskutuan arritjet e qeverisë kineze në këtë pesëvjeçar, periudhë kjo kur ekonomia kineze është futur në një shkallë të re dhe vëllimi GDP-së është rritur në 82.7 trilionë juanë nga 54 trilionë juanë, ndërkohë kontributi i Kinës në ekonominë botërore i kalon të 30%. Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë, biznesi elektronik, pagesat nga pajisjet e lëvizshme dhe ekonomia e përbashkët janë bërë forca që udhëheqin prirjen e zhvillimit ekonomik botëror.
Kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, organi më i lartë i planifikimit në Kinë, tha se objektivi i rritjes prej 6.5 për qind, i vendosur në raportin e punës së qeverisë të këtij viti, është "i arritshëm" me një punë të madhe. Sipas Komisionit, qeveria do të vazhdojë të pakësojë mbikapacitetet në industritë tradicionale, ndërsa në të njëjtën kohë do të të vazhdojë të marrë masat për të rregulluar e forcuar më tej administrimin e borxheve të qeverive vendore, u shpreh ministri i Financave i Kinës, Xiao Jie.
Në një konferencë për shtyp, zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Ning Jizhe, tha se në raportin e punës së qeverisë janë paraqitur kërkesat e objektivat për të ulur me 800 miliardë juanë taksat për kompanitë e individët e për të pakësuar me mbi 300 miliardë juanë barrën jotatimore për subjektet e tregut, duke pakësuar kështu taksat me një vlerë të përgjithshme prej 1.1 trilionë juanësh.
Ministri kinez i Mbikëqyrjes Yang Xiaodu tha në një intervistë për mediet në kuadër të sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të AKPK-së se vendi do të mbajë qëndrim të ashpër kundër korrupsionit.
Qeveria kineze ka bërë të ditur se synon ta rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me 8.1 për qind sivjet. Në raportin për buxhetin të paraqitur në Asamble thuhet se buxheti i mbrojtjes për vitin 2018 do të jetë 1.11 trilion juanë, ose rreth 175 miliardë dollarë amerikanë.
Ndërsa ministri i Tregtisë i Kinës Zhong Shan u shpreh se sivjet, Kina do të formojë konceptin e ri të zhvillimit, për të nxitur ngritjen e cilësisë dhe për të krijuar imazhin e ri të cilësisë dhe markës së produkteve kineze që eksportohen.
Kryeministri kinez Li Keqiang, në sesionin vjetor parlamentar me deputetët e Rajonit Autonom Guangxi Zhuang të martën, bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të nxitur reformën dhe hapjen, risitë dhe mbështetjen e rritjes ekonomike për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.
Kina do të zbatojë strategjinë e rilindjes së fshatit, duke e bërë bujqësinë një sektor me të ardhme, nëpërmjet planifikimit shkencor, përmirësimit të mekanizmit të integrimit të qytetit e fshatit dhe dhënies së impulseve të reja zhvillimit të fshatit nëpërmjet risive të reformës, bëri të ditur të mërkurën ministri kinez i Bujqësisë Han Changfu në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Provinca jugore Guangdong ishte ndër të parat që zbatoi reformën dhe politikat e hapjes së Kinës. Presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e novacionit dhe talenteve për zhvillimin kombëtar, gjatë një diskutimi me deputetë nga kjo provincë. Ai tha se Kina duhet të përqendrohet më shumë në zhvillimin e ekonomisë reale dhe do të inkurajojë zhvillimin e industrive strategjike, duke përfshirë teknologjinë e informacionit, prodhimin me teknologji të lartë dhe bioteknologjinë, duke eliminuar industritë me ndotje dhe shkarkime të dëmshme për mjedisin.
Diplomacia kineze e epokës së re do të krijojë një mjedis më të mirë të jashtëm për zhvillimin e vendit duke dhënë më shumë energji pozitive për çështjen e përparimit të njerëzimit, tha të enjten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Kryediplomati kinez kujtoi se Xi Jinping ka vizituar 57 vende dhe ka pritur në Kinë mbi 110 liderë të vendeve të tjera në pesë vitet e fundit. Kjo veprimtari diplomatike jo vetëm ka nxitur njohjen më të mirë të Kinës nga bashkësia ndërkombëtare dhe ka rritur statusin e ndikimin e Kinës në botë, por ka treguar edhe drejtimin e zgjidhjes së problemeve globale.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, bëri thirrje për një politikë të pastër dhe të drejtë", duke u kërkuar zyrtarëve të lartë të mbështesin shtetin e së drejtës dhe të respektojnë rregullat politike të PKK-së. Ai i tha këto gjatë një paneli me deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP-së) nga Chongqing-u.
Asambleja Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK), organ më i lartë legjislativ në vend, miratoi amendamentin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës. Ky është amendamenti i parë që iu bë Kushtetutës në 14 vjetët e fundit.
Sivjet shënohet 40 vjetori i reformës dhe i hapjes së Kinës, por është edhe viti i parë që Kina do të zbatojë plotësisht frymën e Kongresit të 19-të të PKK-së. Ky është një vit vendimtar për ndërtimin e një shoqërie të begatë. Në raportin e punës së qeverisë theksohet se duhet të zbatohen me rigorozitet mendimet e Xi Jinping-ut për Socializmin me Karakteristika Kineze në epokën e re.