CMG-ja: Pompeo synon që BE-ja të bëhet marionetë në duart e ShBA-së

2020-07-02 17:40:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili bën shpesh provokime, këtë herë ka vënë në shënjestër marrëdhëniet Kinë-BE. Ai ka inkurajuar shpeshherë vendet e BE-së të bashkëpunojnë me ShBA-në kundër Kinës dhe ka si pikësynim ta përdorë BE-në si një marionetë, për të formuar një grup vendesh kundër Kinës.

Është shumë e dukshme që deklaratat e Pompeo-s janë bërë pas takimeve të larta mes liderëve të Kinës dhe BE-së, të cilët kanë planifikuar drejtimin e bashkëpunimit në periudhën pasepidemike, duke rënë dakord për kërkimin e një vaksine, rifillimin e prodhimit dhe arritjen e samëparshme të marrëveshjeve mbi investimet dypalëshe. Të gjitha këto kanë lëshuar një sinjal të qartë bashkëpunimi.

Zaten, Pompeo është shqetësuar shumë nga ky sinjal dhe frikësohet se bashkëpunimi Kinë-BE do të dëmtojë interesat amerikane. Prandaj, ai ka bërë shumë provokime duke u orvatur të trazojë marrëdhëniet Kinë-BE.

Mirëpo, pavarësisht zhurmës apo kërcënimit që bën Pompeo, vendimmarrësit në BE nuk do të shndërrohen në marioneta të ShBA-së, përkundrazi ata kanë treguar gjakftohtësi dhe qëndrim racional.

Kjo pasi Kina dhe BE-ja ndajnë interesa të përbashkëta dhe kërkesa të shumta bashkëpunimi. Si dy fuqi të mëdha në botë, Kina dhe BE-ja gëzojnë shumë mendime unanime për çështjet globale dhe kanë më shumë bashkëpunim se konkurrencë. BE-ja e di mirë që Kina është një partner i rëndësishëm dhe nuk duhet të mungojë në luftën antiepidemike dhe mëkëmbjen ekonomike. Bashkëpunimi Kinë-BE përputhet me prirjen kryesore të kohës dhe ky është shkaku thelbësor që Pompeo ka bërë shumë provokime, por pa asnjë sukses.

Pompeo ka harxhuar shumë kohë me orvatje të kota për të dëmtuar marrëdhëniet mes të tjerëve. I sugjerojmë atij që më mirë të shpenzojë më shumë kohë për të menduar se pse sot ShBA-ja nuk është më aq e mirëpritur në komunitetin ndërkombëtar? Pse aleatët tradicionalë po ikin gradualisht? Dhe pse ai vetë është quajtur si "sekretari më i dobët në historinë amerikane"?

Një Europë e pavarur nuk do të ndjekë hapat e ShBA-së dhe për më tepër nuk do të bëhet vegël në duart e politikanëve të pamoralshëm në ShBA. I bëjmë thirrje Pompeo-s të hapë sytë dhe të shohë drejt faktet e tanishme!

Mrekulli
Lajmet Kryesore