Pekin, zyrtarët theksojnë rëndësinë e ligjit të Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong

2020-07-01 20:46:07 CRI Komenti juaj Printoni

Një ligjvënës i lartë kinez ritheksoi rëndësinë e ligjit të sapomiratuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Sipas z. Shen Chunyao, drejtor i Komisionit të Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organ më i lartë ligjvënës në Kinë, miratimi dhe zbatimi i ligjit kanë rëndësi të madhe dhe afatgjatë për përmirësimin e sistemit institucional të politikës "Një vend, dy sisteme" në rrethana të reja si dhe për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë kombëtare dhe interesat e zhvillimit të vendit, duke garantuar paqen, stabilitetin dhe lulëzimin e Hong-Kongut në të ardhmen.

Sipas tij, ligji do të parandalojë, frenojë dhe ndëshkojë shkelësit që rrezikojnë sigurinë kombëtare në Hong-Kong dhe do të përmbushë mangësinë institucionale të qytetit në fushën përkatëse.

Ndërsa, në të njëjtën konferencë shtypi të organizuar në Pekin, Zhang Xiaoming, zv.drejtor i zyrës së qeverisë qendrore për çështjet e Hong Kong-ut dhe të Makaos u shpreh se ligji do të ndihmojë në praktikat e qendrueshme dhe afatgjatë të politikës "Një vend, dy sisteme".

Sipas tij, ky ligj synon korrigjimin e devijimeve nga kjo politikë në Hong-Kong dhe zbatimi i ligjit të sigurisë kombëtare në një rajon administrativ të vendit është krejtësisht një punë e brendshme e Kinës.(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore