Kina investon 1.05 miliardë juanë për ndërtimin e Zonës së Re Xiongan

2020-07-03 17:18:47 CRI Komenti juaj Printoni

Planifikuesi më i lartë ekonomik i Kinës ka caktuar 1.05 miliardë juanë (rreth 148.6 milionë dollarë amerikanë) për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë të Zonës së Re Xiongan.

Fondi do të investohet në projekte të mëdha që lidhen me kanalizimet, ndërtimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen ekologjike në zonë, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Për të zbatuar masa të rregullta parandalimi dhe kontrolli të epidemisë, përparësi do t'i jepet ndërtimit të ambjenteve sanitare, siç është qendra e tretjes së mbeturinave të mëdha, e cila ndihmon në përmirësimin e kushteve higjienike të zonës, sipas Komisionit.

Investimi do të bëhet për projektet e ndërtimit të infrastrukturës në lidhje me transportin dhe gazin, ndërsa rrugët si dhe do të mbështeten objektet ujore për shkollat dhe spitalet e caktuara.

Fondi gjithashtu do të ndihmojë në ndërtimin e rrugëve dhe parkingjeve në stacionin hekurudhor me shpejtësi të lartë Xiongan, si dhe do të financojë ndërtimin e argjinaturës ekologjike të liqenit Baiyangdian.

Kina njoftoi planet për krijimin e Zonës së Re Xiongan më 1 prill 2017, e projektuar për t'u bërë forca lëvizëse kryesore për zhvillimin e koordinuar në rajonit Pekin-Tianjin-Hebei. Kjo zonë do të bëhet shtëpia e re për kolegjet, spitalet, qendrat e biznesit dhe institucionet financiare e publike. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore