Platforma lundruese e Kinës, rekord Guinness

2017-09-18 14:33:31 xinhua Komenti juaj Printoni

A keni menduar ndonjëherë të ecni mbi ujë? Kjo është e mundur në Kinë, ku është thyer rekordi Guinness me ndërtimin e një platforme lundruese në lumin Hongshui.

Platforma lundruese më e madhe në botë ndodhet në qarkun Luodian, të në provincës Guizhou. Ka një lartësi prej 5.13 km dhe mbulon një sipërfaqe prej mbi 54.000 metra katrorë. Të ecësh me këmbë mbi këtë platformë lundruse do të të duhen 10 orë.

Janë të shumtë vizitorët vendës dhe të huaj që shëtisin mbi ujë, duke ecur të shpenguar e duke shijuar këtë mrekulli inxhinierike, por dhe të natyrës.

I pare nga ajri "ky shteg lundrues" i Kinës është dyfishi i gjatësisë së Manhatanit. Rreth më shumë se 200,000 objekte lundruese, të ankoruara në shtratin e lumit kanë pritur mbi 60 mijë turistë nga i mbarë vendi dhe bota që nga hapja e platforms me rastin e Vitit të ri kinez.

Në gjatësinë e platforms lundruese vizitorët përveç shëtitjes mund të jenë spektatorë të veprimtarive të shumta, ku pjesën më të madhe e zenë sportet e larmishme të ujit.

Mjaft argëtuese është kjo platformë sidomos për fëmijët dhe të rinjtë të cilët u gëzohen sporteve dhe veprimtarive të shumta sportive që organizohen pothuajse gjatë gjithë vitit.

Mrekullia e Guizhout

Guizhou është i njohur për bukuritë e shumta natyrore, por pak dihet rreth qarkut Luodian të kësaj province. E pra platforma lundruese më e gjatë në botë e cila shtrihet mbi 40,000 metra katrorë në lumin Honghe I ka dhënë një dimension të ri kësaj province.

Nëse e sheh nga sipër, platform ngjan me njëflutur gjigante me ngjyra, që rri e qetë mbi sipërfaqen e lumit. .

Platforma nuk të mahnit vetëm me rrugën gjarpëruese mbi sipërfaqen e ujit, por këtu vizitori gjen pishinën më të madhe lundruese të Kinës, kënde të posaçme për sporte ujore dhe kopshtin botanik të vetëm botëror në provincën Guizhou.

Me ndërtimin e platforms lundruese është ngritur dhe një kullë 40 metra e lartë në kopshtin Hongshuige, e cila është e përbërë nga 7 kate, që për vizitorët ofrojnë pamje të mrekullueshme të zonës piktoreske.

Platforma lundruese është krijuar nga bashkimi I blloqeve plastike, të cilat janë fiksuar në vend nga ankorat e përhapura në të gjithë strukturën. Shëtitorja është zbukuruar me pemë dhe mijëra llampa me ngjyra, të cilat gjatë natës u dhurojnë vizitorëve një shfaqje mbresëlënëse dritash.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore