Kompanitë ajrore kineze kërkojnë rrugë të reja për të rritur shitjet e biletave

2020-07-03 10:10:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë ajrore kineze janë duke kërkuar mënyra të reja për të rritur shitjet e biletave, ndërsa ky sektor po e merr veten nga ndikimi i pandemisë së COVID-19.

"China Eastern Airlines" nisi një paketë të re udhëtimesh muajin e kaluar, që i lejon blerësit e biletave të fluturojnë në çdo kohë gjatë fundjavës në ndonjë destinacion në Kinën kontinentale pa kufizim herësh gjatë vitit.

"China Express Airline" ka ofruar po ashtu një paketë të ngjashme për një çmim më të ulët.

Analistja e kërkimeve mbi udhëtimet dhe kohën e lirë në firmën e konsulencës për studimin e tregut "Mintel" Saskia Zhao thotë:

"Kur konsumatorët e blejnë këtë produkt, linjat ajrore kanë fluksin e parave. Dhe ju e dini që është vënë në funksionim lejekalimi për fluturimet në fundjavë në aplikacionet zyrtare në celularë që u përkasin kompanive ajrore. Kjo do t'i ndihmojë këto kompani ajrore të bëjnë shitje në kanalet e veta, kanale shitjesh të drejtpërdrejta, dhe gjithashtu të komunikojnë drejtpërdrejt me konsumatorët".

Sektori i aviacionit civil i Kinës tregoi shenja të rimëkëmbjes në maj, me uljen e rënies së treguesve kryesorë.

Gjigandi i turizmit "Ctrip" thotë se kërkesa për bileta avionësh gjatë tre ditëve të pushimit për Festën e Barkës së Dragoit arriti në 70 për qind të nivelit të vitit të kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore