Shtëpia e deputetit australian bastiset me dyshimin e "lidhjeve private" me Kinën

2020-07-03 11:18:36 CRI Komenti juaj Printoni

Vetëm për shkak se ka shkruar një artikull ku shpreh vlerësime për Kinën, deputeti nga shteti australian i Uellsit të Ri Jugor Shaoquett Moselmane u detyrua të japë dorëheqjen nga detyra e tij zyrtare. Por nuk përfundoi këtu, por më 26 qershor shtëpia e tij u bastis dhe ai u përjashtua nga partia e tij.

Sipas njoftimeve të medieve australiane, "krimi" i Moselmane-s filloi nga një artikull që ai ka shkruar në mars, ku vlerëson punën e qeverisë kineze për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit të ri. Pas publikimit të këtij artikulli, ai mori kritika të shumta në Australi, prandaj u detyrua të largohet nga posti i ndihmëskryetarit të Dhomës së Lartë të Parlamentit të shtetit të Uellsit të Ri Jugor.

Por edhe gazeta si "The Sydney Morning Herald" dhe "Times", të cilat kanë raportuar gjithmonë se ka dyshime që Moselmane ka "lidhje me Kinën", mendojnë se akuza ndaj Moselmane-s është e paprovuar dhe se ai është vetëm "objektiv i hetimit të Organizatës Informative Autraliane të Sigurisë."

Ky një persekutim politik nga forcat antikineze ndaj miqve të Kinës. Ditët e fundit në Australi ka pasur një histeri antikineze, duke arritur në paranojën e persekutimit. Siç njoftoi gazeta "The Sydney Morning Herald", qysh nga prilli në Australi kanë ndodhur 400 incidente antikineze, duke formuar një lloj të ri "mekarturizmi".

Para disa ditësh, kryeministri i Australisë Scott Morrison tha se "një aktor kibernetik i sofistikuar me bazë shtetërore" po zhvillon sulme kibernetike ndaj qeverisë, ndërmarrjeve dhe infrastrukturës kyçe austrialiane, por ai nuk pranoi të tregojë se për cilin vend bëhet fjalë.

Pas kësaj, mediet dhe zyrtarët australianë filluan ta akuzojnë Kinën pa arsye. Drejtori ekzekutiv i Institutit Australian të Politikave Strategjike Peter Jennings dha një arsye qesharake, se "vetëm Kina është e interesuar dhe ka aftësi të zhvillojë sulme të tilla."

Lidhur me këtë, në një konferencë shtypi më 19 qershor, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u përgjigj se Instituti Australian i Politikave Strategjike ka marrë për një kohë të gjatë mbështetje financiare nga qeveria amerikane dhe tregtuesit amerikanë të armëve, dhe gjithmonë ka spekuluar lidhur me çështje të ndryshme antikineze. Ky "pionier" i luftës kundër Kinës, nuk është i besueshëm dhe akuzat e tij janë pa bazë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore