Kinë: Rritet numri i aplikacioneve në celular në maj

2020-07-06 10:12:33 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i aplikacioneve celulare në tregun kinez në maj u rrit, ndërsa aplikacionet e muzikës dhe videove raportuan një numër të madh shkarkimesh.

Në Kinë deri në fund të majit ka pasur rreth 3.6 milionë aplikacione në celular, me një rritje mujore prej 0.3 %.

Aplikacionet e lojërave në celular vazhdojnë të kryesojnë për sa i përket numrit, duke përbërë 25% të sasisë së përgjithshme, të ndjekur nga aplikacionet e mjeteve të përdorimit të përditshëm, të tregtisë elektronike dhe të shërbimeve të jetës.

Aplikacionet e muzikës dhe videove raportuan më shumë shkarkime, të ndjekura nga lojërat në celular, mjetet e përdorimit të përditshëm, si dhe ato të rrjeteve sociale dhe të komunikimit.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore