Dy sesionet politike të Kinës dhe media

2017-03-06 15:08:11 xinhua Komenti juaj Printoni

Të premten pasdite u hap në Pekin sesioni i 5-të vjetor i Komitetit të 12-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK). Interesimi i medias vendëse dhe asaj ndërkombëtare rritet dita ditës për këtë ngjarje të rëndësishme vjetore të politikës kineze. Në Sallën e Madhe të Popullit gazetarët që ndjekin dy sesionet presin zyrtarë pjesmarrës në mbledhje, në koridorin që quhet "shtegu i mediave". Kur sesioni i pestë plenar startoi të premten, gjashtë zyrtarë të lartë në nivel ministrash iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve vendës dhe të huaj për tema si ekonomia, arsimi, aviacioni civil. Media qendrore e Kinës CCTV transmetoi live për here të pare konferencën për shtyp të ministrave.

Një numër i madh zyrtarësh të lartë kinezë pjesmarrës në dy sesione ka shprehur gatishmërinë për tiu përgjigjur interesimit të mediave, që presin në "shtegun" e tyre, për të pasqyruar më pas hap pas hapi deklaratat e tyre te publiku i gjerë.

Një tapet i kuq 100 metra i gjatë para hyrjes në Sallën e Madhe të Popullit ku mbahen dy sesionet është një kanal i rëndësishëm nga ku këto ditë përhapen lajmet, raportimet dhe intervistat me zyrtarë të lartë dhe pjesmarrës në këtë veprimtari të rëndësishme politike vjetore në Kinë.

Interesim i medias ndërkombëtare për dy sesionet

Mediat nga Kina dhe jashtë saj po mbulojnë sesionet politike të këtij viti në Pekin, me më shumë se një mijë gazetarë të huaj të akredituar për të marrë pjesë në to, Ndërsa numri i përgjithshëm i gazetarëve që ndjekin dy sesionet është 3 mijë.

Rruga tregtare e Pekinit është shtëpia e disa prej kompanive më të mëdha të Kinës dhe këtu ndodhet selia kineze e një prej agjencive më të mëdha të lajmeve në botë - Bloomberg.

Bloomberg gjithashtu po përcjell informacione nga dy sesionet politike vjetore. Shefi i kësaj zyre Ken Wills u shpreh për CRI se ata po përpiqen të pasqyrojnë sa më shumë tema nga dy sesionet në median e tyre. Ndër temat më të trajtuara nga gazetarët e Bloomberg janë ndotja e ajrit, punësimi, çmimet e pasurisë së patundëshme, por dhe marrëdhëniet kino-amerikane në administratën e re Trump, thotë Willis.

Ai thekson se në qendër të raportimeve të medias amerikane që po ndjek dy sesionet politike të Kinës mbetet ekonomia kineze.

Përveç Bloomberg dhe konkurenti i tij Reuters po ndjek dy sesionet politike vjetore. Shefi i zyrës së Reuters në Pekin Ryan Woo shprehet se ekonomia pritet të jetë lajmi i ditës i dy sesioneve, por edhe nisma e qeverisë kineze "Një brez, një rrugë" një tregues I shkëmbimeve tregtare të Kinës me botën

Wechat një mundësi e mirë pune për gazetarët

Qendra e Mediave për dy sesionet ka mundësuar këtë vit që gazetarët të paraqesin pyetjet për zyrtarët nëpërmjet llogarisë në Wechat (rrjeti social kinez i ngjashëm me Twitter) dhe pas skanimit të presin përgjigjet përkatëse. Kjo mundësi teknologjike ndihmon punën e gazetarëve të shumtë, që presin në "shtegun e mediave". Sipas Qendrës së Mediave kjo formë pune është një përpjekje për transparencën e komunikimit midis zyrtareve pjesmarrës në dy sesione dhe mediave, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre. Gazetarët mund të mos arrijnë të takohen me zyrtarin të cilin duan të intervistojnë, gjatë pritjes në "shtegun e mediave", ndaj dërgimi i pyetjeve të tyre përmes Wechatit dhe marrja e pyetjeve në një kohë të shpejtë u krijon atyre mundësi të mbulojnë sa më gjerë këtë ngjarje të rëndësishme politike.

Gazetari kinez i Beijing Youth Daily Li Tiezhu i cili mori pjesë në konferencën për shtyp të premten në "shtegun e medias" tha se kishte përdorur lidhjen me rrjetin social Wechat për të dërguar pyetje për zyrtarë të ndryshëm, përgjigjet e të cilave do ti marrë në ditët në vijim të dy sesioneve. Li thotë se ishte befasuar të premten nga përgjigjet e drejtorit të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, Feng Zhenglin, pasi ai u ishte përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të rëndësishme si vonesat e fluturimeve apo ndërtimi i aeroportit të ri ndërkombëtar të Pekinit.

Praktika e "shtegut të mediave" u zbatua për here të pare në vitin 2008, për të krijuar mundësi që gazetarët të mos grumbulloheshin pa kriter duke penguar punën e njeri-tjetrit. Mjetet e punës si kamerat apo mikrofonët e regjistruesit radiofonike janë instaluar paraprakisht.

Deri në dy sesionet e vitit 2916 "shtegu i medias" është përdorur 9 herë dhe ministrat kanë dale 38 herë para mikrofonëve, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi 70 herë, thuhet në deklaratën e Qendrës së Medias për dy sesionet.

Pasqyrimi i deritanishëm i dy sesioneve në media

Nisma kineze "Një brez, një rrugë"

Sesionet e këtij viti pritet të shpallin një kornizë për mbështetjen e eksporteve lidhur me projektet e infrastrukturës për nismën "Një brez, një rrugë", të presidentit të Kinës Xi Jinping.

South China Morning Post

Reduktimi i varfërisë

Me afat vitin 2020 për krijimin e një shoqërie "të begatë të moderuar", synohet zbutja e varfërisë. Muajin e kaluar presidenti Xi Jinping theksoi nevojën e zhdukjes së varfërisë në zonat rurale, sipas objektivit. Ai bëri thirrje për mbështetje më të madhe të politikave për uljen e varfërisë, duke përfshirë financat, politikat për arsimin dhe shëndetësinë.

The Straits Times

Mirëqenia e popullit

Objektivat ekonomike dhe reformat ekonomike do të jenë në fokus të sesioneve vjetore parlamentare dhe konsultative të Kinës, por për popullin kinez çeshtje si çmimi i pronës do të jenë me interes të madh. The Straits Times

Plani i 13-të pesëvjeçar

Një çeshtje e rëndësishme gjatë dy sesioneve do të jetë zbatimi i planit të 13-të pesëvjeçar, i vënë në lëvizje vitin e kaluar me një sërë reformash, me synim trajtimin e ngadalësimit të rritjes së ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Press Trust of India

Rritja ekonomike

Kryeministri Li Keqiang do të zbulojë parashikimin e rritjes së PBB të këtij viti, kur të paraqesë raportin e punës së qeverisë gjatë dy sesioneve. Zyrtarët e shtetit do të debatojnë politikat ekonomike duke përfshirë monedhën kineze, tregun e pasurive të patundshme, dhe do ti përgjigjen interesimit të medias. Liderët e provincave gjithashtu do të paraqesin gjendjen ekonomike.

South China Morning Post

Reforma strukturore

Kina padyshim do të shqyrtojë reformën strukturore në krahun e ofertës pritet të njoftojë masa intensive të ristrukturimit në sektorë si çeliku dhe qymyrguri. Kina mund të deklarojë gatishmërinë e saj për të reformuar ndërmarrjet shtetëtore.

The Huffington Post

Sesioni i 5-të vjetor i Komitetit të 12-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) ndiqet nga 3 mijë gazetarë kinezë dhe të huaj.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore