Xi Jinping uron homologun e Malawi-t

2020-07-03 17:43:11 CRI Komenti juaj Printoni

Më 3 korrik, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi homologut të Malawi-t, Lazarus Chakwera për nisjen e mandatit të tij presidencial.

Xi theksoi se Kina dhe Malawi i vendosën marrëdhëniet diplomatike 13 vjetë më parë dhe gjatë kësaj periudhe, dy palët kanë thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe kanë patur fryte të pasura në fushat e ndryshme të bashkëpunimit.

"U kushtoj rëndësi të lartë marrëdhënieve mes Kinës dhe Malawi-t dhe jam i gatshëm të punoj së bashku me presidentin e Malawi-t për ta çuar bashkëpunimin miqësor në një shkallë të re dhe për të favorizuar dy popujt dhe dy vendet," tha presidenti Xi në mesazhin e tij.

Mrekulli
Lajmet Kryesore