"Artikujt që përdorni, mund ti blini"

2017-09-30 10:49:30 xinhua Komenti juaj Printoni

Yanxuan, një faqe e tregtisë online e kompanisë kineze NetEase Inc, ka ngritur hotelin e saj të parë model, me të cilin shpreson të tërheqë popullsinë në rritje të klasës së mesme, duke ofruar një eksperiencë të re.

Ky është hoteli i parë në Kinë me filozofinë "atë që përdorni, mund ta blini", tha Janet Chan, menaxhere e përgjithshme e marketingut e Yanxuan. Në vend që të ofrojë një eksperiencë luksoze, hoteli do të fokusohet në "ofrimin e një ndjenje estetike të thjeshtësisë".

Kompanitë e huaja të prodhimeve për shtëpi dhe një stil të veçantë jetese si japonezja Muji dhe suedezja Ikea kanë plane gjithashtu plane të ngjashme.

Hoteli Yanxuan i përket një stili të thjeshtë të Evropës Veriore dhe është e pajisur me prodhimet e veta të markës, nga mobilje ultra-minimaliste në pajisje që shkojnë nga sapuni me aromë qershie, peshqirët dhe aromatizuesit.

Dizenjime të thjeshta nga Muji dhe nga markat e Evropës Veriore si COS në industrinë e modës dhe Bang & Olufsen në elektronikë janë bërë gjithnjë e më popullore në Kinë, veçanërisht në klasën e mesme në rritje të vendit. Në këtë prirje të re nuk mungon Yanxuan.

"Konsumatori i ardhshëm do të preferojë produkte të tilla sepse vlerësojnë përvojën e përdoruesit për gjëra të tjera," tha Chan. "Me rritjen e klasës së mesme të Kinës, konsumatorët po kërkojnë cilësi, përvojë dhe një kontakt më personal".

Sipas një raporti të kohëve të fundit në lidhje me tregtinë elektronike të Kinës nga Analysys, një konsulencë në internet me bazë në Pekin, ata që kanë lindur në vitet '80 dhe '90i japin rëndësi kontaktit dhe përvojës personale dhe do të preferojnë mallrat që dallohen për identitetin e tyre unik.

Kompanitë e shitjes vendase dhe ndërkombëtare duket se pajtohen që kombinimi i biznesit offline dhe online, duke siguruar përvojën e madhe tregtare është një strategji e rëndësishme për të tërhequr klientë.

Për shembull, Muji do të hapë hotelet e para luksoze të stilit minimalist në Shenzhen dhe Tokio deri në fund të vitit 2017, ndërsa marka franceze "L'Occitane" ka hapur një kafene në Nanjing, të provincës kineze Jiangsu.

"Ne kemi vendosur të shkojmë jashtë linje dhe të afrohemi me konsumatorët dhe të sjellim thelbin e Yanxuan përmes një mesatareje", tha Chan.

Sipas tij, në të ardhmen Yanxuan mund të punojë më shumë në biznesin e modes, duke u lidhur edhe me libraritë.

Wang Gao, profesor i marketingut tha se çelësi isuksesit të dyqaneve në epokën e internetit " ka vlera shtesë për konsumatorët por dhe për vetë artikujt që tregtohen. Kompanitë duhet të integrojnë mallrat me shërbimet në përvojën e re të blerjeve"

Fang Wei, nga Kompania GOME Retail Holdings Ltd, vlerëson rëndësinë e përfitimit në jetën e përditëshme të konsumatorëve. "Konsumatorët duhet ti provojnë artikujt tanë dhe të kenë një kontakt direkt me to. Ky është qëllimi ynë afatgjatë në fushën e tregtimit të artikujve" tha ai .

Kjo mënyrë e re e menaxhimit dhe promovimit tregtar lehtëson jo vetëm kompanitë, por u shërben më së miri konsumatorëve, të cilët pasi i përdorin artikujt shtëpiakë nëpër hotelet e stilit të ri, janë më të bindur për cilësinë dhe më pas blerjen e tyre.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore