Nisma "Një brez një rrugë" favorizon zhvillimin global

2017-03-20 14:08:48 xinhua Komenti juaj Printoni

Para rigjallërimit të ngadaltë të ekonomisë globale, krizës së refugjatëve, konflikteve të pandërprera rajonale, problemeve shoqërore si papunësia, zmadhimi i diferencës së të ardhurave etj., në disa vende të botës vihen në dyshim dhe kundërshtimi ndaj globalizimit. Ndërsa, në raportin e punës së qeverisë kineze të mbajtur në sesionin vjetor parlamentar, kryeministri Li Keqiang theksoi vendosmërinë e vendit për ruajtjen e efektivitetit dhe autoritetin e multilateralizmit me pjesëmarrjen më të thellë të qeverisjes globale, duke kundërshtuar proteksionizmin në forma të ndryshme, për avancimin e globalizimit ekonomik të barabartë, të arsyeshëm dhe gjithëpërfshirës, me leverdi të ndërsjellë.

Nisma "Një brez, një rrugë" që ka nisur zbatimin prej 3 vjetësh është konkrete për këtë koncept.

Në shtatorin e vitit 2013, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping , gjatë vizitës në Kazakistan dhe Indonezi paraqiti përkatësisht idenë e ndërtimit të "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit" dhe "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit 21-të". Më vonë, këto propozime u shndërruan në strategji shtetërore pas miratimit në mbledhjes plenare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Me parimin "konsultim i përbashkët, ndërtim i përbashkët dhe ndarje e përbashkët e fitimit", kjo nismë po vihet në jetë me pjesëmarrjen e liderëve dhe garantimin e financimit, për ngritjen e nivelit infrastrukturor, lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare dhe nxitjen e shkëmbimeve njerëzore e kulturore.

Deri tani, mbi 100 vende e organizata ndërkombëtare i janë përgjigjur pozitivisht nismës "Një brez një rrugë", si dhe janë nënshkruar marrëveshje ndërqeveritare. Ndërmarrjet kineze kanë krijuar 56 rajone të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Kurse, vëllimi i investimeve të palës kineze në vendet përkatëse ka kaluar 50 miliardë dollarë amerikanë, duke krijuar 1.1 miliardë dollarë amerikanë taksë vendëse dhe 180 mijë vende pune.

Sipas një raporti studimor të publikuar nga Banka e Re e Zhvillimit, ndër 49 vende në zhvillim përgjatë nismës "Një brez, një rruge", GDP-ja për frymë në 27 prej tyre është më pak se 2 mijë dollarë amerikanë, shifër kjo sa 18.3% e nivelit mesatar botëror. Por, në këto vende me të ardhura të ulta jetojnë 2.5 miliardë banorë, të cilëve u mungojnë fondet për zbutjen e varfërisë.

Nisma "Një brez një rrugë" mund t'u ofrojë shanse për pajisje infrastrukturore, të telekomunikacionit etj. Pritet që në bazë të përmirësimit të kushteve të zhvillimit, ato të shfrytëzojnë epërsitë e tyre në burimet njerëzore, tokësore etj., për t'u integruar në tregun global me anën e ndryshimit të strukturës industriale dhe ngritjes së efektivitetit prodhues. Njëkohësisht, strategjia "Një brez, një rrugë" ndihmon zhvillimin ekonomik-shoqëror të këtyre vendeve, duke krijuar kërkesa të reja të tregut, gjë që favorizon rritjen tregtare globale.

Siç tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në një konferencë shtypi gjatë sesionit vjetor parlamentar, megjithëse "e drejta e autorit" e "Një brez, një rrugë" i përket palës kineze, fitimet do të ndahen nga vendet e ndryshme. Sidomos në kohën, kur po forcohet zëri i proteksionizmit, i unilateralizmit, "Një brez , një rrugë" është një punë që duhet të kryhet me pjesëmarrjen e anëtarëve botërorë.

Lidhur me këtë, ish-kryeministri australian, Kevin Michael Rudd u shpreh: "Jam mbështetës i vendosur i kësaj nisme. Arsyeja kryesore është që ajo do të favorizojë jo vetëm ekonominë kineze por edhe atë globale. Nëse ne mund të menaxhojmë mirë zbatimin e saj nga ana financiare, besoj se ekonomia botërore mund të përqafojë një nivel të ri rritjeje".

Profesori për çështjet ndërkombëtare, Swaran Singh nga Universiteti indian Jawaharlal Nehru mendon se "Një brez, një rrugë" është më e mirë se "Plan i Marshall" sepse prej tij përfituan vetëm ShBA-ja dhe vendet e zhvilluara në Europë. Ndërsa, nisma kineze mund t'u sjellë të mira vendeve e rajoneve në Azi, Europë, Paqësor dhe Oqeanin Indian.

Nga ana tjetër, Kina, gjatë shkëmbimit të vazhdueshëm me vendet e ndryshme të botës, po zgjeron dhe thellon hapjen e saj. Në një kohë kur produktet, projektet dhe shërbimet kineze mirëpriten nga shumë vende, Kina importon produkte, shërbime, teknika etj., nga bota.

Zv.drejtori i Komitetit Ekonomiko-Financiar të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Gu Shengzu, vuri në dukje gjatë sesionit vjetor parlamentar se nisma "Një brez, një rrugë" mund të konsiderohet si një shans për tregti, investime, por edhe shkallëzimi i politikës së "reformë e hapjes" të vendit.

"Vëllimi ynë tregtar me vendet përgjatë 'Një brez, një rruge' ka zënë 1/4 i vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së Kinës, me botën e jashtme. Vetëm në vitin 2016, investuam mbi 14.5 miliardë dollarë amerikanë në këtë drejtim. Prandaj, kjo nismë është bërë një platformë e re tregtare dhe e investimeve, e cila është varianti i shkallëzuar i reformë dhe të hapjes dhe mund të lidhet me strategjinë e zhvillimit të vendeve përkatëse", tha ekonomisti Gu.

Nga 14 deri më 15 maj, në Pekin do të organizohet Samiti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për nismën "Një brez, një rrugë". Pritet të marrin pjesë liderët e mbi 20 vendeve, drejtues të më shumë se 50 organizatave ndërkombëtare, mbi 100 ministra si dhe 1200 përfaqësues të vendeve dhe rajoneve të ndryshme të botës. Kina do të nxitë zbatimin e kësaj nisme në nivel më të gjerë dhe më të lartë bashkërisht me vendet e rajonet përkatëse, për të arritur rezultate frytdhënëse dhe progres të përbashkët.

Mrekulli