Kryeekzekutivja e Hong-Kongut zotohet për zbatimin e plotë të ligjit për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

2020-07-02 11:42:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam tha se rajoni do të bëjë çmos për të zbatuar ligjin e sapomiratuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Ajo u shpreh se miratimi i ligjit nga autoritetet e pjesës kontinentale është në kohën e duhur dhe i nevojshëm.

Lam theksoi se ky ligj pasqyron angazhimin e autoriteteve qendrore për politikën "Një vend, dy sisteme", si dhe besimin e lartë te Hong-Kongu.

Ajo shtoi se Hong-Kongu do të sigurojë që të përmbushen objektivat legjislative të ligjit dhe të garantohen lulëzimi dhe stabiliteti i këtij rajoni. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore